Mendësia dhe e Nesërmja

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3314
I. Mendimi
Mendimi asht pasqyra ideore e subjektit politiko – shoqëror të një kombit. Mendimi i individit dhe i shoqërisë shpreh perparimin apo mbetjen e saj ne te gjitha apektet e zhvillimit.

II. Mendësia
Mendësia ashte bije e mendimit.
Mendësia asht shprehja e mendimit të arritun në formimin e grupeve të ndryshme apo të një kombi me botëkuptimin politiko – social, apo të formësimeve ideore të individit, të grupeve apo të lidërve.
Mendësia si e tillë është një pasqyrim i rëndomtë dhe rutinar rreth një sjellje, një zakoni, të një infeksionit patologjik nga mendimi.
Mendësia është shfaqje e një tifozllekut ndaj një mendimit, kështuqë mendësia në këtë përfytyrim dhe në aspektin praktik të saj e shndrron mendimin nga një nocion abstrakte në zhvillim në një nocion të ngurtësuem, që nuk pranon ndryshim.

Mendësia percaktohet sipas senseve dhe niveleve:

1. Drejtim pozitiv
2. Drejtim negativ.
3. Makiavelik – praktik edhe negative edhe pozitive.

 

Dëmet e mendësisë

Njeriu, grupe njerëzish, shoqëri apo liderë duke zotëruar mendësi të ndryshme, pra si pozitive dhe negative, në këto dy raste apo pa përjashtuar atë makiavelik mendimin nuk e zhvillon sepse jan të mbarsura me interesa të thella ekonomike, politike, agjenturore, ushtarake, filozofike, artistike, letrare.

Me mendësi ndërtohen apo edhe shkatërrohen, përparohen apo edhe ka kthim mbrapa të mendimit të shoqërisë në shumë fusha të supersturktures së një kombit.
Për shembull:

– Mendësi komuniste

Ne Shqiperi kemi nje shembull klasik, ku grupe te medhaja te popullit kane mbete viktime e mendesise komuniste. Ende jetojne me kete garniture te doktrines komuniste qe ju impulsue me te gjitha format okulte per afro gjysem shekulli popullit shqiptar. ku nje pjese ende jetojne me nostalgjine e kesaj te kalueme sepse rrjedhe nga nje mendesi komuniste.
Keta njerez apo grupe njerezish qe perjetojne ‘’lavdine’’ e asaj kohet kane te drejte ta duan, porse nese kete mendesi nuk e perballin me mendimin real qe ka evolue me nje shoqeri tjeter ne formacion ideoligjiko-politike dhe ate ushtarako-ekonomike atehere shndrrohet mendesia ne spirale degjeneruese, ne formacion degradues deri ne shperfytyrimin e Mendimit nga ku buron kjo mendesi..
Prandaj mendesia per te mos u demtuar nga plakeria e saj duhet te perballet me risin qe jeta, shoqeria, zhvillimi i vrrullshem i shume sektorve te afron.

– Mendësia e liderit

Kemi nje shembull aktual te liderit te opozite se Edvin Rames, qe me mendesine e tij te se kalueme identifikohet me mendesine e nje shoqerie diktatoriale dhe te nje shteti me koas, gja qe e deshmon me kaosin, pasigurine, gjendjen e destabilitetit te Shqiperise. Mendesiakomuniste e nje lideri prodhon shume elemente negativ me permasa te medha.

– Mendësi në art

Dashurojn vetem artin shqiptar, duke mos dashur artin e huaj sikurse ndodhi per afro 50 vjet ne Shqiperi. Krijohet ne kete menyre mendesia e imponuem, i detyruem ne rrethana te vecanta qe e ka emnin detyrim diktatorial te dashjes gjithesesi te artit shqiptar, pasi cdo simpati apo dashuri ndaj arti te huaj ishte izme e ideologjise se huaj, ishte armiqesore dhe nuk perputhej me mendimin komuniste.
Shembuj ka dhe i gjen kudo.

Kush e dëmton ma shumë mendësinë?

Natyrishte qe ma shume e damton mendesine fanatizmi i njeriut apo grupe njerezish ndaj nje mendimi shoqeror apo te nje grupi njerzish, qe ka deshmue tirani, mjerim, krime, varferi, shperfytyrim te njeriut dhe shoqerise.
Apo e damton ku ban pjese ne nje ambiente kriminal, qe ushqehet njeriu apo grupi me infeksionet e mendesise vjeter me recidiva te dameshme.

Historia e mendësisë
Patjeter mendesia duke qene pjelle e mendimit ka karakter historik, pasi qe kur lindi njeriu, grupet, fiset, fshatra, qytete, principata dhe kombet u shoqeruen me mendesine ne shume aspekte. Mendesia ashte e vjeter – pra historike sa edhe mendimi meqe jane ne funksion te njera tjetres.

Kush e permirëson mendësinë?
Mendesine e ndryshon per mire apo per te keq materia, pra pasqyra e shoqerise, e formimit te njeriut, ambienti rrethues.

 

III. E nesërmja

Mendimi dhe mendësia e një kombit duhet të jetë në dobi të kombit dhe jo një kundërshti të njëra – tjetrës, sikurse ndodhë.

MENDIMI
Mendimi është veprimtaria abstrakte e trurit te njeriut që merret me përpunimin dhe sendërtimin e informacionit nëpërmjet përfytyrimit, kujtesës dhe kuptimit për të vendosur, ndërmarrë apo zgjedhur një veprim sipas qëllimit, përfundimit, planeve dhe dëshirës; aftësia e ecurisë së të menduarit ose te arsyetuarit dhe te njohjes, një besim apo gjykim vetjak që nuk është i bazuar në dëshmi apo siguri.

Mendimi nga pikëpamja filozofike

Çdo gje qe na rrethon na fut ne mendime, koha esht per ne e pa kapshme dhe nuk e shpejtojme dot nuk na len te mendojme shum rreth asaj qe ne kemi ide.
Libri eshte e vetmja menyr per te perqendruar mendimin per cfare kemi nevoj.
Mendja
Mendja (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, shkallëve të vetëdijes si personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni. Megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore.
Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinë greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane. Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur në teologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut. Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen.
Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore “të larta” përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa. Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë “primitive” apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes. Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale).
Mendja sipas interpretimit te italianeve
Mendja term përdoret zakonisht për të përshkruar të gjitha funksionet e larta të trurit dhe, në veçanti ato të cilat permbajne shkalle te ndryshme të vetëdijes,, të tilla si arsyeja, kujtesa, intuita, dëshira, Eshte ndjesi , nje emocion. Edhe pse jane të ndarë kafshët me njerëzit disa nga këto zgjedhje, esht term qe përdoret zakonisht për qeniet njerëzore.

Përdorim në një kuptim teknik neurofiziologjik ka vendosur edhe një lloj përdorimi metafizik. Në këtë perspektivë, mendja hyjnore bëhet diçka ne njësinë mbinatyrore si shprehja “mendja e Perëndisë”, merr duke menduar cilësi që aludojnë për një mendje të lartë si ai ishte Perëndia per Spinozen.
Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të “shqyrtojme ndërgjegjen tonë” dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .
Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: “zëri i ndërgjegjes”, “zëri i brendshëm”, “brejtja e ndërgjegjes”, “ndërgjegje e pastër” etj.
Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).
Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë,neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.
Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është “faj”, i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.
Vetëdija (lat. conscientia) është aftësia e zotëruar, e gjendjeve mendore si mendimit, vetëkujdesit, emocionit, ndjeshmërisë, perceptimit, urtësisë dhe kujteses në lidhje mes vetvetes dhe mjedisit. Dukuria e vetëdijes shikohet shpesh si një nga problemet më të mëdhaja ende të pazgjidhura të filozofise dhe shkencave natyrore. Deri tani nuk ka ndonjë përkufizim të përgjithshëm të saktë dhe të pranueshëm për vetëdijen.
Vetëdija është lëndë studimi në psikologji, neurologji, filozofine mendore dhe shkencën njohëse (kognitive).
Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos – ves, dok, zakon) në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.

Etika në politikë
Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos – ves, dok, zakon) në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standarti i sjelljes që njerzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtërngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjestarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.
Thënie
“Kemi pak kontroll mbi mendimet tona. Jemi të burgosur të ideve.” – Ralf Valdo Emerson.
“Njerëzit ndahen në dy lloje: ata që mendojnë dhe ata që lënë që të tjerët të mendojnë.” – Fabricio DeAndre
“Nëse nuk je njeri që mendon, fundja për çfarë je njeri.” – Samuel Teilor Kolerixh
“Kurrë nuk janë të vetmuar ata që shoqërohen me mendime fisnike”. – Filip Sidnei
“Cdo pengese qe kalojme, eshte nje mundesi per tu permisuar” B.Z.

Mendimi shqiptar ka karakter historik

Me krijimin e kombit shqiptar lind natyrshem dhe mendimi shqiptar. Mendimi eshte shprehje e nje reaksioni të natyrshem si kerkese biologjike dhe sendertim i vetedijes.
Mendimi shqiptar esht ne raport me periudhen historike te saj.

Nuk ka sisteme shoqerore pa mendimin e vet, si e tille mendimi duke qene shprehje te sistemeve shoqerore sikurse cdo fenomen ndahet ne periudha;

Mendime ne periudha kronologjike te Shqiperise. Shembuj jane analoge per cdo sistem shoqeror.

Mendimi i periudhës pellazge

Mendimi i periudhës ilire

Mendimi i periudhës greke

Mendimi i periudhës romake

Mendimi i periudhës bizante

Mendimi i periudhës osmane

Mendimi i periudhës së rilindjes

Mendimi i kohës gjysëm-moderne – apo feudo-borgjeze

Mendimi i periudhës për pavarësi

Mendimi i periudhës për çlirim

Mendimi i peirudhës komuniste

Mendimi i periudhës paskomuniste

Le ti zberthejme me ilustrime perkatese mendimet ne periudha kronologjike.

Me mendim si koncepte apo shprehje abstrakte do te shkoqisim konkretishte;

Çdo të thotë Mendimi shoqëror i një sistemi?

Duhet kuptuar si mendja e një grupi njerëzish ndërtuen arkitekturen e saj në drejtim llojit të formimit të sistemit drejtues në fise, principata, në shtete. Dhe sesi ky lloj strukture drejtimi ushtroi marrëdheniet e saj me shoqërinë dhe shoqëria me shtabin drejtues në aspekte të zhvilimit ekonomik-ushtarak dhe atë filozofik. Duhet të dimë se si funksionoi instrumetat drejtuese në zhvillimin e mendimit shoqëror psh: të sistemit skllavopronar pellazgjik?
Pra duhet të dimë konkretisht mendimin dhe evolucionin e saj në sisteme shoqërore të ndryshme.

– Mendimi pellazgjik

Në fakt, civilizimi pellazgjik mbetet i pari në Ballkan.
Ashte nje epoke qe i perkete lashtesise ne vite para Krishtit.
Cilat ishin instrumenta te mendimit shoqeror?
– feja pagane ishte sistemi qe vuri ne levizje mendimin shoqeror primitiv pasi besonte ne objekte qe ishin fondamentale per ekzistencen e njeriut si uji, dielli, zjarri, qielli, uji, dashuria, toka, vena, kafshe te ndryshme, vetetima, era, etj, nepermjet ketij besimi shoqeria merrte dhe jepte imazhe ne jeten e perditshme duke ndertue gjithe veprimtarine e saj mbi bazen e kesaj besimit natyror – materialiste dhe aspak abstrakte.
– arti i metalit, i gurit dhe i drurit
Ne art mendimi shoqeror ka spikate kultura e asaj kohet me episodet, ngjarjet, gezimet dhe hidherimet. Me artin e tyre primitiv i dhane shtyse zhvillimit mendor te shoqerise sepse pa kete instrumente shoqeria e ka te pamundur te mos ndikohet ne ndryshimin, dinamiken dhe perparesine e mendimit shoqeror.
– arti i te drejtuarit ne fise, principata – minishtete apo ne shtete.
– Mitologjia, legjendat, ritualet pagane
– Folkori

-Mendimi rilindas

Objekti i mendimit të epokes se rilindjes ishte:
Pavarësi, dituri dhe zhvillim universal dhe të baran´bartë me kombet europiane. Si diell kishin Skenderbeun dhe veprën e tij në shekuj. Udhëheqja e mendimit rilindas me Heroizmat e Skenderbeut i solli Shqipërisë lirinë dhe mevetësinë…. edhe pse ka sot nga pseudointelektuale dhe pseudo – president ta zbehin apo dhe ta degjenerojnë përmbajtjen e kryeveprës së kryegjeneralit shqiptar Skenderbeu.
– Mendime janë të shumta, por për hirë të lehtësisë së të studjuemit e kam grupue në përkatësinë e rendeve shoqërore – politike- fetare si ma poshtë:
Mendimet në këto rende shoqërore kanë padyshim përfaqësuesit e vet.

Për periudhën e rilindjes janë këta autor;
‘’Mendimi shqiptar i Anton Harapit, Branko Merxhanit, Tajar Zavalanit, Gjergj Fishtës. Ismet Totos, Krist Malokit, Medi Frashrit, Mit’hat Frashërit, Nebil Cikës, Mustafa Krujës, Zef Valentinit etj etj, si ‘materie’ e kulturës sonë do të duhet të studjohet në thellësi, për ta sjellur në mundësinë reale të përcjelljes në mënyrë integrale dhe shteronjëse. Kjo minierë mendimi prêt të njihet!’’(Psh. Demokratizimi përmes mendimit dhe ‘Mendimi Shqiptar’! autor Dr. Përparim KABO

Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
Dt. 14 prill 2010

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/06/2010. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Mendësia dhe e Nesërmja

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.