Ushtria greke ‘pushton’ Himarën, zhvillohet ceremonia për Gumën

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2135
Ka nisur në Himarë ceremonia përkujtimore për Aristotel Gumën, që humbi jetën 40 ditë më parë.
Që në orën 08.00 të mëngjesit, në prani të familjarëve e të afërmvë, banorëve të zonë, politikanëve greke dhe përfaqësuesve të politikës së minoritetit të Shqipëri ka nisur ceremonia kishtare.
Në gjithë zonën, dëgjohet mesha që mbahet në përkujtim të Gumës, pikërisht 40 ditë pas vdekjes së tij.

Të pranishëm në ceremoni janë kandidati për Prefekt i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste L.A.O.S i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis, një deputet i Partisë Demokracia e Re, prifti i mitropolitit të Gjirokastrës, shoqëruar nga kori i shkollës, konsulli grek në Gjirokastrës.
Burime nga zona thone se ne ceremoni jane te pranishem edhe Janullatosi, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, Vasil Bollano dhe përfaqësuesit e partisë së re MEGA.

Ushtria greke ‘pushton’ Himarën

HIMARA/ Gazetarë grekë, një fregatë greke e pajisur me helikopterë e forca speciale janë në “rojë” të incidenteve të pretenduara nga shqiptarët përgjatë përkujtimit të vdekjes së të riut shqiptar
Gazetarë grekë, madje edhe një fregatë greke që do të qëndrojë në veri të Korfuzit dhe do të monitorojë ceremoninë mortore që do të zhvillohet në Himarë, në përkujtimin e 40 ditëve nga vdekja e Aristotel Gumës. Kjo është vetëm pak nga panorama e ditës së sotme në jug të Shqipërisë, në Himarë. Në njoftimet më të fundit bëhet e ditur se Greqia nuk do të lërë pa shfrytëzuar as rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar në Himarë. Kështu mësohet se një fregatë greke do të qëndrojë në veri të Korfuzit për të monitoruar “çdo incident që mund të ndodhë në Himarë lidhur me përkujtimin e vdekjes së Aristotel Gumës”. Fregata “Aegean 460” e pajisur dhe me një helikopter dhe skuadër të forcave speciale, sipas burimeve greke, do të monitorojë bashkë me NATO-n për çdo lëvizje të qëllimshme të personave që “duan të rrisin valën e incidenteve ndaj popullsisë greke në jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në zonën e Himarës”.

Policia: Bëhet fjalë për një marshim paqësor
Ndërkohë, drejtoria e policisë së Vlorës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet Himara, bën të ditur se është njoftuar për një marshim paqësor që do të zhvillohet sot. Sipas burimeve, nuk bëhet fjalë për një tubim, por është thjesht një njoftim i kishës, e cila me këtë njoftim të vendosur në xhamin e zyrës së Omonia-s, fton në meshën që do të bëhet për të 40-at e Aristotel Gumës. Mësohet se gjatë ditës së sotme, personat pjesëmarrës do të shkojnë fillimisht në kishë e më pas në varreza dhe më pas në vendin ku mbeti i vdekur Guma. Duke qenë se rruga kalon nëpër aksin nacional është njoftuar edhe policia, pasi ecja e ngadaltë e kortezhit mund të bllokojë aksin rrugor.

Është marrë njoftim se në Himarë mbrëmë kanë mbërritur edhe gazetarë grekë, ndërkohë që pritet të marrin pjesë në ceremoni edhe konsulli grek në Gjirokastrër, si dhe Janullatos (i cili reagoi menjëherë pas vdekjes së Aristotel Gumës). Gjithsesi ende nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këta emra. Drejtori i policisë së Vlorës bëri të ditur se nuk do të lejohet që të ketë asnjë veprim që do të bjerë ndesh me ligjet e shtetit shqiptar. “Për këtë ne do të marrim masat që marshimi të mos ketë probleme”, u shpreh Ylli Metko. Drejtues të policisë pohojnë se nëse nga personat do të tentojnë që të shfrytëzojnë rastin për të bllokuar dhe rrugën kryesore, për të bërë veprime që të prishin qetësinë, ligji i shtetit shqiptar do të veprojë për këdo. Si rrjedhojë, sot për në Himarë do të nisen një numër i konsiderueshëm forcash policore nga drejtoria e policisë së qarkut të Vlorës, në mbështetje të tyre do të jenë dhe shumë forca të FNSH-së së Fierit, të cilët janë të specializuar për të tilla situata.

Vdekja e Gumës
Aristotel Guma gjeti vdekjen mbrëmjen e 12 gushtit pasi motori me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një automjet që drejtohej nga një i ri vlonjat. Sipas prokurorisë, ngjarja ka qenë e momentit, ndërsa në pranga përfunduan tetë të rinj. Të nesërmen e kësaj dite, disa banorë të Himarës sulmuan me thikë një gazetar në sy të policisë e megjithatë ngjarja ka mbetur pezull. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes pati reagime nga shteti grek, të cilët vdekjen e Gumës e cilësuan me bazë etnike, duke u shprehur se në Himarë u vra një emigrant grek me prejardhje amerikane pasi fliste në gjuhën e nënës. Aristotel Guma, sipas prokurorisë, rezulton të jetë me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

___________

Zyrtari grek kërkon shpjegime për ‘Himarën’ dhe ujërat territorial

TIRANË- Ndërsa ndodhej për një vizitë në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së greke Yannis-Alexios Zepos ka diskutuar me kyeministrin Sali Berisha, dhe me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto dy çështje mjaft delikatë të kohëve të fundit mes dy vendeve, incidenti i Himarës, ku humbi jetën Aristotel Guma si dhe marrëveshja e ujërave territoriale. Në takimin me kryeminisitrin Sali Berisha, Zepos tha se vrasja e të riut Aristotel Guma ka shkaktuar shqetësim në rrethet politike greke, si një akt individësh të frymëzuar nga ndjenja nacionaliste. Ndërsa kryeministri Berisha iu zotua se po bëhen të gjitha përpjekjet për arritjen në Shqipëri të standardeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.

“Akte të izoluara nuk përfaqësojnë ndjenjat e miqësisë dhe të vlerësimit që qytetarët shqiptarë, kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmës që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në vazhdimësi”- tha Berisha

Marrëveshja e ujërave territoriale, ishte një tjetër ështje që Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së greke Yannis-Alexios Zepos, diskutoi me kryeministrin Berisha. Ai tha se qeveria është e shqetësuar për këtë marrëveshje, duke e vlerësuar këtë si një marrëveshje shumë të mirë e rigoroze dhe se pala greke shpreson që edhe për këtë çështje të arrihet në një zgjidhje sa më të shpejtë.

Ndërkaq zyrtari grek u takua edhe me Ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinasto, takim në të cilin gjithashtu u vu theksi tek marrëdhëniet mes dy vendeve dhe cçështjet e minoritetit grek në Shqipëri.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/09/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Ushtria greke ‘pushton’ Himarën, zhvillohet ceremonia për Gumën

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.