Greqia provokon përsëri nëpërmjet Himarës, Berisha indiferent

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1471
Kryeministri Sali Berisha ka thyer heshtjen dhe ka komentuar sot ngjarjen në Himarë. Ai e ka cilësuar atë një krim të shëmtuar, ndërkohë që ka kërkuar zbardhjen e saj nga organet e drejtësisë.

Reagimi i tij, ka ardhur i pyetur nga mediat teksa ka qenë duke kryer turin e tij të inaugurimeve në zonën bregdetare.

“Vrasja e një njeriu në çdo rast, por me qellim është një krim i shëmtuar dhe i dënueshëm. Motivet, në rast se faktohen ato që thuhen janë edhe më të shëmtuara. Qeveria ka kërkuar dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë çdo përpjekje për të vendosur autorin kryesor të këtij krimi para drejtësisë. E theksoj edhe një herë, në rast se faktohen motivet që njoftojnë mediat, por edhe njerëz të tjerë kjo e bën këtë krim edhe më mizor. Është një gjest i një fanatizmi të verbër ekstrem”- tha ai, duke sqaruar se shqiptarët e dinë se komuniteti në atë qytet është bilingual dhe jo sot, edhe 100 vjet më parë, por edhe 200 vjet më parë.

Sipas Berishës, të përgjigjesh në gjuhën që preferon, të përgjigjesh dhe të ndodh kjo, është shumë e rëndë. “Sidoqoftë, këto do ti hetojë dhe saktësojë drejtësia. Organet e rendit duhet që autorin ta vendosin para ligjit. Unë shfrytëzoj edhe këtë rast, pasi jam lidhur edhe me Kryetarin e Bashkisë dhe i kam përcjellë familjes ngushëllimet, ti shpreh sërish familjes ngushëllimet, sepse është një akt i shëmtuar të vrasësh dikë duke u kthyer në shtëpinë e vetë. Është një akt barbar”- tha ai.

___________

PS: Paaftesi e qeverise per garantimin e sigurise

Më herët, ka qenë Partia Socialiste ajo që ka kërkuar reagimin e Berishës, duke bërë përgjegjës për ngjarje të tilla qeverinë dhe institucionet përkatëse që nuk janë të afta që sigurinë rendin dhe qetësinë.

Gjatë një komunikimi me mediat, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka kërkuar reagimin e kryeministrit Berisha për këtë ngjarje të rëndë, e cila sipas saj tregon paaftësinë e shtetit për të ndaluar akte të tilla rrugaçërie.

“Qeveria ka humbur tërësisht kontrollin mbi territorin duke i lënë terren krimit rrugaçërisë, është dorëzuar para vrasësve dhe rrugaçëve gjithçfarësh! Denoncojmë me ashpërsi këtë situatë dhe kërkojmë drejtësi të shpejtë, efektive, të bazuar mbi fakte e prova! Dhe me paturpësinë më të madhe Berisha inauguron për të disatën herë copa rrugësh gjysmake, sa herë i teket për not”- tha Felaj.

_____________

Shteti zgerlaqet ne Himare

Ndërkohë që qeveria greke, bashkia lokale, Janullatos, PBDNJ etj ishin dje në unison të plotë në protestën e tyre për vdekjen e 35 vjeçarit Guma, qeveria e Tiranës, nuk pati asnjë reagim dhe as veprim për mijëra udhëtarë shqiptarë të bllokuar në dy anët e rrugës së Himarës. Familje të tëra kaluan natën jashtë, ndersa gazetaret u sulmuan në sy të policisë. Kryeministri në mbledhje qeverie heshti për situatën e rëndë, foli për bum turistik dhe bëri humor me peshkaqenë dhe rekorde noti

Çfare ndodhi dje

Banorë të Himarës kanë bllokuar mbrëmjen e së enjtes pak pas orës 22:00 aksin nacional Vlorë – Sarandë. Shkak për këtë veprim ka qenë aksidentimi i 35- vjeçarit Aristidh Guma, banor i Himarës fshat.

Bllokimi i aksit rrugor me gurë rreth një orë pas aksidentit të ndodhur, ndërkohë që dëshmitarë të nisjes së këtij bllokimi bënë të ditur se banorët e Himarës kanë dalë bashkë me gra e fëmijë për të bllokuar rrugën, ndërkohë që në krye të tyre janë vënë gratë.

Si rrjedhojë e një veprimi të tillë që pengoi të gjithë artierien bregdetare për në Sarandë dhe anasjelltas, deri rreth ores 08:00 të mëngjesit. Duke mos pasur se ku të qëndronin shumë udhëtarë janë detyruar që të flinin në makina.

Sulmohet me thikë gazetari

Disa prej bllokuesve të rrugës u grindën me dy gazetarë të mediave vizive. Një operatori i cili po filmonte zhbllokimin e aksit rrugor është sulmuar me thikë nga dy persona, të cilët i thyen kamerën dhe e plagosën.

Mësohet se përfaqësuesi i medias është përpjekur të mbrohet nga policia, e cila i vetmi reagim që ka bërë në drejtim të tij, ka qenë të shtynte me duar personat që e sulmuan, por duke mos i siguruar një mbrojtje totale, çka ka bërë që ai të pësojë çarje me thikë në trup.

Lidhur me këtë ngjarje, kreu i bashkisë së Himarës është shprehur se gazetarët nuk ishin prezantuar si të tillë para banorëve, pavarësisht se në kamerë ishte e shkruar logoja e medias që ata i përkisnin.

Kërkohen policë grekë

Më pas rruga është bllokuar sërish nga banorët. Ata kanë kërkuar që për ngjarjen e
ndodhur ku vdiq 35-vjeçari Guma të vinte të hetonte policia greke.

“Duam policë grekë dhe media greke”, mësohet të jenë shpre hur protestuesit, ndërkohë që sipas dëshmitarëve, shumica e tyre jane persona që gjatë vitit punojnë si emigrantë në Greqi, ndërsa gjatë verës kthehen në Shqipëri. Ky grup e ka mbajtur aksin Vlorë – Sarandë të bllokuar deri në orën 13:30, nderkohe qe shteti ka qene fare i paaftë të zgjidhte një situate e cila u la te precipitonte nderkohe qe rradhet e makinave dhe udhetareve ne dy anet e rruges vijonin te shtoheshin.

Riqarkullimi, 8 kilometra automjete në radhë

Ndërkohë radhët e automjeteve kanë arritur në një gjatësi prej rreth 4 kilometrash në secilin krah, ku automjetet kanë qenë të parkuara dyshe, çka në bazë të një përllogaritjeje çon në një shifër prej minimalisht 5000 automjeteve që kanë qenë në
pritje.

Mësohet se në momentin që ka rifilluar qarkullimi i automjeteve, nga ana e policisë janë porositur drejtuesit që të mbyllin xhamat e makinave dhe të vijojnë udhëtimin pa folur me asnjë nga banorët. Nën vëzhgim të rreptë duket se kanë qenë sidomos drejtuesit e automjeteve me targa të qytetit të Vlorës, për të cilët nga policia është treguar një kujdes i veçantë, madje disa prej tyre edhe janë ndaluar te kalojne.

Bëhet e ditur se pavarësisht se kanë lejuar lëvizjen e mjeteve, banorët protestues kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë mbi muret e shtëpive në të djathtë të rrugës hyrëse në Himarë, në zonën e urës, parallel me muret dhe disa të shpërndahen në rrugë, ku vargu i efektivëve të policisë ishte i madh por thuajse i kote.

Ndërkohë, në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti, banorët e Himarës kanë vendosur një parullë në greqisht ku kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasja e 35-vjeçarit ka qenë e qëllimshme.

Mediat e Vlorës: Policia nuk na mbron

Mbrëmjen e kaluar, gazetarët e Vlorës në ,një deklaratë për shtyp pas shprehjes së keqardhjes për vdekjen e 35-vjeçarit u shprehën se dënonin dhe denonconin indiferentizmin e treguar nga policia e shtetit, e cila qëndron e heshtur kur jeta e
gazetarëve është në rrezik.

“Plagosja me armë të ftohtë tip thikë në prezencë të policisë së një gazetari, vë në dukje rrezikun e sigurisë së jetës së gazetarëve në terren”, u shprehën gazetarët. Ata vunë në dukje se prej tyre u është kërkuar ndihmë uniformave blu për t’i shoqëruar në Himarë, por përgjigjja ka qenë e prerë “nuk mundemi”, ndërkohë që shkaqet e
këtij veprimi nuk dihen.

“Denoncojmë gjithashtu situatën që ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku nuk lejohen të filmojnë kamerat e televizioneve shqiptare.

Me thirrjet e banorëve “duam gazetarë grekë” vihet në dukje prekja e interesave të kombit shqiptar”, thuhet në deklaratë, teksa theksohet se kërkohet drejtësi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, madje të vihen përpara ligjit autorët të cilët kanë dhunuar verbalisht dhe plagosur gazetarët si dhe marrja e masave për efektivët e policisë të cilët nuk u janë përgjigjur kërkesave të gazetarëve për t’i shoqëruar në qytetin e Himarës, pasi rrezikshmëria ka qenë mjaft e lartë.

Aksidentohet për vdekje 35-vjeçari, në pranga dy djem biznesmenësh

VLORË – Ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së enjtes 35-vjeçari Aristidh Guma, i cili rreth orës 21:00 është aksidentuar. Banori i Himarës fshat, ishte duke shkuar në shtëpi me motoçikletë, ndërkohë që është goditur nga një automjet tip “Audi” me targa të huaja. Burimet nga policia bëjnë të ditur se në drejtim të automjetit ka qenë shtetasi Ilir Muka.

35-vjeçari është dërguar për në spital nga banorë të zonës, por ka humbur jetën gjatë rrugës, ndërkohë që autorët janë larguar duke hyrë në rrugë dytësore, teksa janë vënë në pranga nga drejtësia. Në kërkim është ende drejtuesi i mjetit

Sherri

Mësohet se mes viktimës dhe të riut që drejtonte mjetin ka pasur një konflikt pasditen e së enjtes. Banorë të zonës bëjnë të ditur se sherri ka qenë për çështje biznesi. 35-vjeçari Aristidh Guma kishte jetuar deri këtë vit në shtetin fqinj si emigrant, ndërsa kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri ku kishte hapur edhe biznesin e vet, një dyqan. Të rinj nga Vlora të cilët kanë shkuar për të kaluar pushimet në Himarë kanë nisur të debatojnë me të.

Mësohet se grindja ka qenë më tepër për çështje biznesi, nisur edhe nga fakti se dy nga djemtë e përfshirë në këtë debat janë bij ndërtuesish në Vlorë. Por teksa më pas grindja ka kaluar në fyerje, himarioti ka nisur të shajë në gjuhën greke, çka më pas e ka rënduar edhe më tepër ngjarjen. Burimet shprehen se jo të gjithë të rinjtë kanë qenë të pranishëm në sherr.

Shumica e tyre janë njoftuar me telefon dhe më pas janë afruar në Himarë për të marrë pjesë në ngjarje. Në momentin që Guma ka marrë motorin dhe ka ikur në shtëpi, dyshohet se ai është ndjekur nga Muka, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” dhe është goditur nga pas. Një gjë e tillë ka çuar në çorientimin e drejtuesit të motorit dhe përplasjen e mjetit me një shtyllë elektrike e më pas me rrëzimin e tij duke gjetur vdekjen vetëm pak minuta pasi u nis për në spital.

Hetimi

Policia mbërriti në vendgjarje, ndërkohë që pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe identifikimit të personave të përfshirë në konflikt është bërë ndalimi i shtatë prej tyre për “përkrahje të autorit të krimit”, ndërkohë që në kërkim është shpallur Ilir Muka.
Paraditen e së premtes, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca speciale nga Tirana. Aktualisht në Himarë janë pozicionuar me qindra efektivë të sektorëve të ndryshëm, që mbikëqyrnin situatën, e cila sipas bluve vijon te jetë e rënduar e problematike.

PROTESTON ministria e jashtme greke

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekura u shpreh lidhur me vrasjen e emigrantit grek në Himarë.

“Sipas informacioneve zyrtare të siguruar nga policia shqiptare në ambasadën greke në Tiranë, Aristotel Gumas, 35 vjeç, me origjinë amerikane, i cili jetonte në Himarë, Shqipëri, u aksidentua për vdekje qëllimisht natën e kaluar. Mësohet se vrasësit ishin të motivuar për kryerjen e krimit bazuar mbi motive etnike për minoritetin grek në Shqipëri.

Sjellje kriminale si këto janë të papranueshme pasi stimulojnë tensioned etnike me pasoja të paparashikuara dhe minojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një gjë e tillë duhet të dënohet nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe kasta e saj politike.

Qeveria shqiptare duhet të çojë në vend drejtësinë si një përgjigje legjitime për shqetësimet e minoritetit grek. Ambasada greke në Tiranë u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të hetojnë kushtet në të cilat u krye krimi, të kapë vrasësit dhe t’i çojë para drejtësisë. Ndërkohë, shprehim ngushëllimet për të ndjerin.

Ministria e Jashtme po monitoron gjithçka ndodh me minoritetin grek në Shqipëri dhe thekson se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave, si dhe siguria e anëtarëve të këtij minoriteti është
një detyrim i qeverisë shqiptare për gjithë qytetarët e vet, në përputhje me ligjet ndërkombëtare në komunitetin e të cilit Shqipëria po kërkon integrimin”.

Në pranga 7 të rinj, në kërkim drejtuesi i mjetit

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dje se kanë përfunduar në pranga shtatë të rinj të moshave nga 19-25 vjeç. Mësohet se gjashtë prej tyre janë banorë të qytetit të Vlorës, ndërsa njëri banon në Tiranë.

Burimet zyrtare u shprehën se janë ndaluar shtetasit Aleksandër Lavdosh Gjokaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Bledar Engjëll Meminaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Andi Petrit Kotorri , 25 vjeç, banues në Vlorë,
i padënuar më parë; Juxhin Mentor Mustafaraj, 23 vjeç, banues në Tiranë, i padënuar më parë; Dijon Gjolek Bushi, 19 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Fabjon Fatosh Jahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Endrit Zeqir Salataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka.

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të “vrasjes me dashje” dhe “përkrahjes së autorit të krimit”.

Deklarata zyrtare e policisë thekson se më datë 12 gusht 2010, rreth orës 22:00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip “Audi”, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, në vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim të Jalës me qëllim fshehjen e tij. Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në \ mënyrë intensive pë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka.

Mësohet se po në datë 12.08.2010, shtetasi Ilir Muka rreth orës 13:00 është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën. Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

NDËRHYN JANULLATOS: cenohet klima e bashkekzistencës paqësore

Lidhur me ngjarjen që çoi në vdekjen e 35-vjeçarit nga Himara ka reaguar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Pas shprehjes së ngushëllimit për familjen, njeriu i fesë ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen. Ai është shprehur se veprime të tilla dhune të paargumentuara, të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje”.

Pasi ka bërë thirrje për gjakftohtësi nga himariotët, ai është shprehur se është i domosdoshëm intensifikimi I përpjekjeve për të siguruar liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të drejtave të njeriut.

Reagon Bollano: Krimi, i paprecedentë, provokim i rëndë

Kreu i Bashkisë së Himarës e njëkohësisht kreu i Omonias, i shoqëruar në panel dhe nga Vangjel Dule dhe pasditen e djeshme dha një deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Himarë mbrëmjen e së enjtes. Bollano u shpreh se kishim të bënim me një krim të paprecendentë, i motivuar nga interesat më të errëta, i cili përbënte një provokim të rëndë ndaj komunitetit himariot dhe minoritetit etnik grek, si dhe mbarë qytetarëve të arsyeshëm dhe civil të vendit.

Kreu i Omonias vijoi duke u shprehur: “Kërkojmë veprime të menjëhershme dhe rezultative të drejtësisë me gjithë ashpërsinë e drejtësisë dhe ligjit, marrjen e masave drastike dhe sistematike nga qeveria për t’i prerë rrugën një herë e përgjithmonë çdo tentative provokimi të pjesëtarëve të komunitetit tonë, të pjesëtarëve të minoritetit grek, si dhe çdo qytetari të këtij vendi në lidhje me identitetin apo përkatësinë e tij etnike, si dhe u kërkojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, forcave politike, medieve që të bashkohemi e të bëhemi mburojë ndaj të gjithë atyre individëve e qarqeve që duan të shkelin vlerat dhe parimet e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit harmonik të kultivuar
në kohë”.

Bollano u shpreh para medieve se grindja mes të rinjve dhe 35-vjeçarit kishte ndodhur për shkaqe etnike dhe se ata e kishin provokuar edhe më parë viktimën, që kishte çuar më pas deri në vrasjen e tij. Hyrja e përfaqësuesve të medias në Himarë është bërë pas premtimit të Bollanos se do të ishin të sigurtë, ndërkohë që policia nuk e ka marrë përsipër mbrojtjen e tyre.

Përmbledhje nga Shekulli

PROTESTON MINISTRIA E JASHTME GREKE

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekura u shpreh lidhur me vrasjen e emigrantit grek në Himarë.
“Sipas informacioneve zyrtare të siguruar nga policia shqiptare në ambasadën greke në Tiranë, Aristotel Gumas, 35 vjeç, me origjinë amerikane, i cili jetonte në Himarë, Shqipëri, u aksidentua për vdekje qëllimisht natën e kaluar. Mësohet se vrasësit ishin të motivuar për kryerjen e krimit bazuar mbi motive etnike për minoritetin grek në Shqipëri.
Sjellje kriminale si këto janë të papranueshme pasi stimulojnë tensioned etnike me pasoja të paparashikuara dhe minojnë marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një gjë e tillë duhet të dënohet nga e gjithë shoqëria shqiptare dhe kasta e saj politike.

Qeveria shqiptare duhet të çojë në vend drejtësinë si një përgjigje legjitime për shqetësimet e minoritetit grek. Ambasada greke në Tiranë u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të hetojnë kushtet në të cilat u krye krimi, të kapë vrasësit dhe t’i çojë para drejtësisë. Ndërkohë, shprehim ngushëllimet për të ndjerin.
Ministria e Jashtme po monitoron gjithçka ndodh me minoritetin grek në Shqipëri dhe thekson se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave, si dhe siguria e anëtarëve të këtij minoriteti është
një detyrim i qeverisë shqiptare për gjithë qytetarët e vet, në përputhje me ligjet ndërkombëtare në komunitetin e të cilit Shqipëria po kërkon integrimin”.

Në pranga 7 të rinj, në kërkim drejtuesi i mjetit
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dje se kanë përfunduar në pranga shtatë të rinj të moshave nga

19-25 vjeç. Mësohet se gjashtë prej tyre janë banorë të qytetit të Vlorës, ndërsa njëri banon në Tiranë.
Burimet zyrtare u shprehën se janë ndaluar shtetasit Aleksandër Lavdosh Gjokaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Bledar Engjëll Meminaj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Andi Petrit Kotorri , 25 vjeç, banues në Vlorë,
i padënuar më parë; Juxhin Mentor Mustafaraj, 23 vjeç, banues në Tiranë, i padënuar më parë; Dijon Gjolek Bushi, 19 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Fabjon Fatosh Jahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë; Endrit Zeqir Salataj, 22 vjeç, banues në Vlorë, i padënuar më parë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Ilir Muka.
Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të “vrasjes me dashje” dhe “përkrahjes së autorit të krimit”.
Deklarata zyrtare e policisë thekson se më datë 12 gusht 2010, rreth orës 22:00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip “Audi”, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, në vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, në momentin e ngjarjes. Këta të tre shtetas kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim të Jalës me qëllim fshehjen e tij. Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në \ mënyrë intensive pë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka.
Mësohet se po në datë 12.08.2010, shtetasi Ilir Muka rreth orës 13:00 është konfliktuar për motive banale me disa banorë të Himarës, por kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me viktimën. Ndërkohë, po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
NDËRHYN JANULLATOS:CENOHET KLIMA E BASHKEKZISTENCËS PAQËSORE

Lidhur me ngjarjen që çoi në vdekjen e 35-vjeçarit nga Himara ka reaguar edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Pas shprehjes së ngushëllimit për familjen, njeriu i fesë ka kërkuar nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen. Ai është shprehur se veprime të tilla dhune të paargumentuara, të dënueshme pa asnjë ekuivok nga çdo person me arsye, përbëjnë kërcënim për cenimin e klimës së bashkekzistencës paqësore, për të cilën të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Shqipërisë kanë bërë vazhdimisht përpjekje”.
Pasi ka bërë thirrje për gjakftohtësi nga himariotët, ai është shprehur se është i domosdoshëm intensifikimi I përpjekjeve për të siguruar liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të drejtave të njeriut.

Reagon Bollano: Krimi, i paprecedentë, provokim i rëndë
Kreu i Bashkisë së Himarës e njëkohësisht kreu i Omonias, i shoqëruar në panel dhe nga Vangjel Dule dhe pasditen e djeshme dha një deklaratë lidhur me ngjarjen e ndodhur në Himarë mbrëmjen e së enjtes. Bollano u shpreh se kishim të bënim me një krim të paprecendentë, i motivuar nga interesat më të errëta, i cili përbënte një provokim të rëndë ndaj komunitetit himariot dhe minoritetit etnik grek, si dhe mbarë qytetarëve të arsyeshëm dhe civil të vendit.
Kreu i Omonias vijoi duke u shprehur: “Kërkojmë veprime të menjëhershme dhe rezultative të drejtësisë me gjithë ashpërsinë e drejtësisë dhe ligjit, marrjen e masave drastike dhe sistematike nga qeveria për t’i prerë rrugën një herë e përgjithmonë çdo tentative provokimi të pjesëtarëve të komunitetit tonë, të pjesëtarëve të minoritetit grek, si dhe çdo qytetari të këtij vendi në lidhje me identitetin apo përkatësinë e tij etnike, si dhe u kërkojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë, forcave politike, medieve që të bashkohemi e të bëhemi mburojë ndaj të gjithë atyre individëve e qarqeve që duan të shkelin vlerat dhe parimet e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit harmonik të kultivuar
në kohë”.
Bollano u shpreh para medieve se grindja mes të rinjve dhe 35-vjeçarit kishte ndodhur për shkaqe etnike dhe se ata e kishin provokuar edhe më parë viktimën, që kishte çuar më pas deri në vrasjen e tij. Hyrja e përfaqësuesve të medias në Himarë është bërë pas premtimit të Bollanos se do të ishin të sigurtë, ndërkohë që policia nuk e ka marrë përsipër mbrojtjen e tyre.
Përmbledhje nga Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/08/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.