Griset dhe digjet flamuri serb përpara ambasadës serbe

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3006
Tiranë. Reagimi pas djegies së flamurit tonë kombëtar nga ultrasit serbë gjatë ndeshjes Itali-Serbi u ka kushtuar me ndjekje penale tre të rinjve, që një natë më parë u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Grisën e dogjën para ambasadës serbe në Tiranë flamurin serb.

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ndaj tre perosnave të moshës 25 dhe 23 vjeç “filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë, për veprën penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 të Kodit Penal”.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Shqipëria mbi djegien e flamurit kombëtar mbrëmjen e djeshme nga tifozët ultarnacionalistë në Itali, dhjetra të rinj shqiptarë janë mbledhur përpara Ambasadës serbe në Tiranë duke protestuar.

Te rinjte kane djegur flamurin serb. Ata u futen me pas ne zonen e Bllokut, ku vrapuan dhe hodhen parulla duke bllokuar per disa minuta qarkullimin ne kete zone shume te populluar ne oret e mbremjes.

Një organizim që ishte thirrur nëpërmjet rrjetit social Facebook mblodhi dhjetra të rinj, të cilët në përgjigje të tifozëve serb hodhën parrulla “Kosova është Shqipëri” dhe “Shqipëri etnike”

Ky manifestim i paralajmëruar u shoqërua nga forca te shumta policie për të shmangur cdo incident të mundshëm. Serbia i ke kërkuar falje dje Italisë, për atë që ndodhi gjate ndeshjes, ndërsa gjesti që fyen shqiptarët është kaluar nga të gjithë në heshtje.
Shekulli






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/10/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Griset dhe digjet flamuri serb përpara ambasadës serbe

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.