Ja dhe barbari serb i quajtur Ivan Bogdanov që dogji flamurin tonë shqiptar të shenjtë në mes të Italisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6132

Djegia e flamurit shqiptar, 17 të arrestuar

Pas pezullimit të ndeshjes Itali-Serbi, shoqeruar me djegien e flamurit shqiptar nga ultrasit serbe, policia ka vene ne pranga 17 persona, mes tyre edhe ‘kapon’ e ngjarjes se turpshme.

ANSA ka publikuar sot foton e serbit te quajtur qe preu rrjetën në stadium, duke nxitur tifozët e tjerë të hidhnin fishekzjarre në fushë, duke u ndalur ne pamjen e tij dhe trupin me tatuazhe.

Agjensia raporton sot se mbreme përleshjet u transferuan jashtë stadiumit “Marassi” deri rreth orës 2 pas mesnatës dhe numerohen 35 huliganë te denoncuar, nderkohe qe 138 jane te identifikuar.

Mes 16 të plagosurve, ndodhen edhe dy karabinierë italianë. Ndërkohë, televizioni publik serb e dënoi sjelljen e ultrasve. “Ky është një turp i vërtetë për Serbinë dhe një turp për futbollin tonë”, u shpreh komentatori gjate momenteve kur ndeshja u ndërpre.

Ngjarja
Ultrasit e kombëtares serbe të ndodhur në Itali për të ndjekur përballjen mes vendit të tyre dhe Italisë kanë kthyer skenat guerrilase në stadiumet italiane. Pak para se të fillonte ndeshja tifozet serb janë përleshur me tifozët italian ndërsa kanë shfaqur edhe njëherë urrrejtjen që kanë për shqiptarët duke djegur një flamur shqiptar. Sipas mediave italiane, sherri mes tifozëve kishte filluar përpara ndeshjes, ndërsa policia kishte bërë disa arrestime. Ndërsa të dy ekipet përfaqësëuese përpara së të interpretoheshin himnet kombëtare u është dashur të kthehen në dhomat e zhveshjes për shkak të kaosit dhe përleshjeve mes tifozëve ne stadium. Ndeshja mes Italise dhe Serbise e vlefshme per Euro 2012 eshte anulluar.

Ndërkaq një komentator i Rai Unos pasi u ka bërë thirrje tifozëve të qetësohen, ka vënë re se lojtarët e përfaqësueses serbe ishin duke përshëndetur tifozët e tyre me nje gjest nacionalist. Më saktësisht kamera ka kapur Stankovic, i cili përshëndeste tifozët me nje gjest nacionalist serb, me origjinë të lashtë ( që përfaqeson kryqin ortodoks serb) por që është përdorur gjerësisht edhe gjatë luftës
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/10/2010. Filed under Ish Jugosllavia,Terrorizmi Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

8 Responses to Ja dhe barbari serb i quajtur Ivan Bogdanov që dogji flamurin tonë shqiptar të shenjtë në mes të Italisë

  1. Pingback: World Wide News Flash

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.