Amerikanët zbulojne burim nafte në Shqipëri

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2013
Elbasan: Amerikanët e “Sky Petroleum” zbulojnë vendburime me 875 milionë fuçi me naftë me vlere 3 miliardë USD.
Nuk kaloi shumë nga marrëveshja me Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë, për eksplorimin e zonës së Dumresë në Rrethin e Elbasanit dhe “Sky Petroleum” del në përfundimin se disa blloqe janë të pasura me naftë. Kompania amerikane kishte kontraktuar një shoqëri të njohur konsulence në fushën e karburanteve, “McKinsey”, e cila, pas një studimi të blloqeve 4 dhe 5 në Dumre, vlerëson se ka një pasuri nafte që shkon në rreth 875 milionë fuçi, vlera e së cilës mund të arrijë deri në 3 miliardë dollarë. Kompania kishte firmosur këtë vit një marrëveshje koncesioni me Ministrinë e Ekonomisë, kundrejt planit për zhvillimin e zonës përmes investimeve dhe nxjerrjes së naftës.

Raporti vlerëson se këto blloqe kanë një rezervë të mundshme prej rreth 875 milionë fuçish, me një përqindje suksesi prej rreth 24 përqindësh, që përkthehet në rezerva të mundshme prej 220 milionë fuçish, bën të ditur portali “karburant.com”.

Ndërsa në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, e cila shtrihet edhe në Dubai, thuhet se vlera e mundshme e tregut e këtyre rezervave është nga 1 deri në 3 miliardë dollarë, bazuar në një fitim prej 10-30 dollarësh për fuçi, si dhe bazuar në një vlerë neto aktuale prej 2.1 miliardë dollarësh.

Zbulimi i pasur

Sipas studimeve të kryera, rezulton se ka rezerva të konsiderueshme në këto blloqe nafte. Këto studime janë realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) si dhe në bazë të studimeve të mëparshme të shoqërisë së njohur austriake të naftës, OMV.

“Ky raport përforcon faktin se përpjekjet tona në Shqipëri kanë themele të forta, si dhe do të jenë të rëndësishme për popullin e Shqipërisë si dhe për aksionerët tanë. Gjithashtu ne jemi në procesin e përfundimit të planit tonë operacional, të cilin do ta paraqesim së shpejti pranë AKBN”, deklaroi Karim Jobanputra, drejtor i përgjithshëm i “Sky Petroleum”.

Marrëveshja e kërkimit

Kompania “Sky Petroleum” ka të drejtat ekskluzive, sipas Kontratës së Ndarjes së Prodhimit (KNP), në tre blloqet e mësipërme të shfrytëzimit që arrijnë në rreth 5,000 kilometra katrorë dhe që përfaqësojnë rreth 20 për qind të sipërfaqes së tokës së Shqipërisë. Përveç të drejtave të shfrytëzimit, kompania do të ketë akses në të dhëna sizmike 2-D në më shumë se 1,200 kilometra. KNP ka një mandat shtatëvjeçar me tre periudha shfrytëzimi. Me zbulimin e gazit të tregtueshëm, marrëveshja lejon zhvillimin dhe prodhimin për një periudhë 25-vjeçare, plus zgjatjes në zgjedhje të kompanisë.

Burimet e naftës

Blloku katër ndodhet në Shqipërinë Juglindore, në kufi me Greqinë. Blloku i shfrytëzimit mbulon një sipërfaqe prej rreth 2,264 kilometra katrorësh. Blloku ka katër zona të identifikuara me rezerva të mundshme totale të përllogaritura prej 350 milionë fuçish, ndërsa blloku pesë ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, afër Detit Adriatik dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 2,076 kilometra katrorësh. Blloku ka një total prej pesë zonash të identifikuara me rezerva të mundshme totale të përllogaritura prej 375 milionë fuçish.

Blloku Dumre ndodhet në veri të fushës naftëmbajtëse të Kuçovës dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 623 kilometra katrorësh. Bazuar në zbulime të ngjashme, vlerësohet se zona e Dumresë përmban rreth 500-700 milionë fuçi nafte.
Gazeta Shqip

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/09/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.