Media amerikane: Dervishaj i bandës së Durrësit, në listën e FBI

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4661
NEW YORK POST- Një listë e bërë publike sot nga New York Post bën me dije emrat e të arratisurve më të rrezikshëm të cilët mendohet se jetojne në SHBA, më saktësisht në New York.
I përfshirë në listë është edhe shqiptari Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, kapoja i Bandës së Durrësit, dhe njëkohësisht krahu i djathtë i tij, i cili është i kërkuari numër një në atdheun e tij sipas autoriteteve njujorkeze.

Sipas gazetës, Plaurent Dervishaj, 37 vjec, kërkohet për vrasje të shumta duke përfshirë vrasjen e shefit të një grupimi rival thonë agjentët e FBI
Dervishaj la atdheun e tij shkruan NYP në Mars të vitit 2006, për t’ju shmangur arrestimit, dhe mendohe se ai është fshehur në New York.

“Të arratisurit në listën e publikuar janë njerëz që janë akuzuar për kryerjen e krimeve të rënda dhe veprave të dhunshme” , tha agjenti special James Morgolin, zëdhënës i FBI-së.

Mes të renditurve në listë është edhe një tjetër shqiptar, Dukagjin “DUKE” Nikollaj, 27 vjec, i cili thuhet se është pjesë e organizatës “Krasniqi Organization” i akuzuar për vrasje dhe trafik droge.
Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/08/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.