Zgjerohen përmbytjet në Shkodër 02/12/2010, kërkohet ndihmë nga NATO, 7944 të evakuar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2215
UPDATE- |20:20 – Situata në perkeqesim e sipër nga përmbytjet ka bere që qeveria shqiptare të kërkojë ndihmë nga NATO. Kerkesa i eshte bere aleances nga Ministria e Brendshme. Mesohet se janë kërkuar helikoptere dhe mjete të rënda.

Sipas zv/kryeministrit Ilir Meta, janë 13000 ha nën ujë, 2100 banesa të përmbytura , 3940 familje të evakuara, 1800 banorë janë strehuar në vendet e akomodimit të vëna në dispozicion nga shteti. Shqetësuese situata e komunikimit. Shkarkohen 2600metër kub ujë në sekondë, ndërsa mbrëmjen e së enjtes shkarkoheshin 2950 metër kub ujë në sekondë.

‘Ruajmë balancën me nivelin e prurjeve në kaskadë. Siguria në kaskadë pa asnjë problem”- tha Meta

Sipas Metës bëjnë operacione 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete të ministrisë së brendshme dhe 120 të ministrisë së mbrojtjes, i flotilje me helikopterë dhe shumë mjete lundruese.

18:35 – Ndërsa zgjerohet harta e përmbytjeve, si pasojë e reshjeve intensive, niveli i ujit në zonat e përmbytura është rritur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, bazuar në të dhënat e Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata paraqitet tejet e rënduar. Situatë e vështirë paraqitet në disa qarqe të vendit, në Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Sipas prefektit të qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, aktualisht janë të përmbytura 12 800 ha tokë, janë evakuar 1831 familje me 7944 banorë dhe 11 067 bagëti. Janë angazhuar 150 forca të ushtrisë me 25 mjete dhe 9 varka, ndërsa 14 varka janë vënë në dispozicion nga policia. Niveli i liqenit të Shkodrës është rritur me 11 cm.

Ministria e Brendshme njoftoi edhe për situatën shëndetësore në territorin e komunave të përmbytura, e cila sipas saj është nën kontrollin e strukturave të Shëndetit Publik dhe është koordinuar puna me strukturat e policisë për të bërë transportimin e ekipeve mjekësore .

Ministria e Brendshme njoftoi gjendjen e rrugëve në disa qarqe të vendit.

Akset Rrugore;
Aksi rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit është bllokuar qarkullimi, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.
Aksi rrugor Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës është i pakalueshëm.
Rruga për në fshatin Obot i Vjetër është e pakalueshme nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m.
Aksi rrugor Shkodër – Kir-Mali i Shoshit – Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.
Aksi Bogë -Theth është i bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga rreshjet.
Në rrethin e Malësisë së Madhe, aksi i rrugës Tamarë-Vërmoshi i kalueshëm me vështirësi, ndërsa segmenti Tamarë-Vukël është i pakalueshëm nga shëmbjet dhe po punohet për riparimin.
Në rrethin e Pukës, aksi rrugor F. Arrëz-Iballë është i pakalueshëm nga shëmbjet e rrëshqitjet e materialeve inerte e gurë, po punohet për zhbllokimin e tij.

Qarku Lezhë
Në autostradën Durrës-Kukës, rreth 800 m mbi urën e Matit, pranë fshatit Skuraj, është dëmtuar traseja e rrugës për shkak të gërryerjes nga ujërat e përroit dhe qarkullimi kryhet me shumë vështirësi.

Qarku Durrës
Për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Zezë ka patur përmbytje të disa lagjeve në qytetin e Fushë Krujës.

Prezencë uji, por në nivele të ulëta ka edhe në disa lagje të Bashkisë Durrës.

Qarku Elbasan
Për shkak të rrëshqitjes së dherave ka patur një bllokim të aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Dragostunjë. Po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Qarku Tiranë
Ka prani të ujit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj dhe për momentin ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të rrëshqitjeve të dherave është dëmtuar traseja hekurudhore në fshatin Muçaj, Vorë. Po punohet për riparimin e trasesë.

Presidenti i Republikës Bamir Topi po përgatitet për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas gjendjes së rënduar nga reshjet dhe përmbytjet në veri-perëndim të vendit. Në njoftimin e presidencës thuhet se presidenti është kthyer me urgjencë nga Kazakistani dhe se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar.

Tentativë të turpshme për të mbuluar dështimin dhe refuzim për t’u ballafaquar me situatën alarmante nga përmbytjet, e ka quajtur lideri i PS-së, Edi Rama shfaqjen e dhënë nga kreu i qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët Rama është ndalur sërish në situatën e përmbytjeve për të cilën ka ritheksuar se fajtori i vetëm është Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Berisha për komunikim skandaloz në parlament ndaj përpjekjeve të opozitës për të ngritur dhe për të nxjerrë në pah problemet që po përjeton vendi.

“Salla e Kuvendit mund të cilësohet si salla e turpit”- tha Rama, duke shtuar se ne asnje vend tjeter nuk ndodh qe përballë faktesh sado të kontestueshme për qeverinë, ajo të reagojë si një llogore që hedh vetëm baltë mbi opozitën.

10.30
Zgjerohet harta e përmbytjes, Berisha: Të vazhdojë evakuimi
Situata sa vjen e perkeqesohet ne Shkoder, nderkohe qe rreziku ka perfshire edhe Lezhen, per shkak te problemit me argjinaturen e Torovices. Te dhenat e fundit nga Lezha flasin per nje situate paniku mes banoreve. Niveli i ujit rritet çdo orë me 3 cm dhe argjinatura e Torovices eshte duke u ruajtur me polici, nderkohe qe firmat inerte po punojne per forcimin e saj.

Gjate nje prononcimi per mediat, kryeministri Sali Berisha perseriti se situata e permbytjeve eshte shume problematike. Berisha theksoi se liqeni i Shkodrës po kërcënon vazhdimisht situatën në qytet, pasi është rritur me 11 cm niveli. Kreu i qeverisë tha se po vazhdon puna për evakuimin e banorëve

Niveli i ujit ka shenuar rritje, nderkohe qe harta e tokave te zhytura ne uje eshte zgjeruar.
Te dhenat e fundit nga Shtabi i Emergjencave bejne me dije jane 11 mijë ha të përmbytura, ndërsa mbrëmjen e djeshme u raportuan 10 mijë ha tokë e përmbytur.

Nderkohe 1000 shtëpi jane te përmbytura dhe 1500 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji.
Numri i personave te evakuuar eshte shtuar, duke mberritur ne 7000 vete.

Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder ka deklaruar se fjala kyce ne nje moment te tille eshte vetem evakuimi.

Ne zonen e Shkodres nderkohe vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur.

Kryeministri Berisha nga Shkodra ka deklaruar se shkarkimet do vazhdojne me intensitet, per shkak te kushteve qe kane diktuar nje situate te tille. Kaskada sipas specialisteve ka tejkakuar kufirim maksimal dhe per kete do vazhdojne shkarkimet. Ai ka urdheruar marrjen e masave per rezerva ushqimore dhe strehimin e te evakuuarve, nderkohe qe ka deklaruar se ne cdo komune do te qendroje nga nje minister.

Shiroka dhe Zogaj jane të izoluara, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji, qe mberrin deri ne 1.5 meter.
Te pakalueshme jane edhe pjeset e aksit qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër- Muriqan. Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica.

Rruget te pakalueshme jane Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj.
Anila Dushi/Shekulli






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/12/2010. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.