Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2405
Në Tiranë, Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të akordojë një fond prej 400 mijë eurosh për komunën serbe të Graçanicës në Kosovë.
Deklarata e kryeministrit Berisha u bë në përfundim të takimit me një delegacion të përfaqësuesve politik të komunitetit serb në Kosovë, i kryesuar nga Sllobodan Petrovic.

Kryeministri saktësoi se komuna e Graçanicës do të përcaktojë projektet që do të financcohen nga ky fond modest. Nga ana e tij zoti Petrovic, i cili është kryetar i partisë liberale të serbëve të Kosovës dhe anëtar i krysisë së parlamentit të Kosovës, theksoi se me këtë gjest Shqipëria bëhet një shembull i mirë edhe për vendet e rajonit. Ai e vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite në Tiranë, e cila nga kryeministri shqiptar u cilësua si historike.

Zoti Berisha u shpreh më tej për thellimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit dhe vullnetin për hapjen e një kapitulli të ri në këto marrëdhënie. Ai njoftoi se ndërkohë për punohej për të përgatitur edhe një vizitë në Tiranë të presidentit serb Boris Tadiç.

Zëri i Amerikës
23-12-2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Shqipëria i akordon 400 mijë euro komunës serbe të Graçanicës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.