Çlirimi i Elbasanit, fakte të pathëna

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5180
“Koha Jone” vijon ciklin e specialeve ne kuadrin e pervjetoreve te clirimit ne qytete te ndryshme te vendit. Sot, gjeni nje material, faktet e te cilit publikohen per here te pare, ne 63-vjetorin e clirimit te Elbasanit, qe nga ditet e perpjekjeve per shporrjen e pushtuesve dhe deri ne vitet e mepasshme, kur diktatura komuniste dogji publikisht librat “e verdhe” te “Normalistit”

Celula e Partise Komuniste ne Elbasan u krijua ne vitin 1941. Ne vitin 1942 u formua berthama e rinise antifashiste dhe ne shkurt te vitit 1943 u krijua Komiteti Qarkor i PKSH-se. Qyteti i Elbasanit u clirua nga nazistet gjermane me 11 nentor te vitit 1944. Per clirimin e ketij qyteti, Shtabi i Pergjithshem i Luftes Nacional Clirimtare ngarkoi Brigaden e XV Sulmuese. Partizanet rrethuan qytetin nje nate me pare, duke i perqendruar forcat ne goditjen e komandes dhe postblloqet e armikut. Per clirimin e Elbasanit u zhvilluan luftime te ashpra. Nje ndihmese te madhe dhane edhe banoret brenda qytetit. Gjate luftimeve mbeten te vrare 23 partizane. Ndersa nazistet pesuan humbje te medha ne njerez dhe ne armatime. Ne fund, gjermanet e mbetur braktisen qytetin dhe u larguan ne drejtim te Tiranes.

Forcat clirimtare hyne ne qytet paraditen e 11 nentorit. Ata u priten me gezim nga banoret, te cilet kishin mbushur te dy anet e rruges kryesore. Gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore, Elbasani pesoi deme te medha ekonomike, financiare dhe njerezore. Demet ne pasuri te paluajtshme si shtepi, ndertesa, pyje, drufrutore, objekte social ekonomike etj., kapen shifren mbi 2800000 franga ari. Demet ne pasuri te luajtshme si pajisje shtepiake, gje e gjalle, vegla dhe makineri pune per bujqesine dhe industrine etj., kapen shumen e 2600000 franga ari. Gjate Luftes se Dyte Boterore, ne rrethin Elbasan u dogjen krejtesisht 1263 shtepi, u demtuan pjeserisht 236 ndertesa, u shkaterruan 139 km linje telefonike, 222 m ura kryesore dhe 115 m ura dytesore, u prishen dhe demtuan 383 km rruge automobilistike, u grabiten ne numer te pacaktuar mijera krere bageti te imta e te trasha. Gjate Luftes se Dyte Boterore ne Elbasan humben jeten mbi 300 vete, nga te cilet 1/3 ishin normaliste. Por bilanci i luftes eshte akoma me i thelle nese merren ne konsiderate lufta e brendshme dhe vellavrasja, internimet ne kampet e perqendrimit, emigrimet etj.

Tatimi i jashtezakonshem mbi fitimet e luftes

Pas clirimit te vendit me nje urrejtje te patreguar ndaj tregtareve te mesem dhe te medhenj, komunistet nisen tatimin e jashtezakonshem mbi fitimin e luftes. Vendimi u mor me 13 janar te vitit 1945. Tarifa e vjeljes se ketij tatimi shkonte nga 45-85% sipas fitimit te realizuar mbi fitimin minimal prej 500000 franga ari. Sipas ketij ligji, tatimi prekte te gjithe ata tregtare dhe industrialiste qe kishin spekuluar gjate viteve te Luftes se Dyte Boterore duke siguruar nje fitim mbi 500000 franga ari. Qellimi i ketij ligji ishte qe qeveria komuniste te siguronte te ardhura aq te domosdoshme ne ate kohe per te nxjerre popullsine nga gjendja e urise dhe per te nisur rimekembjen e ekonomise. Gjithashtu, ligji kishte si synim goditjen e kapitalit te madh vendas, rrenimin e tij dhe celjen e rruges per ekonomine socialiste.

Ne prefekturen e Elbasanit, sidomos ne kryeqendren e saj qytetin Elbasan, tatimi i jashtezakonshem i luftes goditi 38 subjekte te medha, te cilat kishin realizuar gjate viteve te luftes nje fitim mbi normen qe kapte shumen e 59623025 franga shqiptare. 4 firma te fuqishme kishin realizuar nje fitim qe shkonte nga 3-5 milione franga shqiptare secila. Ne total nga tatimi i jashtezakonshem i luftes, shteti shqiptar realizoi ne Elbasan nje fitim prej 24191656 franga shqiptare, ku pjesa dermuese u vol nga tregtaret e medhenj. Tatimi i jashtezakonshem mbi fitimet e luftes nuk u mireprit nga dhjetera tregtare. Ata e kundershtuan kete tatim, madje fshehen nje pjese te madhe te valutes te siguruar gjate Luftes se Dyte Boterore. Per kete arsye, mjaft tregtare u rrahen, u torturuan dhe perfunduan ne burgjet komuniste.

Librat e verdhe te “Normalistit” u dogjen ne shesh

Ndeshkimi nuk la as ata qe tregtonin libra, duke perhapur kulture ne Elbasan dhe me gjere. Sulejman Kurani, pronar i nje rrjeti te librarive “Normalisti”, u detyrua te jete publikisht i pranishem ne djegien qe iu be ne mes te qytetit ne vitet ’60, disa mijera librave te verdhe, thesar i pacmuar i kombit. “Normalisti”, prej disa dekadash, kishte grumbulluar nje pasuri te vyer intelektuale me botime ne shqip, duke nisur nga viti 1784 dhe me tej. Bashkepunimi i “Normalistit” me homologe ne Itali, Spanje, France dhe gjetke, bente qe librarite e tij te pasuroheshin rregullisht me libra artistike, historike etj. Pasardhesit e familjes Kurani, pohojne se ende posedojne dhe sot libra te verdhe dhe botime ne shqip te shekujve me pare, te cilet u arrit te ruheshin nga djegia publike qe iu be ne qender te qytetit Elbasan.

Disa nga familjet dhe tregtaret e prekur nga sekuestrimet ne Elbasan

Familjet e prekura nga tatimi i jashtezakonshem i luftes dhe sekuestrimet ne Elbasan jane:

Familja Domi
Familja Miraku
Familja Mehja
Familja Kurani
Familja Velencia
Familja Kazazi
Familja Hostopalli
Familja Dodbiba
Familja Kopili
Familja Shkodra
Familja Shiku
Familja Bebi

Nder tregtaret e njohur te Elbasanit permenden:

Sule Domi
Sulejman Kurani
Xhaferr Celirama
Refik Myftiu
Mateo Papajani

Fatos Salliu
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/06/2010. Filed under Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.