Mafia kineze tashme ne Shqiperi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3912
Mafia kineze ka kohe qe operon ne heshtje edhe ne Shqiperi.
Shqipëria ekstradon bankierin kinez. Akuzohet për 7 mln USD vjedhje.
Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet për herë të parë në historinë e gjyqësorit, vendosi ekstradimin e një shtetasi kinez nga Shqipëria në Kinë për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. Ishte gjyqtari Gerd Hoxha, i cili me kërkesë të Republikës Popullore të Kinës dhe vetë të arrestuarit në aeroportin e “Nënë Tereza” këtu e tre muaj më parë, vendosi të lejojë ekstradimin e tij në drejtim të shtetit komunist.
Ka qenë Prokuroria e Përgjithshme ishte institucioni që përfaqësoi shtetin kinez në gjykatë, e cila me administrimin e kërkesës së autoriteteve kineze të ardhur nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, në formën e letër-porosisë, i është drejtuar togave të zeza me kërkesën për ekstradimin e 35- vjeçarit Shen.

Sipas vendimit të firmosur nga gjyqtari Hoxha, i arrestuari akuzohet nga Prokuroria e rrethit West Lake, Hangzhou, Kinë, se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit financiar”, në bashkëpunim në shuma të mëdha me anë të falsifikimit të dokumenteve. Kryerjen e kësaj vepre penale, sipas kërkesës së autoriteteve të drejtësisë kineze, 35- vjeçari Shen e ka kryer gjatë kohës që ka punuar në bankën e qytetit Hangzhou në Kinë, duke përvetësuar rreth shtatë milionë dollarë amerikanë. Kjo vepër penale, sipas vendimit të gjykatës, parashikohet nga ligji penal kinez si vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e pronës dhe pasurisë, për të cilën parashikohet një dënim në maksimum me burgim të përjetshëm.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve kineze, në seancën gjyqësore ndodhej i pranishëm edhe konsulli i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në kryeqytet, z.Ëang Runke. Në fjalën e tij, konsulli kinez Runke siguroi Gjykatën se “nëse ekstradohet shtetasi Lei Shen nuk do të jetë në asnjë mënyrë objekt persekutimi apo diskriminimi për shkak të racës, fesë, seksit, shtetësisë, gjuhës, bindjeve politike, gjendjes personale a shoqërore ose i dënimeve a trajtimeve të egra, çnjerëzore a poshtëruese ose i veprimeve që përbëjnë shkelje të një të drejte themelore të njeriut”. Ndërsa, vetë i arrestuari 35- vjeçar Shen, gjatë fjalës së tij para togave të zeza përveç parashtrimit të dëshirës për tu ekstraduar në Kinë, që të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij, u shpreh se është anëtar i Partisë Komuniste kineze (partia e vetme në Kinë) dhe nuk i kanosej asnjë nga rreziqet e përmendura nga gjykata.

Sipas vendimit të ekstradimit, 35- vjeçari Shen është arrestuar mbrëmjen e datës 19 qershor 2009, konkretisht në ora 19:45 minuta nga policia gjyqësore e Komisariatit të Rinasit në kohën që po tentonte të fluturonte në drejtim të Italisë. Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhrit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar më datë 1 qershor 2009 nga Prokuroria e rrethit Ëest Lake, Hangzhou, Kinë, me nr.XGBZ (2009) 23009.
Sipas këtij urdhër arresti rezulton se, shtetasi Lei Shen është person nën hetim për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit financiar”, në shuma të mëdha 52 milionë jen (rreth 7 milionë USD), të përfituara me anë të falsifikimit të dokumenteve në kohën që punonte në bankë. Ndërkohë, caktimi i masës së sigurisë “arrest me burg” për 35- vjeçarin Shen është caktuar nga togat e zeza të kësaj gjykate më 21 qershor 2009, ku në prani të përkthyesit dhe avokatit të caktuar nga gjykata, i akuzuari për “mashtrim financiar”

Shen ka pranuar se është i njëjti person i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë kineze dhe se në Shqipëri kishte disa ditë që kishte ardhur. Aktualisht, shtetasi kinez Lei Shen ndodhet në paraburgimin “Mine Peza” (302) në Tiranë, në pritje që vendimi të marrë formën e prerë, për tu dërguar më pas në drejtim të qytetit Hangzhou në Kinë.
Shekulli Online | 13/09/2009 |

***

Mafia kineze dhe shqiptare punojnë së bashku.

Policia italiane përcaktoi se ekzistojnë lidhje ndërmjet kriminalitetit të organizuar në Kinë dhe Shqipëri.

Kjo është përcaktuar gjatë hetimit që rezultoi me arrestimin e 30 personave, të dyshuar për rrëmbim, posedim të armëve dhe falsifikimit të dokumentave.

Gjatë hetimit, që zgjati dy vjet, ishte përcaktuar se ka lidhje ndërmjet mafisë kineze dhe asaj shqiptare, më së shumti në pjesën e migrimit ilegal. Këtë e bënë të ditur drejtoria për antimafi në Firencë, sipas të cilës ekziston kanal i organizuar për tregti me emigrantë ilegalë kinezë.

Kanali shtrihet nga Pekini deri tek qyteti italian Ankonë dhe kalon nëpër Greqi dhe Shqipëri. Gjatë arritjes në Shqipëri, shumica e emigrantëve kanë qenë të mbajtur në mënyrë të detyrueshme prej grupeve, të ndërlidhuara me mafinë lokale. Pasi që do ta paguanin blerjen, ata janë dërguar në Itali.
Sipas policisë, dy bandat kanë punuar bashkë edhe gjatë blerjes së armëve, kokainës dhe ekstazit.
20 Maj 2005 /Makfaks/Forumishqiptar.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/06/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.