18 Korriku shpallet ditë zije në nderim të viktimave të aksidentit automobilistik Fushë-Arrëz

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3722
Të paktën 14 vetë humbën jetën në Shqipëri, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe ra në greminë. Zyrtarët thanë se autobusi po shkonte në Fushë-Arrëz, rreth 130 kilometra në veri të Tiranës, kur u rrëzua. Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autobusi po udhëtonte në një ditë me mot të keq kur ndodhi aksidenti. Zyrtarët thanë gjithashtu se të paktën 16 udhëtarë u plagosën, disa prej tyre rëndë.  Agjencia franceze e lajmeve, AFP, njoftoi se të plagosurit u dërguan me helikopterë në një spital të Tiranës.

Qeveria shqiptare vendosi mbrëmë të shpallte ditën e sotme ditë zije në nderim të 14 viktimave të aksidentit tragjik, të pasditës së djeshme në fshatin Dom të komunës së Gjegjanit, në Verilindje të Shqipërise. Aksidenti i djeshëm, ku humbën jeten 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, është më i rëndi pas atij të vitit 2004, të ndodhur në Fushë Arrëz, ku nga përplasja e një autobuzi humbën jetën 14 nxënës nga Malisheva e Kosovës. Korrespondenti i Zerit te Amerikes, Pellumb Sulo, na sjell hollësi.

Në spitalin ushtarak të Tiranës vazhduan gjithë natën përpjekjet për të nxjerrë jashtë rrezikut për jetën 12 të plagosurit e aksidentit me autobusin, ku dje humbën jetën 14 udhëtarë.  Të plagosurit i vizituan udhëheqësit më të lartë shtetërorë dhe politikë, të cilët shprehën solidaritet dhe ngushëllime për familjarët e viktimave.  Korrespondenti  i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.
Pëllumb Sulo, Shkodër / Ilirian Agolli, Tiranë
VOA






Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 18/07/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.