20 vjet nga shembja e bustit të diktatorit, Tirana zbarkon në sheshin “Nënë Tereza” me 300 mijë qytetarë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3039
Berisha: 20 vjet më parë përmbysëm bunkerët e regjimit diktatorial të Hitlerit të shqiptarëve Enver Hoxha

– Mitingu më i madh dhe më i padëgjuari ka qenë ai sot në mesditë në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, aty ku qytetarët shqiptarë zbarkuan për të përkujtuar sakrificën sublime të martirëve të kombit, lëvizjeve studentore të viteve ‘90-’91, duke arritur kulmin me shembjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha me 20 shkurt të 1991.

– Mbi 300 mijë shqiptarë në sheshin “Nënë Tereza” mbajnë 1 minutë heshtje në nderim të veprës dhe sakrificës sublime, për të rënët gjatë regjimit gjakatar

“Festojmë ngjarjen më të rëndësishme, 20 shkurti data e guximit dhe lirisë. 20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”. Kështu e cilësoi kryeministri Sali Berisha, 20 vjetorin e rrëzimit të diktaturës. “Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”. “20 vjet më parë, studentët të Universitetit të Tiranës do të ngujoheshin në grevën e urisë, në grevën vendimtare të lirisë në heqjen e diktatorit Enver Hoxha. Të rinj e të reja, burra dhe gra, përmbysën bllokun e komunizmit ku për gjysëm shekulli solli skllavëri, vdekje. 20 shkurti për Shqipërinë që përmbysën bunkerët e regjimit diktatorial, Hitlerit të Shqipërisë. Në emer të sakrificave e vuajtjeve të prindërve tuaj, liritë tona çelën në ditën që kaluam bllokun bunker që kishte sjellë në Shqipëri, persekutimin, ekzekutimet, kampet e përqëndrimit disa herë më të mëdha”- tha Berisha. Më pas, Berisha sulmoi sërish opozitën se tentoi të rrëzojë rendin demokratik. “20 vite pas përmbytjes së etërve të tyre, më 21 janar të vitit 2011, bijtë e bllokmenëve rrethuan me gurë, zjarr dhe eksplozivë Kryeministrinë. Pushtetin me dhunë nuk do ta marrin kurrë bijtë e etërve të tyre. Bllokmenët e rinj po etiketojnë qeverinë e shqiptarëve si qeveri fashiste që duhet përmbysur. Më 21 janar e provuan dhe kuptuan se qeveria legjitime e një vendi anëtar të NATO-s nuk përmbyset me dhunë”, shtoi më tej kryeministri. Ndërkaq, Berisha më tej ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë respekti për të rënët e komunizmit. Më tej kryeministri theskoi se 8 maji është takimi i radhës me votën e lirë dhe mazhoranca do t`u jap përgjigjen e duhur gjithë bllokmenëve. Ai u shpreh ish-bllokmenët nuk do të munden kurrë ta marrin me dhunë pushtetin. “E provuat më 21 janar dhe mos provoni kurrë ta provoni më. Rendi nuk përmbyset me dhunë”, deklaroi Berisha.

FRPD: Në miting, 300 mijë shqiptarë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi sot koncert festiv me rastin e 20-vjetorit të përmbysjes së regjimit totalitar, simbol i së cilit u bë rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, më 20 shkurt të vitit 1991, nga qytetarët e Tiranës. Organizatorët thanë përmes një deklarate për media, se të pranishëm në mitingun festiv morën pjesë rreth 300 mijë vetë.

Koncerti festiv i organizuar nga FRPD është çelur nga Çiljeta Çilaga e cila dhe drejtoi spektaklin. Ajo ftoi të këndojnë para mijëra të pranishmëve, fillimisht këngëtaren Jonida Maliqi që shoqërohej nga Big Basta. Pas tyre kanë kënduar pjesëtarët e grupit Tingulli 3 dhe menjëherë më pas e ka marrë fjalën Rajmonda Bulku, deputete e PD. Deputetja Bulku tha se e djathta është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në vend. Ajo u shpreh se PD-ja ndryshe nga pjesa tjetër e politikës ka kujtesë dhe se mitingu festiv është një mënyrë për t’i thënë ndal demonstratave të dhunshme të PS-së. “Ndryshimi ynë qëndron te kujtesa, ne jemi ndryshe nga vala me kujtesë të trembur Jemi këtu port t’i thënë ndal demonstratës që vret ne bulevard”- tha ajo. Bulku shtoi se populli do paqe dhe mirëkuptim. “Jemi së bashku se dimë të përfaqësojmë dhe të zgjedhim. Një forcë që i jep energji popullit të vet është burim i përhershëm i ndryshimit. Kjo forcë ka vetëm një emër, Sali Berisha”- deklaroi Bulku. Këtu vijuan ovacionet e të pranishmëve. Pas Rajmonda Bulkut që foli vetëm pak çaste, rinisi koncerti me këngëtarin Florian Mumajesi. Pas tij, shoëgirl Çiljeta Çilaga ka ftuar këngëtaren e njohur Eranda Libohova e cila gjithashtu ka kënduar një këngë rinore. Koncerti vijoi me këngëtaren Juliana Pasha deri në momentin e mbërritjes së kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit deklaroi se “20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”.

Deputetja Rajmonda Bulku: Shembja e bustit të diktatorit do të shënonte nisjen e demokracisë

“Jemi këtu për t’i thënë Ndal krimit në bulevard, jemi këtu së bashku sepse dimë të shtojmë optimizmin”. Me këto fjalë, deputetja demokrate iu është drejtuar pjesëmarrësve në koncertin e madh festiv në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Duke përkujtuar ngjarjen e 20 viteve më parë, atë të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha 20 vjet më parë, Bulku tha se ajo do shënonte nisjen e demokracisë në vendin tonë. “Një forcë që i jep energji popullit të vet, është burim i ndryshimit dhe kjo forcë jemi ne”, tha ajo. Duke përmendur më pas faktin se kjo forcë ka vetëm një emër: Sali Berisha!

Osman Metalla: 20 shkurti ndryshoi historinë e kombit

“Të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur atë ditë të madhe, kur u rrëzua busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe sot e kujtojnë si një ditë të madhe që ndryshoi historinë e kombit”. Kështu ka deklaruar deputeti demokrat, Osman Metalla, lidhur me ngjarjen e 20 viteve më parë, kur turma e protestuesve anti-komunistë rrëzoi nga podiumi në qendër të Tiranës, bustin e Enver Hoxhës. Prandaj sipas tij, kjo ditë duhet festuar, sepse ndryshoi rrjedhat e historisë së Shqipërisë, duke iu referuar koncertit të madh festiv, që Partia Demokratike ka parashikuar të zhvillojë sot, në përkujtim të asaj dite të shënuar për fillesën e kthesës demokratike në vendin tonë. “Pas 20 vitesh, gjithë shqiptarët e shohin se Shqipëria është shumë afër Evropës dhe ka një proces shumë të suksesshëm të integrimit drejt strukturave të saj”, tha më pas Metalla, duke iu referuar ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre 20 viteve në vendin tonë, që pas atij momenti historik. Duke përmendur më pas faktin se ndërsa turma anti-komuniste bërtiste në sheshin kryesor të vendit “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot ajo ëndërr është bërë realitet pas 20 vitesh. “Mjafton të kujtojmë liberalizimin e vizave, masë kjo e arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Eshtë sukses i madh që kanë lëvizur mbi 130 mijë shqiptarë, por asnjëri nuk i ka shkelur rregullat”, tha ai. Duke kujtuar gjithashtu se edhe anëtarësimi në ATO, ka qenë një nismë e Partisë Demokratike, gjatë periudhës së viteve 1992-1996, ndërsa mbeti pezull gjatë qeverisjes së vendit prej 8 vitesh nga socialistët.

Neritan Ceka:Populli u çlirua nga diktatori

Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Neritan Ceka, ka për momentet kur në Shqipëri është hequr emri i diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës, rrëzimin e bustit të tij nga sheshi i Tiranës si dhe për momentet që po kalonte populli në ato ditë. Sipas Cekës, çdo gjë ishte një lëvizje spontane e popullit dhe që solli më në fund çlirimin e tij nga Diktatori.
Gazeta 55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 21/02/2011. Filed under Data Historike,Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.