Shqiptarët festojnë heqjen e vizave, opozita nis protestat

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1742
Tryeza e aleatëve, mungon Dule dhe Milo. Opozita vendos sot fillimin e protestave
Pas vendimit mjaft të rëndësishëm dhe njëkohësisht të gëzueshëm për Shqipërinë, siç ishte ai i liberalizimit të vizave, opozita me në krye Edi Ramën vendosi që t’i rikthehet rrugës dhe të protestojë. Ky ka qenë vendimi i marrë nga mbledhja e djeshme e Opozitës së Bashkuar, ku ishin të pranishëm lideri i PS-së, Edi Rama; kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi; Spartak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi; Nard Ndoka i PDK-së, ndërsa mungonin në të kryetari i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Edhe këtë herë e majta shqiptare nuk ka pranuar gjetjen e gjuhës së përbashkët me mazhorancën, gjë që do të sillte ecjen përpara të vendit nëpërmjet reformave, por është pozicionuar haptazi në dalje në rrugë, me synimin e vetëm, sipas saj, largimin e qeverisë. Pas mbarimit të mbledhjes, e cila zgjati për më shumë se një orë e gjysmë, ka qenë kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, ai që bëri publik vendimin e opozitës për rikthim në protesta.

“Opozita vendosi për ndryshimin e gjendjes së rëndë që ka përfshirë vendin. Nëpërmjet protestave do t’i drejtohemi opinionit publik për të rrëzuar qeverinë dhe për të larguar Berishën. Që nga dita e nesërme kjo lëvizje e opozitës do të fillojë të marrë formë”, – tha Ngjela. Kështu, tashmë, opozita shfaqet e bindur në rikthimin e saj në rrugë, por nga ana tjetër nga ndërkombëtarët, por edhe nga vetë nevojat e vendit, kërkohet bashkëpunim për reformat kryesore të cilat do të bënin të mundur standardizimin e vendit në një vijë të drejtë me vendet e tjera evropiane. Dalja në rrugë sigurisht që nuk është zgjidhja më e mirë e pritshme që mund të vinte nga të majtët, duke marrë parasysh edhe vërejtjet e fundit apo dhe refuzimin e statusit kandidat për në BE, ku u edhe nga vetë raporti, u kuptua fare mirë se ky refuzim erdhi për shkak të ngërçit politik në vend dhe braktisjes së Parlamentit nga opozita. Ndërsa për opozitën kjo është zgjidhja më e mirë dhe sipas tyre vetëm nëpërmjet daljes në rrugë mund të arrihet transparenca. Por edhe këtu synimi i të majtëve tashmë ka ndryshuar, pasi nuk kërkohet më transparenca e zgjedhjeve nëpërmjet hetimit parlamentar, por kërkohet direkt largimi i qeverisë nëpërmjet protestave që sipas tyre, do të sillnin zgjedhjet e parakohshme.

“Nëpërmjet protestave do t’i drejtohemi opinionit publik për të rrëzuar qeverinë dhe për të larguar Berishën”, – u shpreh qartazi Ngjela. Kjo frazë e tij nuk të lë shumë për të diskutuar dhe vërteton faktin se tashmë opozita është e orientuar tërësisht tek dalja në rrugë dhe largimi i qeverisë nëpërmjet saj. Sipas opozitës, tashmë fletët e votimit nuk duhen më, pasi ato janë të manipuluara, por për një kohë të gjatë, në të vërtetë, hetimi i fletëve të votimit ishte fraza kryesore, e cila solli edhe ngërçin politik në fjalë. “Ne nuk duam fletët e votimit të zgjedhjeve të manipuluara, por kërkojmë largimin e Berishës”, – nënvizoi Ngjela. Sipas tij, Kryeministri Berisha po bën një grusht të fshehtë shteti nëpërmjet kapjes së institucioneve të vendit. “Kreu i ekzekutivit po bën grusht shteti të fshehtë dhe po tenton kapjen e të gjitha institucioneve kushtetuese, përveç Presidentit. Aleatët vendosën që të mbështesin mocionet e opozitës në Parlament”, – nënvizoi Ngjela. Kështu, mbledhja e Opozitës së Bashkuar riktheu edhe një herë protestat në vend, ku që nga dita e sotme pritet fillimi i tyre në të gjithë vendin dhe ku pritet përmbyllja me një protestë në kryeqytet.
Gazim Saliu/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/11/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.