Prifti: Si e merrte Rama drogen

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3401
Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, thellon akuzat kunder Kryetarit te Bashkise Edi Rama, duke pohuar se e ka pare me syte e tij ne vitin 2002 dhe 2005, me pluhur te bardhe ne tavolinen e punes se tij, ne Bashkine e Tiranes. Madje Prifti, e mirepriti padine penale nga selia roze, duke kerkuar edhe zhvillimin e nje gjyqi te hapur, ne menyre qe te gjithe shqiptaret, ta kuptojne se kush eshte ne te vertete Rama. “Mesa kuptoj, me paska rene mua misioni historik qe t’i tregoj shqiptareve se kush eshte kryetari i opozites se tyre, kush eshte Edi Rama. Une e mirepres kete lajmin e padise. Vetem, do t’i beje nje kerkese zotit Rama, qe ta bejme gjyqin te hapur, ne ndonje salle si ajo e Pallatit te Kongreseve, me media prezent, ku t’i tregojme te gjithe shqiptareve se kush eshte ai”, propozoi ministri. Sipas tij, Edi Rama, eshte nje njeri i pa sinqerte, qe fsheh te verteta te medha dhe te dhimbshme per veten e vet. Nderkohe, qe tha se personalisht ka qene deshmitar i disa veseve te tij ne lidhje me perdorimin e substancave narkotike. “Po ju them, se me syte e mi, ne vitin 2002 dhe ne vitin 2005, e kam pare me pluhur te bardhe ne tavolinen e tij te punes ne bashki, gje te cilen, qe ne vitin 2002 dhe ne vitin 2005, ia kam thene lidereve te PS te asaj kohe dhe kam njerez, qe e kam deshmuar qe ne ate kohe. Nuk kam nevoje per deshmitar, sepse me syte e mi e kam pare kete gje ne zyren e bashkise te Edi Rames”, pohoi Prifti.

Duke shkuar me tej ne akuzat e tij te ashpra kunder kreut te bashkise, ministri tha se, per sa i perket orientimit seksual te Rames, deputetet ne seancen plenare te dy diteve me pare, kane qeshur pas fjales se tij dhe filluan te hapen edhe te tregojne edhe detaje te tjera ne lidhje me seksualitetin e Rames. “Dy deputete, njeri i larguar nga Partia Socialiste, aktual ne sallen e Kuvendit, dhe nje tjeter pjese e mazhorances, kane treguar qe kur i ka thirrur Edi Rama ne shtepine e tij ne Peze, i ka pritur i veshur me te brendshme grash, me tanga. Kjo eshte qesharake dhe nuk eshte faji im qe te mendoj qe ai njeri eshte pervers seksual dhe ka orientime seksuale qesharake”, tha ministri, duke perfshire ketu dhe deputete te tjere qe sipas tij, dine jo pak gjera per kreun e bashkise. Ministri theksoi, se te gjithe shqiptaret, duhet ta dine tashme se cfare jane njerezit qe i drejtojne. “Eshte turp i madh te fshehesh gjera kaq te rendesishme si kjo, dhe e them edhe nje here e mirepres gjyqin dhe ta bejme ne sallen e Pallatit te Kongreseve”, vijoi ministri. Vetem dy dite me pare, ai akuzoi rende nga foltorja e Kuvendit, se liderit te selise roze, nuk i dalin 3000 euro ne dite per te marre droge, jo me te kete kaq gjendje parash ne llogarine e tij bankare dhe te vijoje te jete i pastrehe. Sipas tij, nuk ka me asnje shqiptar qe te mendoje se lideri i opozites eshte i pastrehe, ne nje kohe kur nuk e di se ku i ka vilat dhe apartamentet nga Tirana e deri ne Korce.

Dritan Prifti, tha dje se menjehere pas akuzave te tij ne kuvend, per orientimin seksual te kryetarit te Bashkise, Edi Rama, deputetet e tjere u hapen dhe treguan, se Rama i ka ftuar ne shtepine e tij ne Peze me tanga, te brendshme grash. PS, do te padisim Priftin per shpifje. Dy dite me pare, Partia Socialiste, paralajmeroi se do te padise ne gjykate, Ministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, per shpifje. Menjehere pas akuzave te ministrit ne seance plenare, se kreu i opozites, Rama, drogohet, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha se jane mbi 30 padite e kryetarit Edi Rama ne prokurori e gjykate, per akuzat e bera ndaj tij prej Berishes me shoke. “Ka nisur te shkruhet padia per Dritan Priftin. I cili eshte i ftuar t’i provoje te gjitha ato qe tha duke shpifur e share ne perpjekjen per t’i shpetuar pyetjes se opozites. Zoti Prifti si i fitove 1.8 milione euro brenda vitit qe je Minister Ekonomie? Kjo pyetje kerkon pergjigje dhe Dritan Prifti nuk i iken dot te vertetes duke gjuajtur me balte opoziten”, tha Imeraj. Sipas saj, shqiptaret qe e vuajne perdite krizen e rende ekonomike, duhet te mesojne te verteten e pasurimit marramendes te Ministrit te Ekonomise ne krize. Reagimi ne Kuvend i Ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, per pasurine e kryetarit te opozites, Edi Rama shkaktoi acarim edhe te grupit te deputeteve socialiste ne salle.
Rozeta Rapushi/Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/07/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Prifti: Si e merrte Rama drogen

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.