Karl Gega, jeta dhe vepra

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 11223

Karl Gega jeta dhe vepra e tij si inxhinier i Arkitektures dhe Gjeodezis

“Karl Gega – Midis legjendes dhe realitetit”.
Hekurudha e Semmeringut – nje kryeveper e mendjes njerezore, qe per te gjitha kohet do te mbetet e lidhur me jeten e Geges“.
Franz Jonas, President i Republikes se Austrise (1969-1978).
Inxhinjeri Karl Gega eshte bere miti i historise se ndertimit te hekurudhave austriake, simboli i futjes se nje dimensioni te ri te mobilitetit dhe komunikimit. Hekurudha e Semmeringut, hekurudha me te famshme malore ne bote, e projektuar dhe e zbatuar prej Karl Geges, hodhi poshte nje nga dogmat e shkences inxhinierike angleze mbi pamundesine e ndertimit te hekurudhave malore dhe beri te mundur kalimin e nje lartesie te pa arritur me pare, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, duke e futur ate ne librin e arte te ndertuesve me te shquar boterore.
Figura e ketij kollosi te artit te ndertimit te hekurudhave, qe radhitet nder 100 “Austriaket me te medhenj” te te gjithe historise se kombit austriak, krahas Mozartit, Froidit, Maria Terezes, Franz Josefit, Kafkes etj. ka qene mbuluar nga shume enigma, qe lidhen me lindjen, vdekjen e prejardhjen e tij, por edhe me shume elemente te tjere te panjohur me pare te jetes se ketij gjeniu te hekurudhes-perle te Semmeringut: “nje kryeveper e mendjes njerezore, qe per te gjithe kohet do te mbetet e lidhur me jeten e Geges“, sikurse e ka vleresuar ish-Presidenti i Austrise Franz Jonas.
Te gjithe biografet e Karl Geges (botimet per te jane me dhjetra ne Austri, Itali e Gjermani), ne se kane arritur te japin nje pershkrim te detajuar te te gjithe veprimtarise se Geges si arkitekt e inxhinjer, e kane patur te pamundur te hyjne ne jeten e tij personale. Biografi me i fundit i Geges, austriaku Wolfgang Straub, ne librin e tij te ri botuar me 2004 „Karl Ritter von Gega“ nenvizon se « Per njeriun-Gega ne nuk kemi trasheguar pothuajse asgje ».
Jeta e tij private ne te gjitha botimet letrare e shkencore eshte trajtuar ne pergjithesi ne menyre te mjegullt apo hipotetike. Sigurisht qe edhe prejardhja e tij eshte trajtuar ne menyre hipotetike, duke e konsideruar si austriak italian. Edhe ne ato raste kur thuhej se prejardhja e tij mund te ishte nga Shqiperia, referuar formalisht mbiemrit te tij, ajo konsiderohej me shume si nje hipoteze, por jo si nje realitet i argumentuar dhe i provuar.

 

Fëminia dhe rinia
Pikerisht si sot, 204 vjet me pare, me 10 janar 1802 familja e Kapitenit te Marines Venedikase Anton Gega kishte nje gezim te vecante: lindjen e djalit te vogel Karl-it. Familja Gega banonte ne lindje te qytetit ne “Sestiere di Castello”, lagje e oficereve dhe nepunesve te Marines Veneciane, prane rruges Via Garibaldi dhe Rio di S.Anna-s. Pas lindjes se Karlit, pagezimi i tij nuk u be ne S.Anna, por ne ishullin e Olivolo-s ne kishen e San Pietro-s ne Castello, ku ishte rezidenca e Peshkopit te Venedikut, e cila vetem me 1807 u vendos ne Katedralen e San Marko-s. Regjistri i pagezimit te kishes se San Pietro-s ne Venedik, dokumenti me i rendesishem per prejardhjen e Karl Geges shenon:
” Me 10 janar te vitit 1802 lajmerohet lindja e Karlit, birit te zotit Anton Gega, biri i Gasparit, oficer marine, dhe i zonjes Anna, me mbiemer vajzerie Pribich, bija e Georg-it, e shoqja e tij ligjore, banues ne Fondamenta di San Gioacchino. Nuni: Zoti Andreas Contuzzi, biri i Nikolaus-it, oficer marine, nga kisha e S.Giuliano-s; Mamia: Aleksandra Longo, Spigarol di contrada. Prifti: Peter Lanza.“
Ne disa botime ditelindja e Geges figuron me 13 qershor 1802 dhe si reference është regjistri i punes, i plotesuar nga vete Gega. Ne kete regjister Gega ka shenuar si date te lindjes daten e dhenies se emrit (pagezimit), prandaj ne disa botime figuron gabim si datelindje 13 qershori 1802. Kjo per arsye te rendesise me te madhe, qe i jepej dites se emrit ne krahasim me datelindjen.
Arsimin fillor Karl Gega e mori prane familjes ne Venedik. Studjuesit e shumte te Geges thone qe shpresat e te jatit, Antonit, ishin perqendruar te djali i vetem, i cili do te vazhdonte traditen e familjes ne karieren ushtarake detare. Por pa mbushur mire 13 vjec kariera e ardhshme e Karlit mori drejtim tjeter. Ne vitin 1814 Austria rimori edhe nje here ne zoterim Venedikun, dhe pikerisht ne kete kohe Anton Gega, duke pare mungesen e perspektives ne marinen veneciane, por edhe duke vleresuar dhuntite e Karlit, vendosi t’ i jape te birit nje tjeter drejtim ne jete. Ai kaloi nga Kolegji Real i Marines (Reale Collegio di Marina) ne kolegjin ushtarak te Shen-Anes.
Pavaresisht nga fakti se Karli ishte i regjistruar ne “Collegio Militare di Sant’Anna”, lendet, qe zhvilloheshin aty si aritmetika, gjeometria, trigonometria, algjebra, fizika, arti i ujit, teoria e lekundjes dhe mekanika e trupave te ngurte, i dhane atij nje formim te plote e solid ne shkencat ekzakte. Pas perfundimit te kolegjit Karli ndoqi per disa muaj nje institut privat marine, me qellim qe te thellonte njohurite e tij ne matematike. Me deshmite e te dy shkollave, Karli regjistrohet ne janar 1818 ne vitin e dyte te studimeve ne kursin trevjecar ne Fakultetin e Shkencave te Filozofise dhe Matematikes te Universitetit te Padoves, ne te cilin punonin pedagoget dhe shkencetaret me te mire te kohes. Kalimi direkt ne vitin e dyte te Universitetit mundesohej nga fakti qe ky student i talentuar e zoteronte lenden e vitit te pare. Por edhe viti i dyte nuk zgjati shume, pasi ne gusht te vitit 1818 Karli dha provimet perkatese.
Por ajo qe te terheq vemendjen eshte se Karli krahas me ndjekjen e shkolles private, qe ne tetor 1817 kishte filluar pune ne Inspektoriatin Qendror i Ujrave dhe Rrugeve te Qeverise se Krahines se Venetos, pjese e Perandorise Austro-Hungareze. Ai ka udhetuar shume nga Padova per ne Venedik, midis studimit dhe formimit praktik. Ne Inspektoriatin Qendror te Ujrave dhe Rrugeve ai u caktua fillimisht si inxhinjer “praktikant”. Por ky dypunesim nuk i mjaftonte ketij gjashtembedhjetevjecari, i cili ndiqte edhe kurse ne “Accademia dei Belli Arti” ne qytetin e Venedikut, qe i jepnin nje formim te plote ne fushen e arkitektures.
Ne vitin 1818 ai dha provimet perfundimtare dhe u emertua “Inxhinjer arkitekt”, kurse me 11 qershor 1819 Gega u diplomua “Doktor ne matematike” me vleresimin unanim “shkelqyeshem” (a pieni vote e con laude) te Komisionit te Universitetit te Padoves.
Piketat e ardhshme te jetes se ketij 17-vjecari ishin vendosur tashme, ai ishte nje talent te jashtezakonshem ne fushen e shkencave natyrore e teknike, qe u nxiten ne menyre intensive gjate gjithe veprimtarise se tij dhe karieres si nepunes, qe ai e filloi dhe e vazhdoi deri ne fund te jetes pa nderprerje per me shume se 40 vjet ne sherbin te Perandorise Austro-Hungareze, nga te cilat 17 vite ne Venedik.

 

Vepra e Geges
Kur shikon fushat, ne te cilat ka kontribuar Grega, mendon qe sot per te patur formimin adekuat te tij, nje inxhinjeri i duhet te studjoje ne disa fusha si ndertimi i rrugeve dhe hekurudhave, pyjtaria, ujrat, gjeodezia, arkitektura, inxhinjeria mekanike etj.
Gega ishte nje gjeneralist, i cili e tha fjalen e vet me kompetence te plote profesionale, pavaresisht se shkenca e asaj kohe ne ndertimin e hekururdhave ishte akoma ne hapat e para dhe nuk ishte konsoliduar akoma si nje dege e dijes. Per te arritur ne kryevepren e tij, hekurudhen e Semmeringut, qe e beri ate te pavdekshem, Karl Gega punoi dhe krijoi ne shume sektore te tjere, nga ku ai grumbulloi ate pervoje, qe e futi ne panteonin e njerezve me te shquar te kohes.
Me dhjetra rruge, vepra e hekurudha ne Perandorine Austro-Hungareze te asaj kohe (ne Austri, Gjermani, Ceki, Hungari, Slovaki, Slloveni e Itali) kane vulen e mendjes gjeniale te Karl Geges: rruga Ampezzane (Strada d’Alemagna), qe lidhi Venedikun me Tirolin (1820); projektet per ndertimin e rrugeve ne Vittorio Veneto dhe Conegliano; ndertimi i godines se gjykates ne Treviso ne Piazza del Duomo(1824); projekti per disiplinimin e ujrave te lumit midis Piave-s dhe Tagliamento-s (1827); projekti per rregullimin e ujrave te lumit Po ne zonen e Rovigos (1830); drejtimi i punimeve per ndertimin e segmentit hekurudhor Vjene- Ravensburg-Brno (Ceki) 140 kilometra e gjate (1839); drejtimi i segmentit hekurudhor Tirol-Voralberg (1840), drejtimi i punimeve per lidhjen e Trento-s me Pergine–n e permiresimi i rruges se vjeter romake “Via Claudia Augusta”; drejtimi i punimeve per segmentin hekurudhor Mürzzushlag-Grac (1844) dhe Grac–Celje (Sloveni); projektimi i linjave hekurudhore per ne Ljubljane dhe Trieste (1845).
Ne prill 1842 Gega dergohet nga qeveria austriake per ne Shtetet e Bashkuara per te perfituar nga pervoja amerikane ne ndertimin e projektimin e hekurudhave. Ketij udhetimi ai i kushtoi dy botime me rreth 264 faqe, ne te cilat pershkruan teknikat e ndertimit si dhe problematiken ne lidhje me zbatimin e tyre. Ne vitin 1845 ai botoi per auditorin e ndertuesve librin « Mbi ndertimin e urave ne Ameriken e Veriut si dhe mbi llogaritjet per aftesine mbajtese te ures se Howe’shen-it ».

 

Hekurudha e Semmeringut
Padyshim kryevepra e Karl Geges konsiderohet Hekurudha e Semmeringut, punimet per ndertimin e se ciles filluan me 1848 dhe perfunduan me 1854.Hekurudha e Semmeringut nuk ishte vetem nje risi ne fushen e ndertimit te trasese per konstruksionin e lokomotivave malore apo tekniken e sigurise, por ajo shenonte dhe nje hap perpara ne drejtim te ndertimeve malore, duke shenuar nje arritje ne studimin e teknikes se ndertimit me shina.Ne nje zone teper malore, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, u ndertuan 41 km hekurudhe, shume vepra arti, 15 tunele me nje gjatesi te pergjithshme prej 4520 metra, nga te cilet ai i Semmeringut 1430 metra, 16 viadukte me gjatesi 1502 metra (disa prej tyre me dy kate), si dhe disa dhjetra ura. Ne ndertimin e trasese se Semmeringut punuan rreth 20.000 vete. Veshtiresite ishin shume te medha: terreni teper i thyer, dimri i eger, epidemite vdekjeprurese, por edhe kushtet e punes, pasi dinamiti akoma nuk ishte shpikur, mungonte mekanizimi dhe veglat e mjetet e punes kishin nje efektivitet te ulet. Te tilla veshtiresi e pune kolosale Karl Gega i perballoi me aftesi, pasion, besim e guxim te rralle dhe arriti nje fitore historike ne shkencen e ndertimit te hekurudhave.

Me 12 prill 1854 Perandori Franz Jozefi udhetoi neper hekurudhen e re te Semmeringut i shoqeruan nga Gega. Nje muaj me vone Perandori Franz Josef se bashku me perandoreshen Elisabeth (Sissi) pas marteses se tyre bene nje tjeter udhetim neper kete hekurudhe me 16 maj 1854 te shoqeruar nga Gega. Ata i shprehen Geges kenaqesine e tyre te jashtezakonshme per kete ndertim te mahnitshem ne nje nga zonat me te bukura te Austrise, qe siguronte perfundimisht lidhjen pa probleme midis Vjenes dhe Gracit.
Ne mirenjohje te sherbimeve te shkelqyera shumevjecare te Karl Geges Perandori Franz Josef, e dekoroi dhe e beri Gegen mbajtes te disa urdherave dhe titujve te fisnikerise. Qe me 22 qershor 1851 Karl Gega kishte marre titullin fisnik “Ritter” (Kalores).
Ne 1852 ne kohen e punimeve ne Hekurudhen e Semmeringut, Karl Gega caktohet Drejtori i Pergjithem per ndertimin e hekurudhave ne rangun e nje keshilltari perandorak. Me kete emerim te ri ai arriti postin me te larte te nje nepunesi te hekurudhave te Perandorise Austro-Hungareze. Megjithese kishte arritur kete post kaq te larte, Gega vazhdonte te projektonte, ndertonte dhe drejtonte.
Korriku i vitit 1857 do te shenonte nje tjeter kulm te inxhinjerit e projektuesit Gega, perfundimin me sukses te „Hekurudhes se Jugut“ -Vjene-Trieste, qe ishte triumfi me i madh i artit te ndertimit, dhe qe kururezonte ate pune gjigante per te lidhur me linje hekurudhore Detin e Veriut me Detin Adriatik, qe nepermjet kalimit te Semmmeringut, shkroi nje sukses te madh ne historine e teknikes se re te ndertimit te hekurudhave.
Fund tragjik?
Jo vetem per shumicen e shqiptareve, por edhe per shume austriake Karl Gega ka perfunduar ne vetvrasje dhe arsyeja ishte se aksi i hyrjes dhe i daljes se tunelit te Malit te Semeringut, te projektuar nga Gega, nuk u bashkua. Ne te vertete me tragjik do te konsideronim perfundimin e karrieres se tij ne sherbim te hekurudhave, se sa vete vdekjen e vertete te Geges, te shkaktuar nga nje semundje e rende.
Me 1 korrik te vitit 1859 Karl Geges, si Drejtor i Pergjithshem i Hekurudhave, i duhej te firmoste dekretin per mbylljen e Drejtorise se Pergjithshme per Ndertimin e Hekurudhave, pasi ne kuadrin e reformave per privatizimin edhe linja e fundit hekurudhore shteterore ishte shitur ne fund te vitit 1858. Pas ketij dekreti Gega u emerua si keshilltar ne Ministrine e Financave, qe drejtohej nga baroni Karl Ludovig von Brucks. Brucks konsiderohej si mik i Geges dhe qe nga viti 1848, kur ishte Minister i Puneve Publike (1848-1851), ai kishte qene edhe eprori direkt i Geges gjate ndertimit te hekurudhes se Semmeringut. Brucks-i, u akuzua nga kundershtaret e tij me te padrejte per abuzime financiare ne vitin 1859. Kur Perandori Franz Jozef e shkarkoi me nje dekret nga te gjitha detyrat dhe ofiqet me 22 prill 1860, Karl Ludovig von Brucks kreu vetvrasje, qe binte 5 jave pas vdekjes se Geges. Afersia, qe kishte Gega me Brucks-in eshte edhe arsyeja e fjaleve qe dolen me vone mbi vetvrasjen e projektuesit gjenial te Hekurudhes se Semmeringut.
Ne fakt gjendja shendetesore e Karl Geges kishte filluar te rendohej vitet e fundit. Ndoshta ai e kuptonte se shendeti i tij nuk do ta lejonte te vazhdonte te punonte me, prandaj edhe nuk u angazhua muajt e fundit te jetes ne fushen e projektimit te hekurudhave.
Nuk perjashtohet mundesia qe semundja te jete renduar dhe nga largimi qe i bene Geges nga drejtimi i hekurudhave , duke e ngarkuar me nje detyre qe nuk perkonte me talentin e tij. Sidoqofte ky element mbetet akoma i erret.
Me 14 mars 1860 Karl Gega vdiq ne apartamentin e tij ne “am Lugeck”, qe ndodhet ne qender te Vjenes. Ceremonia fetare mortore u zhvillua ne Katedralen kryesore te Vjenes, Shen-Stefan ne prani te motrave te tij, kurse trupi u percoll per ne varrezat e Währinger-it ne Vjene. Me 1887, kur keto varreza u shperngulen, sargofagu me eshtrat e Geges u vendos ne panteonin e njerezve me te shquar te Austrise prane Mozartit, Bethovenit, Shubertit, Shtrausit, Brahmsit dhe Alois Negrellit (projektuesit te kanalit te Suezit) ne Varrezat Qendrore te Vjenes.
Legjenda Gega:
Vetem pak vite pas vdekjes se Geges filloi te krijohej dhe te rritej legjenda mbi figuren e tij. Ishte Shoqata e Inxhinjereve dhe Arkitekteve (Austriake), qe me rastin e 25 vjetorit te Hekurudhes se Semmeringut kishte inaguruar me 22 qershor 1869 monumentin madheshor ne Stacionin e Semmeringut ne kujtim te vepres te ish anetarit te shoqates se tyre, projektuesit te hekurudhes se Semmeringut Karl Gega. Ishte pikersiht kjo shoqate, qe e kundershoi ndertimin e hekurudhes, duke e konsideruar kalimin e Semmeringut si nje marrezi dhe te pamundur per kohen, por qe diti te vleresoje gjenine e Geges dhe t´i beje nje vleresim qe nuk ia kishte bere askujt deri ne ate kohe.
22 qershori 1869 e perjetesoi kete personalitet shumedimesional duke iu bere e ditur te gjitheve se Karl Gega eshte Gega i Semmeringut, se personin nuk mund ta ndanin me nga vepra e tij.
Kjo hekurudhe u krahasua me kryevepra te tjera te mendjes njerezore dhe shume vete hiqnin edhe paralele me mrekulline boterore te Piramidave te Gizeh-ut ne Egjipt.
Gega dhe Semmeringu, kane frymezuar me dhjetra shkrimtare e poete, kur kane udhetuar neper kete hekurudhe magjepse. Shkrimtaret e famshem austriake e gjermane Schnitzler, Zweig, Altenberg, Heinrich von Littrow e Doderer shkruan per kete arkitekt faqet me te perkushtuara. Gega u be burim frymezimi edhe per shume autore te tjere, te cilet botuan romane e tregime mbi jeten dhe vepren e tij.
Mitin e Geges e rriti me tej edhe botimi i librit “Austriakt me te Medhenj”, ku Gega hynte te 100 figurat me te shquara te kombit austriak gjate gjithe historise se ekzistences se tij.
Sheshe, rruge e institucione te shumta mbajne edhe sot emrin e tij.
Por pa dyshim nje rritje te shkalles se njohjes se Geges pati dhe emetimi i kartmonedhes 20 shilingshe (1968-1988), qe mbarte fytyren e Geges, si dhe emetimi i dy pullave nga seria e „Zbuluesve te famshem Austriake“, njera ne vitet 1936 dhe e dyta me rastin e 150 vjetorit te lindjes ne vitin 1952 ne rreth 1 milion cope.
Nje rilindje e mitit te Geges?
Romanet jane vetem nje pjese e mekanizmit te perhapjes se mitit Gega. Me dhjetra jane botimet e tjera shkencore, broshurat, referatet e artikujt, te cilat e kane rritur me tej mitin e tij si projektuesi dhe realizuesi i njeres nga hekurudhat me te bukura malore ne bote.
25, 50, 75, 100, 125 dhe 150 vjetori i Hekurudhes shenojne 6 kulme ne rritjen e fames se Geges dhe hekurudhes se Semmeringut. Pjesemarrja ne to e zyrtareve me te larte te vendit, duke perfshire edhe Presidentet e Republikes se Austrise, i dhane vlera me te medha figures se Geges. Shoqata per Turizmin e Landit te Austrise se Poshtme ka organizuar rregullisht ne te gjithe pervjetoret e lindjes dhe vdekjes se Geges ekspozita jubilare, ka botuar broshura e materiale te shumta informative e publicistike.
Nje rilindje perjetoi Semmeringu dhe Gega me ekspoziten „Pushtimi i peisazhit“, qe u hap me 1992 ne keshtjellen e Gloggnitz-it, prane Vjenes, por qe arriti piken me te larte ne vitin 1998, kur Hekurudha e Semmeringut u shpall nga UNESCO si objekt i trashegimnise kulturore boterore dhe hyri ne listen e veprave te mbrojtura prej saj, duke qene hekurudha e pare ne bote, qe hynte ne listen e UNESCO-s.
Nje rilindje te figures se Geges kemi edhe ne Itali. “Edhe atje kane filluar te rizbulojne Gegen e tyre »-thote studjuesi austriak Straub. Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Geges ne vitin 1954 Venediku organizoi ne Pallatin e Dozheve nje ceremoni festive dhe prane shtepise se lindjes se Geges vuri nje pllake perkujtimore.
Te shumta jane studimet dhe botimet e viteve te fundit per Gegen, por ne menyre te vecante do te permendim botimin e studjuesit italian Aldo Rampati: “Kaloresi i alpeve” (il cavaliere delle Alpi), botuar ne Trieste me 2002, liber qe u sjell me afer lexuesve italiane figuren dhe gjenialitetin e “venecianit” Karl Gega.
Prejardhja e Karl Geges
Ceshtja e prejardhjes se tij ka qene nje nga ceshtjet me te diskutuara ne te gjithe botimet qofte te natyres shkencore, qofte te natyres publicistike.
Nga literatura e studjuar deri tani, ai qe e pohon prejardhjen shqiptare te Geges, dhe qe nga pikpamja kohore perben nje nga dokumentat referues me te vjeter, është studjuesi i historise se hekurudhave austriake, Enderer, i cili ne konferencen me rastin e 75 vjetorit te Hekurudhes se Semeringut me 1929 theksonte: ” Ketu lind pyetja ne se italianet mund te konsiderojne Gegen si bashkeatdhetarin e tyre. Nga gjaku dhe prejardhja si zor. Te paret e Geges i kane sherbyer si oficere marine Republikes se Venedikut, dhe del qe e kane prejardhjen nga Shqiperia, keshtu qe nga rraca ai do te mund te mbahej si shqiptar”.
Por ne botimet e mevonshme, sidomos ne ato, qe lidhen me 100 vjetorin e Hekurudhes sillen argumente dhe prova qe hedhin dyshim mbi origjinen dhe prejardhjen e tij shqiptare, duke sjelle si argumente faktore gjuhesore e fonetike.
Nje nga studjuesit me serioze te Geges Paul Mechler, (drejtor i Muzeut te hekurudhave ne Vjene) ne vitin 1960 shkruan:
„ po vihet perseri ne dyshim nga pala veneciane prejardhja shqiptare, e pranuar nga te gjithe, e familjes Gega, qe i ka dhene Republikes se San Markos oficere marine te zote per shume gjenerata”.
Ne tri nga botimet bibliografike me te plota per Gegen te autoreve Alfred Niel (1977) , Aldo Rampati (2002) dhe Wolfgang Straub (2004) argumentat mbi prejardhjen e familjes Gega kane pothuajse te njejtat shpjegime, qe per mendimin tone i referohen citimeve te njeri tjetrit ose i referohen pohimeve gojore te personave te intervistuar, duke vene ne dyshim prejardhjen e tij shqiptare. Asnjehere ne te gjitha botimet nuk është pohuar se jane kryer kerkime e studime ne arkivat veneciane per te argumentuar dhe provuar prejardhjen e familjes Gega, e cila prej shume gjeneratash sherbente ne floten detare te Venedikut.
Sigurisht si piknisje per nje argumentim te sakte dhe shkencor te origjines shqiptare te Karl Geges, bazuar ne dokumenta autentik duhet te ishte Venediku. Eshte e cuditshme qe asnje nga studjuesit serioze te Geges nuk i është drejtuar arkivave te tij, qe konsiderohen si me te plotat dhe te saktat nga te gjitha arkivat evropiane. Aty eshte e dokumentuar gjithcka, qe nga viti 889 (vit qe daton fillimin e arkivave te ketij shteti) deri ne vitin 1797, kur u pushtua nga Napoleon Bonaparti.
Ne te gjitha studimet mbi Gegen nuk është permendur asnjehere fakti i pranise ne Venedik prej me se gjashte shekujsh i kolonise shqiptare, nga gjiri i se ciles kane dale shkencetare, publiciste, artiste, ushtarake e veprimtare te shquar. Duhet nenvizuar fakti qe Venediku u be qendra kryesore, ku u vendosen shumica e dijetareve e mendimtareve shqiptare pas vdekjes se Skenderbeut, ku nder me kryesoret do te permendnim Gjon Buzukun, Marin Barletin, Marin Becikemin, Leonik Tomeon etj.
Ne Panegjirikun e Marin Becikemit (1468-1526, shkrimtar dhe dijetar shkodran, profesor i retorikes ne Univesitetin e Padoves, larguar per ne Venedik me 1478 pas renies se Shkodres), drejtuar me 1503 Dozhes se Republikes se Venedikut dhe Senatit thuhej:
“Ne shkodranet si mbetem te merguar, erdhem ne Venedik shtateqind burra, nje mije e treqind femije dhe po aq gra” (Behet fjale per emigrimin e madh pas renies se Krujes dhe rrethimit te Shkodres me 1478).
Prania e shqiptareve ne Venedik nenvizohet edhe ne punimin e studjueses Evangelia Skoufari „I forestieri a Venezia tra Medioevo e prima Etá Moderna“ (Te huajt ne Venedik nga mesjeta deri ne kohet e para moderne), botuar nga Universiteti i Padoves me 2003, e cila thekson: “kemi nje vendosje te tregetareve shqiptare ne Venedik ne gjysmen e dyte te shekullit te XIV. Pastabiliteti i brendshem politik dhe rreziku ne rritje i invazionit turk eshte nje nga shkaqet e emigrimit te shqiptareve ne kete periudhe per ne Venedik. Nga ana tjeter nevoja gjithnje e me urgjente e Venedikut per te rekrutuar mercenare stradiot shqiptare si dhe marinare e detyroi Venedikun te favorizonte emigrimin e shqiptareve (te cilet preferoheshin edhe per arsye te besimit te tyre te krishtere) dhe te lejonte ne vitin 1388 kalimin e Adriatikut me anijet veneciane ose raguziane“.
Po ne kete punim theksohet se shqiptaret katolike jane vendosur kryesisht ne “Sestiere di Castello”, ne famulline Di Santa Maria Formosa, midis brigjeve te Shiavonit dhe sheshit te “Santi Filipo e Giacomo“, (lagje, ku ka banuar dhe familja Gega).
Shqiptaret jane emigrantet e pare, qe themelojne dhe nje shoqeri (vllazeri) te tyre “La Scuola di San Severo e San Gallo” me 1442, qe njihet me emrin “Scuola dei Albanesi” dhe qe synonte t´iu vinte ne ndihme te gjithe shqiptareve qe vinin ne Venedik, si dhe te ruante traditat dhe gjuhen ametare. Ne vitet e me vonshme, pas pushtimit te Shqiperise nga Turqia, kjo qender kulturore shqiptare punoi ne favor te clirimit te vendit, si dhe per ruajtjen e traditave me te mira kulturore shqiptare.
Nje nga perfaqesuesit me te shquar te kesaj shkolle shqiptare eshte edhe piktori dhe skulptori i famshem i rilindjes italinae Vittorio Carpaccio (1455-1526) me origjine nga Korca, qe ne vitin 1502, kur u ndertua edhe qendra e “Scuola dei Albanesi”, realizoi me gdhendje ne faqen ballore te godines bazorelievin me teme shqiptare ”Rrethimi i Shkodres”, nje kujtim shume domethenes per atdheun.
Por prania e shqiptareve ne jeten ekonomike e kulturore te Venedikut provon te kete qene e pranishme gjate gjithe shekujve deri ne prag te shekullit XX. Faktet e pranise se shqiptareve konfirmohen edhe nga leterkembimi, qe veprimtarja e madhe me origjine shqiptare Eleni Gjika (Dora DÌstria) ka pasur me shkrimtarin e madh arberesh De Rada. Ne dy nga letrat e saj ajo shkruan per kete koloni shqiptare dhe pranine e shqiptareve kudo ne Venedik.
Ajo qe thekson Dora D’istria mbi “pranine e Shqiperise kudo ne Venecia” vertetohet edhe sot pas me shume se 140 vitesh. Jane 9 rruge dhe sheshe qe sot e kesaj dite mbajne akoma emrat shqiptaresh:
1.Calle dei Albanesi (Canarregio)
2.Ramo dei Albanesi (Canarregio)
3.Campiello d. Albanesi (Canarregio)
4.Calle dei Albanesi (Santa Croce)
5.Campiello dei Albanesi (Santa Croce)
6.Calle dei Albanesi (nahe Rio Terá)
7.Calle dei Albanesi (San Marco)
8.Calle dei Albanesi (Castello)
9.Ruga Apolonia (Castello)
Kjo është prova me e mire e pranise dhe vazhdimesise se shqiptareve ne Venedik nga mesjeta deri ne ditet tona.
Te gjitha faktet e mesiperme konfimonin bindjen tone mbi origjinen shqiptare te Karl Geges, pavaresisht nga mosgjetja deri vitin e kaluar te dokumenteve autentike mbi familjen Gega dhe zhvendosjen e saj per ne Venedik.
Pikerisht kjo bindje na shtyu te kerkonim me tej ne arkivat e Vjenes dhe Venedik-ut per te zbuluar dhe enigmen e fundit mbi Karl Gegen–prejardhjen e tij. Simpoziumi i 24 qershor 2005 me teme “Karl Gega- midis legjendes dhe realitetit” organizuar me inisiativen e Ambasades sone ne Vjene ne bashkepunim me shoqaten “Rinia” arriti te hedhe drite mbi kete enigme te fundit dhe te provoje me dokumenta autentike origjinen shqiptare te Karl Geges .
Familja Gega mendohet te jete vendosur ne Venedik, ne gjysmen e pare te shekullit te 18-te. Te paret e Karl Geges, pasi u larguan nga Shqiperia, e cila ra plotesisht nen sundimin turk me mposhtjen edhe te Shkodres me 1479, u vendosen ne Perast prane Kotorrit ne Mal te Zi, zone nen kontrollin venedikas. Prej me shume se tri shekujsh ata sherbyen si oficere marine dhe zyrtare te larte te Republikes se Venedikut. Nje dokument i 3 tetorit 1739 mund te konsiderohet si dokumenti i pare, i gjetur deri tani, qe provon linjen e Gegeve, qe fillon me Gjergj Gegen, kapiten dhe gjykates ne Perast dhe vazhdon me te birin e tij Kristoforin, oficer marine ne Venedik, dhe pjesemarres ne Luften Veneciane te Thesalise kunder Turqve, ku mbeti i plagosur dhe humbi nje krah. Kristofor Gega pati nje djale me emrin Gasper, i cili ne vazhden e tradites familjare u be oficer marine duke arritur graden e kolonelit. Gasper Gega u martua me Laura Javellin, familja e se ciles prej dekadash kishte drejtuar “Scuola dei Albanesi”(shkollen Shqiptare) te Venedikut. Me te ai pati tre femije: Antonin, Xhovaniantonin dhe Angelen. Anton Gega eshte babai i Karl Geges. Ai vazhdoi traditen e te pareve si oficer marine. Me 1823 Kapiteni Anton Gega gjen vdekjen prane Smirnes (Izmiri i sotem) gjate Luftes per clirimin Greqise nga turqit. Sigurisht qe kerkime te metejshme ne arkivat veneciane e malazeze do te hedhin me shume drite mbi periudhen para vitit 1739 te familjes Gega.
Figura e Geges dhe vepra e tij ka qene objekt studimi i eksperteve dhe studjuesve shqiptare, ku nder me kryesoret duhet te permendim studimet e Gjovalin Gjadrit, Ramadan Sokolit, Jovan Adamit e Shinasi Dragotit. Nuk mund te leme pa permendur edhe faktin qe me vendim te Akademise se Shkencave te Shqiperise me 1983 u krijua nje komision me ekspertet me te mire nga fusha e studimeve historike e inxhinjerike, te cilet pergatiten edhe monografine me titull “Prejardhja dhe vepra e Karl Geges“. Por mungesa e te dhenave te plota historike mbi prejardhjen e tij shqiptare, te argumentuara dhe bazuara edhe ne burime arkivore, si dhe pamundesia e sigurimit te tyre, diktuar edhe nga faktore te natyres politike te asaj kohe, bene qe kjo figure te mos jete studjuar plotesisht.
Emertimi ne Tirane vetem i nje shkolle dhe nje rruge me emrin e Karl Geges eshte nje vleresim i pamjaftueshem per vepren e tij. Do te ishte nder per njerin nga universitetet tona teknike te mbante emrin e te madhit Karl Gega. Kjo do te ishte edhe menyra me e mire per ta perjetesuar emrin e tij. Dhenia e nje cmimi me emrin “Karl Gega” per zbulimet ose shpikjet ne fushen e shkences apo teknikes do te ishte nje tjeter vleresim, qe do t´i behej atij nga vendi i te pareve te tij.
“Pronesia” mbi Gegen
Padyshim argumentat mbi Gegen italian, Gegen austriak, Gegen gjerman, Gegen “e tyre” e Gegen “tone” jane te lidhura me faktore te shumte historik, kulturore, psikologjike, etike e morale. Cdo komb kerkon gjithmone te vere ne pah identitetin e tij dhe ky identitet ne nje fare mase misherohet te personalitetet dhe figurat e medha. Nje figure e tille është edhe Karl Gega.
Te gjithe kombet menjehere pas Luftes se Dyte Boterore kishin nevoje per figura te dimensioneve mitike, qe te mobilizonin masat e dala nga kjo lufte shkaterrimtare, te kishin nje model te cilit ti drejtoheshin dhe te frymezoheshin. Dhe nje i tille ishte Karl Gega.
Detyra e studjuesve dhe historianeve është qe te vene ne pah te gjithe elementet dhe faktoret, qe ndikojne ne formimin dhe lindjen e personaliteteve te tille historike, te cilet nuk lindin si te tille rastesisht, por jane produkt i faktoreve teper te rendesishem si familja, tradita, edukata, formimi, rrethi shoqeror, ne te cilin jane rritur dhe brumosur, qe ne nje mase te madhe ndikojne ne lindjen e gjeniut.
Dokumentimi dhe venia ne pah e prejardhjes dhe origjines se Geges, nuk duhet te konsiderohet si nje perpjekje folklorike apo mendesi romantike nacionaliste, por si nje detyrim moral dhe shkencor, qe do ta beje me te plote portretin e gjeniut Karl Gega.
Ceshtja e prejardhjeve ka kohe qe është bere nje nga ceshtjet me te ndjeshme jo vetem ne skenen ballkanike por edhe me gjere.
Rasti i Nene Terezes, mohimi i prejardhjes se saj shqiptare dhe hedhja ne tregun e mediave e tezave nga me absurde per origjinen e saj, sikurse shprehet shkrimtari yne i shquar Kadare:
“ … jane terthorazi nje perpjekje per te shpallur, se populli shqiptar s´mund te kete modele pozitive, e aq me pak modele sublime si Nene Tereza…
Fati ka dashur, qe shqiptaret, qe punojne dhe jetojne ne Vjene e Austri, te kene nje privilegj te madh, te krenohen me figura te tilla mitike, te cilat do t´i kishte zili cdo komb.
Skenderbeu, Nene Tereza, Gega, Moisiu – jane figura të cilat ne shqiptarët duhet t´i kemi si emblema ne flamurin tone për të hyrë në Evropë. Jane figura që tregojne se si ne shqiptarët jemi ndjerë evropianë nëpër shekuj dhe asnjehere nuk e kemi braktisur enderren për të qenë në Evropë. Shumë popuj do të deshironin t´i kishin keto figura. Ne qe i kemi, duhet te dime t´i vleresojme sa me mire. Keto modele duhet te jene mbeshtetja dhe frymezimi ne punen tone per te rritur imazhin e vendit, per te bere me te pranishme dhe me te njohur, me te afert dhe me te dashur Shqiperine dhe shqiptaret ne bote.
Me gjenine e tij Karl Gega arriti te krijoje qe perpara 150 vjetesh ate, qe me ne fund pas shume perpjekjesh e sakrificash, u realizua politikisht me 1 maj 2004: Evropen e Bashkuar. Kete Evrope ai e realizoi duke projektuar e ndertuar rruge e hekurudha, qe kapercenin nacionalizma e kufij, jo vetem ata tokesore, por edhe ata ne mendjet e njerezve. Sot mund te udhetosh pa ndalim me hekurudhat, qe i projektoi Gega yne i madh nga Grac-i per ne Trieste, nga Budapesti per ne Venedik, nga Vjena per ne Prage, Berno e Bratislave.
Besoj se do te jete teper e afert dita kur edhe treni i Shqiperise do te udhetoje shpejt e pa pengesa ne hapesiren e madhe te kesaj Evrope te Bashkuar, neper linjat qe projektoi dhe ndertoi gjeniu shqiptar Karl Gega. Lexo më shumë

Faton Bajselmani/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/06/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.