Kryeqyteti “thahet” për ujë, qytetarët paguajnë 10 mijë lekë në ditë autobotet

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2378
Ja zonat problematike për furnizimin me ujë të pijshëm
Ndërsa kryeqyteti po “zhuritet” për pikën e ujit institucioni i ujësjellësit nuk ka marrë asnjë masë për furnizimin me ujë të rrjetit i cili duket i boshatisur në këto ditë të nxehta vere. Përpos thatësirës së krijuar nga temperaturat e lartaedhe tubat e çezmave në familjet e kryeqytetit qëndrojnë pa ujë për një periudhë të ditës pasi ndërprerjet e ujit të pijshëm për gati gjysmën e ditës janë të pashmangshme. Lagjet të cilat janë më problematike janë të shumta madje për ndërprerje të ujit mund të themi se të gjitha zonat e Tiranës. Lagjet më problematike janë “Kodra e Diellit” tek lagja “Komuna e Parisit” Zona e Brrylit, “Rruga  Elbasanit” “Unaza  e Re” zona e Saukut të Vjetër,banorët e Bregut të Lumit, banorët e zonës në Yzberisht por edhe një sërë lagjesh zonash të tjera. Banorët tek “Kodra e Diellit” ankohen se kanë kontrata të rregullta dhe paguajnë detyrimet, por prej më shumë se dy javë,në çezmat e banesave të tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji. Ndërsa ata theksojnë se përgjatë gjithë ditës për shkak të mungesave të ujit të pijshëm u duhet të paguajnë rreth 10 mijë lekë në ditë tek autobotet e Bashkisë së Tiranës. Sipas banorëve ky është një problem tepër shqetësues i cili përveç stresit së mungesës së ujit i shkakton edhe harxhim parash. Të revoltuar banorët kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e këtij problemi jetik, kur uji është i domosdoshëm pasi temperaturat po shënojnë rreth 40 gradë celsius. Autobotet shkojnë në lagjet e kryeqytetit rreth dy herë në ditë, duk furnizuar banorët kundrejt një pagese të caktuar, por kohët e fundit:

Mungesa
Një nga zonat që ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm gjatë dy javëve të fundit ka qenë zona e Saukut të Vjetër. Rreth 6 mijë banorë në zonën e Saukut të Vjetër vuajnë prej më shumë se dy javësh thatësirën. Edhe pse kanë kontrata të rregullta me Ujësjellësin e Tiranës dhe paguajnë rregullisht detyrimet, banorët ankohen se ka më shumë se 15 ditë që në banesat e tyre nuk vjen ujë. Banorët e kësaj zone janë revoltuar më punonjësit e ujësjellësit, që sipas tyre kanë bërë punime për furnizimin e një banese me ujë, duke lënë gjithë banorët e zonës pa ujë. Me sa dukët shkak për mungesën e ujit është bërë ndërhyrja që punonjësit e Ujësjellësit kanë bërë në rrjet. Banorët e kësaj zone tregojnë se janë ankuar pranë ujësjellësit për mungesën e ujit, por nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë problem.

Banorët
Një zonë tjetër në periferi të Tiranës, ka prej disa vitesh problem mungesën e ujit. Prej me shumë se dy vjetësh, 300 familje në zonën e Bregut të Lumit në periferi të kryeqytetit banesat e të cilëve janë në proces legalizimi, vuajnë mungesën e ujit. Ata shprehen se herë pas herë i kanë drejtuar dyerve të Ujësjellësit të Tiranës, duke kërkuar që të bëhen lidhjet e rrjetit të ujit, por kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. Banorët kanë deklaruar se u janë drejtuar në shumë dyer për zgjidhjen e problemit të ujit, por deri tani nuk kanë marr asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse. Mungesa e ujit në këto ditë të nxehta vere është e papërballueshme, shprehen banorët. Banorët bëjnë të ditur se kanë kërkuar herë pas herë nga ujësjellësi i Tiranës lidhjen e kontratave për furnizimin me ujë, por nga kjo ndërmarrje nuk u është dhënë asnjë përgjigje. Banorët shprehen të irrituar për mungesën e ujit dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën jetojnë në vitin 2010. Po kështu qindra familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm
Arta Agolli/Agjensia”Sot”

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/07/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.