Anifest Rozafa 2010

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3515
Fillon në Shkodër edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “Anifest Rozafa 2010”. Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit Artan Maku tha se gjatë këtyre ditëve është programuar shfaqja e 50 filmave që kanë fituar çmime ndërkombëtare në festivale të ndryshme në mbarë botën dhe që do të konkurrojnë edhe në Anifest Rozafa.
Janë 60 filma të animuar shqiptarë të përzgjedhur nga 210 filma që do të shfaqen në programin e retrospektivës; 10 filma jashtë konkurrimit që do të shfaqen në Programin Special; zhvillohen 4 seminare me fëmijët e qytetit të Shkodrës dhe të Tiranës.
Filmat më të mirë të këtij festivali do të shfaqen në Tiranë.
Sipas organizatorëve filmat për konkurrim u zgjodhën nga 100 aplikime të artistëve të huaj nga Europa, Azia dhe Amerika e Veriut dhe e Jugut. Disa nga filmat që do hyjnë në konkurrim janë: “The Tiny fish” i Sergei Ryabov, Rusi, “Chicory’n’ Coffee” i regjisorit Dusan Kastelic, Slloveni, “Poor Yorick” i regjisorit Sergey Gordeev Rusi, “The C. Story” i Carlos Navarro – Spanjë, “El Emmpleo” regjisor Patricio Plaza Argjentinë, “Honayn’s Shoe” regjisor Mohamed Ghazala nga Egjipti, etj..
Festivali mbështetet nga Bashkia e Shkodrës, Ministria e Kulturës, Arkivi i Filmit, Qendra Kinematografike, DAR-Shkodër.

Vazhdon konkurrimi për “Apollonin e Artë”
Edicioni i 9 -të i Festivalit Ndërkombëtar të Aktrimit Apollon 2010 vazhdon konkurrimin prej të shtunës deri më 6 tetor. Gjatë kësaj jave ngjiten në skenën e teatrit “Bylis” të Fierit: Teatri i Fierit me komedinë “Dy duzina trëndafilash” i Aldo De Benedeti me regji të Dafina Llupit; Teatri i Metropolit i cili hapi festivalin me komedinë dramatike “Më e vërtetë se e vërteta” me autor Martial Courcier dhe regji të Rozina Kostanit; Teatri Kombëtar me komedinë e zezë “Forca e Zakonit” të Thomas Bernhard dhe regji të Kristian Papke; Trupa e Teatrit Sarza nga Sardenja me pjesën “Teto Birori” me autor Grazia Deledda dhe regji Romano Fodani; Teatri Kombëtar Prishtinë me dramën psikologjike të autorit kilianin Ariel Dorfman, “Vdekja dhe vasha” me regji të Fatos Berishës dhe Teatri “ATK” nga Pogradeci me pjesën “E madhe është gjëma mëkatit” me regji të Adonis Filipit, dramatizim i veprës së Mitrush Kutelit nga Anastas Kostandini.
Juria e festivalit e cila jep çmimet “Apollon” për aktorët më të mirë, përbëhet nga Edi Luarasi, Roza Anagnosti dhe regjisori Mehmet Xhelili.
k. th/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/10/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.