Masakra ndaj popullsisë çame, sot marshimi në Varrezat e Kllogjerit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1777
Ceremoni të veçanta sot në përkujtim të 66-vjetorit të masakrës ndaj popullsisë çame në Greqi. Komuniteti çan në nderim të viktimave dhe për të përkujtuar atë që nuk mund të harrohet, organizon sot një sërë aktivitetesh, që do të finalizohen më marshimin e madh.

Në orën 18:30 shumë përfaqësues të këtij komuniteti do të nisen në një marshim që do të nisë nga Varrezat e Kllogjerit deri në Qafë Botë.
Organizimi i kësaj ceremonie bëhet në mënyrë të veçantë nga Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDU) që përfaqëson këtë komunitet edhe në Parlamentin shqiptar.
Ndërkohë nesër njoftohet se do të jetë Shoqata “Çamëria” që do të kryejë të njëjtin marshim që pritet të nisë në orën 08:00.
Dje të mbijetuarit nga masakra e grekeve ndaj këtij komuniteti kanë sjellë kujtime të dhimbshme të përjetuara në fëmijëri. Tahir Muhedini ka kërkuar në emër të këtij komuniteti respektimin e të drejtave.
“Edhe politika shqiptare duhet ta marrë seriozisht dhe të sensibilizojë zyrat evropiane për këtë padrejtësi, për mohimin e të drejtave të njeriut të komunitetit cam”, u shpreh Muhedini.
Shekulli

***

Sherr mes çamëve dhe grekëve në Parlament, Tahiri-Dules: Ta mësoj unë si mbahet zi o këlysh i Zervës.

Çështja çame, replika të ashpra në Kuvend mes Tahirit dhe Dules Përveç debatit të zakonshëm me mazhorancës dhe minorancës, Parlamentit shqiptar i është shtuar dhe një konflikt i ri, ai mes partisë së çamëve dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Seanca e djeshme ka qenë dëshmitare e një debati mjaft të ashpër mes dy deputeteve të PDU-së dhe kreut të PBDNJ-së. Gjatë kohës që Shpëtim Idrizi kërkoi një minutë heshtje për viktimat çame në Greqi, Dule nuk është ngritur nga vendi, kjo ka sjell menjëherë reagimin e deputetit të Vlorës, Dashamir Tahiri, i cili ka fyer rëndë Dulen duke e quajtur deri dhe këlysh i Zervës. Dule ka replikuar më pas duke kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit masa ndëshkuese ndaj Tahirit.
Debati Tahiri-Dule
Tahiri në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit sulmoi kreun e PBDNJ, Vangjel Dule se mohon çështjen çame dhe se nuk respektoi zinë e mbajtur sot nga Kuvendi. “Parlamenti mbajti 1 minutë heshtje për përkujtimoren e masakrës së Çamërisë. Por ti nuk u ngrite në këmbë, por ja ku po ta them unë, të mësoj unë si mbahet zia, ty këlyshi i Zervës”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vangjel Dules, që nga vendi u shpreh i indinjuar më shumë për faktin se Kryetarja e Parlamentit nuk reagoi. Dule iu përgjigj duke thënë se sjellja e tij është personale. “Kur bëhen kërcënime të tilla këtu menjëherë mblidhen truprojat, nuk e di pse zonja Topalli nuk reagon kur nga podiumi bëhen kërcënime reale. Ja ku po e them se kur ngrihem unë e për çfarë ngrihem e flas në podium, është çështje individuale, se kjo që bërë ti sot është kërcënim i hapur ndaj meje. Qëndrimi i im është pjesë e zgjedhjes dhe bindjeve të mia dhe këtë nuk mund ta diskutoj me askënd”, tha Dule. Përplasja dhe replikat mes dy deputetëve e detyruan drejtuesin e Kuvendit të ndërpresë për pak minuta punimet e Kuvendit.
PDU, apel për të drejtat e çamëve
Partia Drejtësi dhe Unitet kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë që të reagojë mbi çështjen çame në kuadër të Javës Kulturore të Çamërisë. Kryetari i PDU, Idrizi deklaroi se PDU është shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për këtë çështje ende të pambyllur. “Ne po grumbullojmë materiale për të ndjekur ligjërisht, padrejtësinë që është kryer mbi popullsinë tonë. Ne po asistohemi nga një studio mjaft prestigjioze britanike, e specializuar për krimet e luftës dhe shumë shpejt do të shihet se çdo arrijmë të bëjmë. Ne kërkojmë që pala greke të kërkojë falje për këtë krim të shëmtuar. Ne kërkojmë që pala greke t’i kthejë pronat atyre që i takojnë. Ne kërkojmë që të nderohen viktimat e pafajshme, që dhanë jetën pafajshmërisht vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Të ngrihet një lapidar, një memorial në qendrat e qyteteve ku ata u larguan me forcë, me përdhunë,” – tha Idrizi.Ai iu referua rastit çek, ku u kërkua falje ndaj gjermanëve të dëbuar dhe kërkoi që diçka e tillë të ndodhë edhe për shqiptarët e Çamërisë. Ndërkohë që deputeti tjetër i PDU-së, Dashamir Tahiri, ftoi institucionet shtetërore që për herë të parë të mos kenë frikë të flasin për këtë çështje.
TiranaObserver.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/06/2010. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.