Nano: Partia Socialiste është G 99-izuar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1197
Intervista e plotë/ Akuza e fortë e liderit historik të së majtes: S’mund të flas me autoritete false, PS është kthyer në geto, është G99-izuar. Fatos Nano tha mbrëmë në “Opinion” se Asambleja dhe strukturat e tjera të partisë që drejtoi afro 15 vjet, janë zhbërë në vitet e fundit.

Nderkohe qe ka riperseritur dhe njehere se nuk do te votoje kurre nje parti “kazerme”. Fatos Nano tha mbreme ne “Opinion” se Asambleja dhe strukturat e tjera te partise qe drejtoi per afro 15 vjet, jane zhbere ne vitet e fundit. Nderkohe qe ka riperseritur dhe njehere se nuk do te votoje kurre nje parti “kazerme”. Nga ana tjeter, lideri i socialisteve nuk ka fshehur deshiren e tij per te kontribuar ne nje te majte te bashkuar, pa perjashtuar ambicien e tij per te qene kreu i shtetit. Zoti Nano, keni kohe qe keni munguar ne skenen politike, si ka qene kjo periudhe per ju? Pjese e kohes qe jetojne te gjithe te tjeret. Nese ju kam munguar edhe juve, vaj hallit c’mund te thone te tjeret. Ka dhe vende te tjera me te pershtatshme per t’u stervitur se sa zyra e kryeministrit apo kryetarit te partise. Besoj se skenes se sotme politike, nuk i mungojne baballaret, apo njerezit e medhenj, po i mungon njeriu i thjeshte, ajo mase njerezisht qe nuk po arrijne ne kushtet e politikes konflikuale qe po ndodh, te gjejne zgjidhje per problemet e tyre jetesore. Ne kushtet e krizes se sotme ekonomike, jo vetem globale, politika e konfliktit nuk e ndihmon te qetesohet. Thate se hallet me te medha jane te njerezve te thjeshte, jo te politikes, ju keni qene nje nga “baballaret” e konfliktit ne Shqiperi, me debate 15-vjecare me Berishen. Jeni penduar per kete? Kam folur edhe here te tjera, edhe si nje baba. Kjo me jep mundesine te shoh veprimtarine time me sy kritik dhe te nxjerr pastaj konkluzione te dobishme, jo vetem per vete, por per politiken ne pergjithesi. Une jam rritur me te dhe jam ketu te ndjek me vemendje dhe te sherbej e kontribuoj, qe gabimet e medha te se kaluares, te mos rishfaqen, te mos perseriten dhe te mos kthehen ne ngerce per zhvillimin e vendit drejt integrimit dhe hapjes. Do t’ju ftoja te mirekuptonit se ku qendron veshtrimi im kritik. Jeta ime politike nisi para vitit 1990, per shkak te profesionit si i diplomuar per ekonomi politike. Shume shpejt, u detyrova te marr nje vendim te rendesishem, jo per vete, por per nje mase te madhe njerezish te majte, qe me kerkonin te drejtoja partine e tyre, ish Partine e Punes qe u ndryshua ne ate Socialiste. Ne procesin e gjate dhe te dhimbshem te transformimit ne nje parti moderne te se majtes, perballe rrethanave ku nje pjese e mire e te persekutuarve dhe persekutoreve kaluan djathtas dhe u renditen ne nje front. Per fat te keq, ishte rreshtimi i kampeve dhe fronteve luftarake, kunder njeri-tjetrit. Perpos kesaj rrethane, sjell ne vemendje faktin se e gjithe shoqeria edhe e majta e vjeter, ne perpjekje per t’u modernizuar edhe e djathta e vertete dhe ajo e trukuara, u ndodhen perballe nje shoqerie te re, te panjohurash, sfidash te hapjes me Perendimin. Mjaft nga sjelljet e mia konfliktuale, mjaft nga konfliktet, jane ushqyer nga ky terren, ky proces, qe lidhet edhe me luften e brendshme te modernizimit te se majtes. Edhe me ngutjen e se djathtes, per t’u afirmuar dhe ballafaqimin e klases politike me te panjohurat. Karriera dhe fati im politik nuk mund te mos ishte i prirur drejt misionit pajtues, drejt kerkeses.
Nje ze i fuqishem po i pamjaftueshem, per t’i dhene qetesi gjakrave, te gjitha paleve, per te arsyetuar per zgjidhjet me te drejta per vendin. M’u desh te mposht dhe te derrmoj brenda vetes, cdo ndjenje revanshi madje dhe ate te te burgosurit ne pjesen me aktive te jetes, ne menyre te padrejte ndaj persekutorit te ri, qe ne vend te qetesise per te vleresuar sic e kerkonte koha, prioritet dhe vemendje ndaj interesave kombetare, une shikoj me sy kritik peshen time te konfliktit. Pa harruar, se me kete arsyetim kam mundur dhe kam arritur te bej kompromise te medha, te siguroj armepushime te medha, te arrij me palen tjeter zgjidhje te rendesishme, sic ishte reforma e tokes. Reforma e tokes, evitoi luften civile ne Shqiperi. Thate se do te kontribuoni qe te mos kete konflikte. Si do te kontribuoni, duke ndenjur nga 12 muaj te vitit, 8 muaj jashte? Une vazhdoj te jem i vemendshem ndaj te gjitha zhvillimeve ne vend. Kete nuk e bej duke qendruar vetem tre muaj ne vend. Keto fjale qe percillen ne disa korridore partish nga disa njerez, jane te paverteta, qe erresojne vemendjen per te vertetat e medha. Une e kam kritikuar partine time me shume se cilido udheheqes tjeter, e kam kritikuar qeverine time, me shume se cdo kryeminister tjeter. Por kjo eshte pjesa e kontributeve dhe ambicieve pozitive te perfaqesuesve te moshave te ndryshme e shtresave te ndryshme, te mospajtimit me te keqijat qe e rrethojne politiken dhe hutojne politikanet, vecanerisht kur ata jane te rinj.

Ne zgjedhjet e vitit 2005 ju humbet zgjedhjet dhe u larguat nga Partia Socialiste ne baze te kodit moral. Qe nga doreheqja juaj, nuk kam pare asnje politikan qe ta beje nje gje te tille. Ju jeni i vetmi.
A jeni penduar? Jo. Kjo perben nje standard te politikes ne demokraci te zhvilluara. Une nuk jam bere pishman qe jam larguar, sepse eshte pjese e filozofise sime politike dhe jetes sime politike. Jam perpjekur qe politiken dhe veprimet e mia publike t’i ndertoj ne nje moral te shendoshe. Largimin tim e kam konsideruar dhe e konsideroj, si nje standard moral qe duhet respektuar, kur humb zgjedhjet. Ky nuk ka pse te konsiderohet si fund i veprimtarise politike, vecanerisht per politikanet me eksperience. Une nuk jam ketu per te bere me shume dem se, ata qe po bejne. Une jam ketu per te sherbyer si politikan profesionist, shume i vemendshem ndaj njeriut te thjeshte, qe perben shumicen e te gjitheve. Si e konceptoni ju kete sherbim? Mos prisni asgje me te ndryshme se sa platforma politike qe une kam shpallur. Ne vitin 2007, une kam propozuar nje platforme politike qe do te forconte karakterin mbipartiak te politikes ne Shqiperi. Iniciativen bipartizane per reformen, proceset e dialogut dhe bashkepunimit midis paleve politike, per interesa te medha te integrimit, duke kandiduar per detyren e Presidentit te Republikes.

Kjo platforme, eshte analize apo nje pakete politike konkrete qe doni ta vini ne jete? A keni plan konkret?
Po, padyshim ka nje plan konkret. Me te gjitha energjite, vemendjen dhe eksperiencen qe do te kerkonte nepermjet dialogut dhe jo luftes. Nepermjet negociatave, nje zgjidhje qe une mendoj dhe ne veprimtarine time te deritanishme, vleresohet si mision e i sherben vendit. Do te luani rolin e ndermjetesin mes Edi Rames dhe Sali Berishes? Pse jo dhe pse vetem kaq. Ne rast se sot politikes i mungon besimi reciprok, politika sot ka me shume urrejtje dhe me pak dashuri, per interesa qe bashkojne njerezit qe i bashkojne me Evropen, nese ka me shume prapaskena, ne vend te shfaqjeve te skenes qe e saktesojne shenjestren e politikes ne raport me publikun, atehere une jam ketu per te risjelle te gjitha ato vlera qe kam, me eksperiencen si politikan. Kontributi juaj ne politike, do te jete konkret, i afert? Nje politike qe i mungojne standardet, e krijuar permes konflikteve per vite me radhe, nuk mund t’i besohet atributi apo permbajtja e nje politike te re. Nje politike qe i mungojne marredheniet e besimit dhe kompromiset e medha per reformat e munguara, qe do te zhbllokonin. Nje poli qe i mungon komunikimi me njerezit. Njerezit po i largohen gjithnje e me shume politikes. Njerezit nuk mund te marrin pjese ne politike. Mungojne interesat. Do te thote, kjo qe ju do te angazhoheni politikisht. Konkretisht? Asgje me pak dhe asgje me shume se ajo qe thashe. Mos prisni asgje spektakolare. Nuk besoj se njerezit presin spektakle dhe surpriza teatrale, se eshte e mbushur skena me to. Une jam gjithnje i angazhuar dhe i vemendshem te sjell ne politiken shqiptare, gjithe nervin e munguar dhe te tkurrur nga konflikti qe po bllokon jeten. Qarkullojne zera per nje nisme “Nano” per ne zgjedhjet lokale te 2011? Nuk mund te ndermarr iniciativa kaq te vogla, qe do te demtonin jo vetem partine ku une u rrita si politikan, por do te rendonin me tej klimen e perjashtimit, sidomos te PS nga vendimmarrja politike. PS sot po ecen ne menyre kokeforte dhe te dhimbshme drejt veteperjashtimit te plote ndaj sistemit politik ne vend, bojkotet dhe kushtezimet per zgjedhje te kaluara dhe te testuara, largimet nga pergjegjesia dhe pesha nga elektorati qe e ka votuar PS-ne dhe te majten, dhe nga pesha e pergjegjesia ne vendimmarrjet e medha. Ne ditet qe vijne per ne do te merren dy vendime kontradiktore. Ne 8 nentor Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te fundit por do te perfshihen ne procesin historik te levizjes se lire pa viza ne Evrope dhe nje dite me pas, ne nuk do te arrijme dot te marrim provimin per statusin e vendit kandidat. Ku jepen detyra te tjera. Rezultati politik eshte i shumes zero.

Po thoni se s’do te jeni kreu i nje formacioni te ri politik?
Ka kaq shume amulli ne konfliktet e sotme politike, ka kaq pak forca politike te verteta, saqe cdo ngacmim i metejshem i kesaj gjendjeje, do te ishte demtues. Cdo ide arriviste apo revanshiste, per te fragmentuar me tej spektrin politik, do te ishte e padobishme. Une nuk jam as sot dhe as neser ne vemendje te publikut, per t’i bere dem partise qe me ka rritur dhe e kam per shpirt. Jam ketu per t’ju kerkuar te gjitheve ne menyrat me aktive te mundshme, te ulin gjakrat, te pranojne njeri-tjetrin dhe te mesojme nga pervojat. Ne rast se pjesa me e madhe e aktoreve te politikes se sotme, do ta refuzojne kete kontribut, atehere do te arsyetoj ndryshe nga cfare po flas. Nuk me rezulton se pjesa dermuese dhe aktoreve dhe faktoreve politike, te jete e pa interesuar per kete qe po flas.
Cfare po ofroni konkretisht?
Nje eksperience e madhe nuk behet dot e vogel, qe nje gatishmeri per nje kontribut te madh, nuk mund te zvogelohet. Kjo qe po bejme, eshte nje kontakt me te gjithe, per t’u kujtuar mendjeve te nervozuara te vendimmarrjes se sotme, se duhet te qetesohen.
Pse nuk shkoni t’ia thoni ne zyre, kreut te partise qe e angazhuat vete ne politike? Pse nuk ia thoni balle per balle, apo forumeve te partise, grupit socialist, kryesise?
Si nje profesionist i politikes se dialogut, kam respektuar jo vetem zgjedhesit qe me kane mbeshtetur per te drejtuar PS ne 15 vjet, dhe per ta bere forcen qeverisese te gjysmes se periudhes se tranzicionit, por edhe te respektoj forume qe ne vitet e para te PS, mungonin. Forumet jane krijuar kur PS ishte nen drejtimin tim. Asambleja, statutet, pjesemarrja e gjere, por per fat te keq jane zhbere ne pak vitet e fundit. PS ka qene deri para pak kohesh partia me e madhe demokratike ne Shqiperi. Dhe kjo u arrit me shume veshtiresi. Nuk mund te flas me institucione qe jane likuiduar. Nuk mund te flas me autoritete false, nuk mund te flas pa i kapercyer me zgjedhesit dhe masen e madhe te anetareve te PS, nepermjet dhe vetem zyrave te nje partie qe eshte kthyer ne geto, eshte “G-nentedhjeteenenvizuar”.
Nese une mungoj ne mbledhjen e grupit te sotem parlamentar, une ju kujtoj se nuk jam deputet dhe nuk mund t’i dhunoje me shume sec jane te dhunuar anetaret e PS-se. Mos flasim per humbjen e PS sot, prishjen e mekanizmave te drejtuesit e saj ne raport me mbreterine e lirise qe ka qene. Ne mbreterine e lirise qe perfaqesonte PS. Une po pyes, ku jane sot Pandeli Majko, apo Malaj. Majko ishte shume i gezuar per martesen e kryetarit? Ky qe po flasim nuk eshte ahengu apo dasma. Pse nuk eshte Meta ne PS? U largua prej jush…? Po pyes, pse nuk eshte sot Meta ne PS. Mejdani, Islami, ku jane sot? Ku eshte ministrja e suksesshme e integrimit te socialisteve, Meksi? Eshte deputete….. Nuk eshte kjo pergjigjja per te cilen une po pyes. Keta ishin nje numer i madh personalitetesh qe sot heshtin, qe sot kane humbur zerin, qe mungojne ne kontributet ne duelin e madh te bajlozeve. Keta nuk guxojne te flasin, sepse iu kerkon kryetari i tyre ndjese publike per ish-qeverisjen e PS. Me duhet te ritheksoj se mua me dhemb dhe e ndaj kete shqetesim edhe me socialistet.
Pse e shihni me kete sy?
Po shpreh angazhimin tim. Po ju kujtoj se PS, ka Ballen, Felajn, Kodhelin, me rinovimin e partise? Po flas ne emer te nje procesi politik, qe natyrisht do te kete rinovime, do te sjelle talente apo perkushtime te reja dhe njerez te rinj. Por nuk mund te lesh njerezit me eksperience, nuk mund te ndaj me thike nje periudhe 15 vjecare, me listen e deputeteve te zgjedhjeve 2009, te humbura fatkeqesisht. Nuk mund te mos arsyetoj dhe analizoj rezultanten e reformave dhe te perpjekjeve 20-vjecare te se majtes, te qeverisjeve te saj ne dobi te vendit dhe kontributet e saj ne ndryshimin e klimes politike. Nuk mund te lihen te gjitha keto, te zevendesohen apo plotesohen me serine e deklarimeve nga foltorja e holle e PS, me nje permbajtje qe ka cdo gje tjeter, vec politikes reale dhe interesave dhe analizave per zgjidhjen e problemeve reale qe ka vendi. C’duhet te beje Partia Socialiste, qe ju te mos angazhoheni diku tjeter, t’ju beje President? Jo. Kur nje shkendije te munguar te papritur, si propozimi i mazhorances per t’i dhene nje nga institucionet kushtetuese, per ta votuar, ata iu pergjigjen ne menyre foshnjarake, qe nuk bejne pazare me pushtetin. C’duhet te bente opozita ne kete rast?
Nuk po flas per pazare me pushtetin dhe asnje nga postet qe kam qene dhe mbetem i gatshem te konkurroj, me platforma dhe jo pazare.
Do te thote qe ne vitin 2012 do te paraqiteni si kandidat per President te vendit?
Nuk e kam perjashtuar asnjehere kete gje dhe dua ta rikonfirmoj.
Ka nje marreveshje mes jush dhe Ilir Metes?
Ngushtimi i skenes politike dhe me ndryshimet e fundit te Kushtetutes dhe sistemit zgjedhor te 2008-tes ne dy forca politike dhe kapja e pragut nga LSI, eshte nje situate normale. Partite e vogla pothuajse jane nxjerre jashte ligjit. Me ligj, u nxoren jashte Parlamentit. Politikes shqiptare i mungon sot mjedisi i qete, mjedisi ku ethet tensionet dhe mospajtimet e kampeve te medha, te nisin dhe thyhen dhe te krijojne mundesi per bashkepunim. Ne nje nga deklaratat e fundit te perseritura te DASH, PE, KE etj, PPE apo Internacionales Socialiste, etj, nje nga elementet kritike per te cilet duhet te interesohet klasa politike, eshte mungesa e qendres, moderacioni. Ato sjellin ritem me te madh politik, moderacion. Moderacioni mungon. Do ishte e dobishme, qe qendra te mos nxirret jashte Parlamentit me ligj, qe hapesirat e saj, te rikrijohen me vemendjen e dy kampeve politike. Sepse ndryshe degradojne gjerat ne pazare e levizje deputetesh.
Keni dore ne levizjen e Tavos?
Une kam pushuar se pasuri dore ne zhvillimet negative te Shqiperise. Une nuk i perkas asaj kategorie qe e shumezon me zero klasen politike shqiptare. Aq me pak i takoj asaj klase qe i zbardh te gjitha ne tavoline.
Cilat mund te jene kompromiset e medha mes Berishes dhe Rames?
Ka shume ceshtje te medha, nga keto qe duken, institucione qe nuk po perterihen dot. Avokati i Popullit, institucione qe duhen krijuar si Gjykata Administrative, apo gjithe korpusi i institucioneve te drejtesise. Ka nje numer ceshtjesh dhe reformash te munguara, por qe nuk duken. P.sh., ne mandatin e pare te Berishes, spikaten shume reforma, si ne infrastrukture e sistemin fiskal. Ne mandatin e dyte, PD-LSI per shkak te konfliktit qe shoqeron jeten institucionale te vendit, ky profil nuk po shfaqet. Ne diskutimet e buxhetit, behen improvizime. Nevoja per te cilat duhet te diskutoje politika, shoqeria dhe faktoret e interesit, eshte per t’i dhene vendit nje profil konkurrues ekonomik, perballe tregjeve te hapura me integrimin. Per te percaktuar me konsensuse te medha, prioritete, komponente, kontribute ne menyre qe te mos vuajme me nga perseritja e deficiteve dhe rritjes se borxheve te brendshme dhe te jashtme. Inflacioni i sharjeve qe degradojne, po pengon klimen ne te cilen institucionet e drejtesise duhet ta luftojne korrupsionin.
Pse nuk e aplikuat kete reforme kur ishit ne pushtet?
Ne qeverine e pasluftes 97-98, ne pranveren e vitit ’98, une pranova nje propozim te Bankes Boterore ne Shqiperi, pas shembjes se Piramidave. Fillimin e ndertimit te bankave, dhe qetesine ne kushte krize, BB propozoi perfshirjen e vendit tim, Shqiperise, ne programet e BB per te luftuar korrupsionin. Une pranova te viktimizohem personalisht apo politikisht nga kjo vendimmarrje e guximshme per kohen. Duke pranuar futjen e Shqiperise ne kete program, u bene sondazhet e para per qeverisjen. Pas pak kohesh, para ngjarjeve te renda te 14 shtatorit, opozita nisi te kerkonte nga sondazhet e para qe dolen ne ate kohe, largimin e ministrave te korruptuar si Malaj, apo drejtoreve fiskale, si Ahmetaj, per shkak se u moren hapa qe mund t’i paguash personalisht, por i sherbejne vendit. Dhe lufta ime politike per katarsis, ishte i efektshem, qe te luftonte korrupsionin.
A eshte e korruptuar klasa politike shqiptare?
Si semundje absolutisht ka prekur klasen politike. Por mos prisni qe une te futem ne valle, duke akuzuar si te korruptuar.
Ka nje deshire, tentative nga PS per nje rikombinim te numrave per te rrezuar qeverine dhe ndertuar nje qeveri te re, si e shihni kete?
Cdo gje mund te ndodhe, nese politiken vazhdon ta sundoje konflikti, mungesa e komunikimit midis paleve dhe mungesa e transparences. Apo informaliteti qe shpesh leviz prapa ketyre levizjeve. Interesat e ndryshme nga ato qe deklarohen dhe qe i kalojne disa atome nga nje krah ne tjetrin, madje i kthejne dhe mbrapsht. Keto jane interesa shume materiale dhe aspak shpirterore. Zoti Nano, keni deklaruar se nuk votoni PS-ne ne vitin 2009.
Me cfare kredo morale do te trokisni ne deren e kesaj partie?
Nuk kam thene kaq pak. Kam thene se jeta apo karriera ime politike nuk kalon vetem nga zyrat e PS. Kam thene dhe e perserit, se une i ndjek me shume vemendje, me shume dashuri, me shume dhembje, dhe keto me bejne shume profesionist, shqetesimet e mases se madhe te socialisteve ne mbare vendit. I ndjek nepermjet kontakteve qe nuk i ze dot as nje kuti postare, asnje komunikim elektronik. Une nuk votoj per partine e Edi Rames, jo per timen. Nuk mund te votoj nje parti kazerme, qe mashtron zgjedhesit dhe opinionin publik me iluzionin se mund te fitoje edhe e vetme perballe se djathtes se bashkuar. Nuk mundet? Absolutisht jo. Nese PS nuk investohet me gjithe potencialin e eksperiencen e saj, per te rikrijuar te majten e madhe, koalicionin dhe solidaritetin e te gjithe te majteve. Une nuk e votoj kete PS, sepse kjo politike po mban Sali Berishen ne pushtet. Kete mjeshter, qe arriti te bashkoje te pabashkueshmen ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe arrin t’i mbaje se bashku dhe me gjithe veshtiresite.
Pse nuk e ftoni Edi Ramen per nje kafe, e ja thoni?
Nuk thashe se nuk po e bej kete. Kjo nuk behet ne kushte kazerme, nuk behet dot pa rikthyer jo vetem komunikimin e udheheqjes me zgjedhesit. Une ndjek dyzimin mosbesimin e njerezve tek PS. Apo tek iluzioni. Me ate qe bene dje socialistet pas mbledhjes se grupit, treguan se deputeteve po u rikthehet kuraja te flasin me median. Politika e vertete e ribashkimit te se majtes se madhe, nuk mund te arrihet ne rruge, ne protesta, ne mitingje.
Jeni kunder protestave te opozites?
Nuk thashe kaq pak. Nese politiken e PS-se e zevendesojne me mitingje, normale jam kunder PS.
A do te kandidoni per kryetar te bashkise se Tiranes, sic keni premtuar?
Nuk kam bere shaka me gjera serioze. Une kam perdorur dhe figura, qe perballe politikes te kazermes dhe reformave modernizuese te Rames ne PS qe jo vetem e sollen, se do reforma. Cdo investim e ka nje produkt, pra “G-nentedhjete e nent-izimi i PS”. Personazhe te dashura per zotin Edi Rama, pa asnje profil politik ne historine e PS, tani po perfshihen dhunshem ne sekretariatin e PS. Une flas per te gjithe ata qe me modelin qe zoti Rama krijoi tek Veliaj, jane futur pa konkurruar ne radhet e PS dhe po zbatojne rregullat e kazermes, qe i bejne te ecin. Te jeni i sigurt, qe kjo nuk niset nga percmimi apo urrejtja, nuk synon te ngjalle ndjenjat e pergjumura.
Keni pale te tuajen ne PS?
Une krijova pluralitetin e figurave ne PS. Krijova nje numer te pafund ministrash, drejtues institucionesh kushtetuese vetem per faktin se nuk e monopolizova kurre pushtetin ne PS.
Ndaj e quani veten babai i PS?
Besoj po, se nje krijese politike me shume baballare, pushon se qeni e moralshme.
Rrezikoni te jeni gjyshi i politikes se re?
Per fat te mire, gjysherit i kemi ende gjalle dhe i viziton Rama here pas here. Pas burgimit, a keni pasur deshiren te ndeshkoni, apo pse jo burgosni ndeshkuesit? Brenda mureve te qelise edhe po e kam menduar. Por meqenese Sali Berisha vendosi te burgose kreun e opozites, pra burgu im ishte politik, une nuk mund te dilja si hakmarres por si politikan. Burgu te ndihmon te arsyetosh, kur qendrimi ne burg eshte i moderuar, jo shume i gjate. Sepse ndryshe te ben hakmarres. Te ndihmon te arsyetosh pse ndodhin padrejtesite. Bete mire qe me rikujtuat keto. Une e perjashtoj hakmarrjen nga politika. Nga sa duket si flisni per Ramen dhe Veliaj, keni meri….? Zoti Rama eshte si kokrra e molles ne duart e socialisteve, te cilet vazhdojne te germojne nese ka nje ose me shume krimba molla e tyre. Veliaj vazhdon karrieren dhe askush prej tyre nuk ka provuar burgun. Nuk perseriten dot me te njejtat gabime ne nje vend te vogel. E kam bere une burgun e te gjitheve. Por kjo nuk eshte arsye qe te korruptuarit e sotem te shkojne ne duart e drejtesise. Ka pasur disa takime tuaja me Berishen pas 2005? Une edhe sot vazhdoj ti jap doren kryeministrit te vendit tim dhe te bisedoj me kryeministrin e vendit tim, duke ju kujtuar te gjitheve, se po bej ate qe kam bere gjithnje me kundershtaret. Ju eshte dashur 11 vjet qe ti jepni doren Berishes? Po sepse per te dhene doren duhen dy pale. Jeni penduar, qe e ftuat Edi Ramen ne PS, tani qe ai jua mori partine? Partia nuk ishte e imja, ishte e socialisteve. E rritem dhe pasuruam me demokraci e diversitet dhe me emra. Nuk e solla, une pershendeta ardhjen e Rames, qe ishte e vullnetshme. Une e kam futur ne politike, e kam lancuar, nuk jam penduar per kete. E kam bere kete gje me dashurine politike dhe jo me urrejtje. Po sot, do e benit? Do ta beja, sic e kam bere shoqeruar edhe me gjithe mospajtimin tim. Karrierat e meparshme te suksesshme ai i la kur erdhi ne PS. Erdhi per politike. Ka dhe nje diskutim, nese mos drejtimi ne PS po e pengon ne detyren e kreut te bashkise? Te mbeshtesesh talentet e reja nga shoqeria civile, rinia militante, nga sipermarrja dhe te perpiqesh ti integrosh dhe duke i kritikuar dhe duke mos u pajtuar me shfaqje te kohepaskohshme te maturimit te tyre ne politike, apo ta godasesh kur maturimi i tyre sjell deme aty ku kane ardhur, nuk do te thote te behesh pishman. Sepse Rama nuk eshte produkti im ne teresine e tij. Nuk eshte vetem ai, ne PS, jane shume produkte. Me cfare po merreni gjate ketyre koheve? Me gjithcka qe duhet te merret nje politikan. Jam me i lirshem se sa ne zyren e kreut te PS-se, me gjere sesa ne frengjite e lufterave politike, jam ne kontakt te panderprere me njerezit. Vecanerisht me socialistet ne te gjithe territorin. E kam te perditshme dhe te akorduar pelegrinazhin e tyre me mua, por jo vetem me ta, por dhe me nje numer pafund perfaqesues te shoqerise civile, te sipermarrjes, te profesioneve te lira, shqiptare jo vetem nga vendi, por dhe nga Kosova, Maqedonia, etj. edhe emigracioni. Me perfaqesues politik jo vetem te majtet, jo vetem brenda Shqiperise, jo vetem ne Kosove, apo ne vend me komunitet shqiptaresh te perfaqesuara politikisht, por edhe ne Evrope. Si kostum presidencial me duket? Eshte nje nga kostumet qe pata veshur edhe kur isha kryetar i Partise Socialiste. Nuk eshte i ri dhe nuk eshte qepur ne 2007. Mbase nga qe nuk eshte perdorur shpesh keto kohe duket keshtu. Edi Rama ka qene ne dasmen tuaj, ju pse nuk ishit? S’me kishte ftuar. E urova publikisht. Po t’ju kishte ftuar, do shkonit? Padyshim. Madje, po te duash ta vrasesh tjetrin me pambuk, ftoje ne dasme dhe mos e bej aq deputet dhe asgje. Do me kishte vene ne pozita shume me te veshtira se sa me ka vene, jo mua, por gjithe PS-ne. A keni ndonje keqardhje apo pishman ne lidhje me mos liberalizimin e vizave gjate qeverisjes se PS-se? Faleminderit per pyetjen e vertete, realiste dhe te mire. Une permenda dy qendrime, ndoshta kalimtare per kete qe ju pyetet. E para qe politika e konflikteve, qe nuk eshte e re me ka penguar dhe mua te shoh me qarte dhe me gjate dhe palen tjeter qe te kryente te gjitha reformat qe sollen kete hapje te madhe. Natyrisht pa te gjitha reformat, nuk mund te vinim te liberalizmi i vizave, pasi eshte dashur dhe liberalizimi i tregjeve dhe kufijve, per levizjen e mallrave dhe te ideve. Pra nje numer reformash qe sollen lirine e levizjes se ideve. Me lejoni te permend dicka qe ne fillimet e saj, qe ne vitin 2000-2005 duket pa lidhje me kete, por nje sere marreveshjesh se tregtise se lire me vendet e rajonit, por edhe nje sere reformash qe sollen hyrjen e kapitalit te huaj ne Shqiperi. Ketu po me kujtohet nje nga investuesit e medhenj qe zbarkoi nder te paret, mbase luftes, kemi prodhuar me shume luftera se sa konsumojme, qe solli marrjen e pare te kerkimit te naftes ne fushatat e naftes ne Marinez. Me pas natyrshem, une besoj se ne analize te fundit, duke perfshire te gjithe kete qe thashe nuk mund te vinte me shpejt, pa u maturuar gjithcka, perfshire dhe reformat e fundit, shume kurajoze te veshtira dhe te efektshme qe ndermori qeveria Berisha. Mund te pranoj se nese do te kishin munguar disa faktore qe une i shoh me sy kritike, ne mund te kishim kapur programin e levizjes pa viza qe me grupin e nje viti pare. Me kete dua te shpreh mospajtimin tim me nje interpretim mediatik, se nuk mund te pershihej Shqiperia me grupin e vendeve te ish-Jugosllavise. Ne nuk ishim gati per te gjitha arsyet qe une thashe. Une uroj dhe besoj qe te jemi po kaq te pjekur, pasi u poqem, per ta perdorur levizjen e lire ne dobi te vendit. Si politikan profesionist, si e shihni raportin mes Presidentit Topit me Kuvendin, qeverine dhe mazhorancen? A ekziston nje krize dhe si do ta zgjidhnit ju? Une besoj se nuk eshte ende nje raport normal, eshte i veshtire. Kur apriori para dy vitesh e ca, kur u zgjodh z.Topi, dukej sikur nuk do te ishte kaq i veshtire, sepse edhe ai erdhi nga nje i njejti kamp politik dhe sot ne tre pushtetet kryesore jane figurat PD-se. Nuk mjafton, sidomos ne kushtet e konfliktualitetit dhe ne kushtet e pamundesise dhe mungese se qetesise, qe kjo gje te sjelle maturimin e duhur. Dy vite e gjysme nuk jane pak per te gjithe, jo per z.Topi, per te ndertuar marredhenie qe respektojne, jo vetem Kushtetute dhe interesat kombetare, por dhe renditjen dhe bashkerendimin e institucioneve qe parashikon Kushtetuta. Fakti i dyte, nuk eshte e njejta Kushtetute ne fuqi, me te cilen u zgjodh Topi. Eshte ndryshuar dhe ky ndryshim qe eshte quajtur i befte, ende nuk eshte tretur mire nga klasa politike, sidomos nga palet qe e bene, dhe ndoshta nga vet z.Topi, i cili nuk mund te mbaje i vetem te gjithe pergjegjesine, apo ta zgjidhe i vetem mosfunksionimin e marredhenieve mes institucioneve qe ju me permendet ne pyetjen tuaj. Duhet te ishte me aktiv? Do te ndalem pak ne kete pergjigje sepse, sic i thashe edhe z. Fevziu une kam nje koncept tjeter per kete gje, te ndryshem nga ai i z.Topi, i cili eshte publik, eshte misheruar ne platformen qe kandidova, qe mbeshtet ne me shume komunikim politik me te gjitha palet dhe me publikun, por kjo nuk me privilegjon qe une te konsiderohem si autoriteti qe do t’i jepte pergjigje pyetjes. Desha t’ju pyes, mendoni qe eshte kjo tangoja konfliktuale e politikes e cila ka sjelle problemet me te medha per vendin mund te luhet me aktore te tjere, pershembull politike dhe elektorale, apo mos ndoshta duhet te identifikojme partnere te tjere? Une nuk mund te hyj dhunshem ne gjithe kuadratin qe t’i paraqite me pyetjen qe kish nje fare pergjigje, por me lejo te them qe une e shikoj pak me ndryshe problemin, nga ajo qe duket se sugjeruat. Eshte e lidhur me disa ligjesi te pandryshueshme, apo hierarki vlerash qe ka politika ne demokraci .Nuk mund te kete te njejten pergjegjes ne demokraci edhe klasa politike dhe populli, nuk mund ta mbaje te gjithe pergjegjesine vetem njera pale ne konflikt, ashtu si martesat, marreveshjet, bashkejetesat, kompromiset qe jane kategori te politikes. Me sa duket, ne kemi nje pale te trete ne konfliktin e dy paleve, figurativisht: Traditen, historine, mentalitetin ballkanas dhe jo vetem shqiptar te trasheguar dhe kur keto zvetenohen dhe nuk perfillen dhe largohen nga rregullat e shkruara ne Kushtetuten e vendit, atehere dominon konflikti dhe njerezit nuk mund te mos pranojne nga politika kete gje. Kur njerezit lodhen dhe nuk e tolerojne kete gje dhe kur klasa politike humb besimin se mund ta zgjidhe kete gje eshte ekskluzivisht ne duart e votuesve. Per te keqijat e politikes mbajne pergjegjesi politikanet, te mirat i krijojne te gjithe dhe i gezojne te gjithe. Nese do kishit qene kryetar i PS-se para zgjedhjeve te vitit 2009 dhe pas tyre, cfare do te benit ndryshe? Asgje me pak se dhe asgje me shume se sa vazhdimi i fuqizimit dhe mbrojtjes. Madje ne 2005 une kam leshuar nje slogan elektoral, “Mbrojme te ardhmen”, per te cilen dhe keshilltaret e huaj me thane nuk mund te shfaqesh ne fushate kaq defensive. Por ai ishte binomi, “Mbrojme te ardhmen”, sepse kur une rikujtoj se cdo te beja nese do te mbroja ate ardhmen, do te vazhdoja te fuqizoja, te vaisja ne maksimumin e funksionit te demokracise PS-ne. Kjo politik mbas 2005, duke u konsideruar si politike e vjeter u braktis dhe u zevendesua me rregulla te reja dhe institucione te ndryshme qe e kane bere me te varfer demokracine ne PS, duke varferuar demokracine ne Shqiperi. Pas 2005-es, PS-ja per fat te keq nuk u ndal dot ndaj tundimit me Ramen per te imituar PD-ne e para vitit 2000, PD-ne e protestes, te perdorimit te rruges ne menyre prioritare ndaj institucioneve. Keni ndonje opinion per shembjen e Piramides? Me lejo te jem i sinqerte per te thene qe nuk mund te ta sjelle papritmas dhe pa dashje ne rrethin e shqetesimeve te mia prioritare. Me qe doni te me rreshtoni ne palet e rreshtuara mbi, nen, perballe, anash piramides me lejoni te them qe shqetesimi im per kete ceshtje, me qe eshte vendosur te behet Parlamenti, eshte qe te mos prishet Parlamenti si institucion, hair ishalla me mire ne te rene sesa ne te vjetrin. Me qe do hiqen vizat, a do t’ju hiqet viza juve ne PS ? Eshte nje pyetje qe une mund ta trajtoja ne disa aspekte te tjera. Nuk e di sa ne dore e kane keta te LSI-se kete. Por ne duhet te heqim vizat e brendshme te komunikimit mes paleve dhe komunikimit te politikes me qytetaret, kete nuk mund ta beje askush nga jahte. Ceshtje kombetare, kam parasysh deklarata e Albin Kurtit ne Kosove. Cili eshte qendrimi juaj? Une po shtoj vetem kaq, me qe nje pyetje sikur eshte pjese e rendesishme e debatit politik per vite me radhe jo vetem ne Shqiperi, dhe jo vetem ne troje shqiptare pervec ne Kosove, por edhe ne kancelari apo ne politiken e shume vendeve qe nga rajoni e deri ne organizata shumepalesh. E kam pritur z.Kurti ne Tirane ne zyren time, me ka shprehur te gjitha pikepamjet qe vazhdon t’i mbroje edhe sot. I kam thene te njejtat fjale, jam shume i qarte ne koherencen tuaj, por nuk pajtohem me gjithcka qe thate, ‘vazhdoni me politiken e komunikimi per pikepamjet tuaja me publikuan, votojuni fitoni dhe na zevendesoni”. Platforma politike, do ju siguroje perfaqesimin e duhur? Une nuk mund te mos jem optimist. Une nuk mund te mos jem i angazhuar per zgjidhje te munguara si keto qe po flasim, sepse nuk ka qene keshtu nuk ka qene kaq keq dhe nuk ka qene pamundur, sic po behet dhe nuk mund te mos kem asnje formule tjeter magjike pervec kesaj oferte per sjelljen e politikes ne hulli normale, te dialogut, te menjanimit te konflikteve ne vendimmarrje, te largimit te vendimmarrjeve qe behen mbi baze urrejtje dhe te risjelles se perfshirjes, ky ka qene dhe mbetet koncepti dhe platforma ime per te majen, te te gjithe ne mundesine per te marre pjese politikisht ne jeten politike te vendit, jo vetem si votues. Per mua nje parti e madhe e se majtes, aq me shume nje e majte e madhe sot e percare, shquhet sidomos nga pjesemarrja e te gjitheve pa perjashtim nga mundesia dhe mekanizmat qe mbrojne kete mundesi dhe shanseve te barabarta per te gjithe, per te konkurruar dhe jo vetem per te zgjedhur dhe per te harmonizuar militantizmin me meriten, ka qene dhe mbete ky shtrati ku une do vazhdoje te kontribuoje.
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/11/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.