2 Prilli, 20-vjetori i demonstratës antikomuniste në Shkodër

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3504
2 Prilli, 20-vjetori i demonstratës antikomuniste në Shkodër, kryeministri përkujton vrasjen e katër shkodranëve.
Sot, ashtu si në çdo vit, do të përkujtohet 20-vjetori i ngjarjes së 2 prillit 1991, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën rreth 30 të tjerë. Të vrarët në këtë ngjarje ishin Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, që pas ardhjes së PD në pushtet, morën titullin “Dëshmorët e Demokracisë”.
Kryeministri Berisha, ishte sot në Shkodër, në orën 10:30 në ceremoninë përkujtimore, ku mbajti dhe një fjalim me këtë rast. Në sheshin para ish-komitetit të partisë në Shkodër, aktualisht sheshi “2 prilli”, u mblodhën atë të martë nxënësit e dy shkollave të mesme “Jordan Misja” dhe “29 nëntori”. Ata i rikthehen këtij sheshi, pasi kanë qëndruar së bashku me qytetarët e Shkodrës, edhe me datën 1 prill në darkë, të gjithë të ulur në shesh, por pa asnjë incident.

Të martën në mëngjes, situata është krejt ndryshe, nxënësit paralajmërohen vetëm njëherë nga policia, më pas është kjo e fundit, që lëshohet mbi vajzat dhe djemtë e dy shkollave të mesme me shkopa gome, duke lënduar deri në gjendje të rëndë tre vajza. Mësuesit e këtyre dy shkollave pas sulmit të parë të policisë, mbledhin nëpër shesh dhe nëpër lulishte, këpucët dhe gjërat e mbetura nga një vrapim i dëshpëruar që bëjnë nxënësit për t’iu larguar dhunës. Ky ishte fillimi, për të përfunduar në orët e vona të pasdites në një Shkodër të djegur, ku ata që e urrenin pushtetin, duke mos pasur se çfarë t’i bëjnë më atij pushteti, dogjën librat e Enver Hoxhës, por bashkë me to edhe librat antiquare të Bibliotekës së Shkodrës, të librarive. Nëse me ardhjen e regjimit komunist u ligjërua korrupsioni, burokracia, krimi, pas 2 prillit, secili kishte të drejtë të bëhej pronar të asaj që nuk ishte, secili kishte të drejtë të digjte pronën e përbashkët, e cila nuk mund të rikthehet.
Shkodrës i mungojnë shumë gjëra që atëherë, duke filluar nga viktimat, e deri te reliket për të cilat dikur krenohej.
Gazeta Sot





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/04/2011. Filed under Data Historike,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to 2 Prilli, 20-vjetori i demonstratës antikomuniste në Shkodër

  1. ermir

    03/04/2011 at 13:08


    Nëna e Arben Brocit nëmes britmës për djalin e vrarë shprehet se ma kanë vrarë tradhëtisht, se janë mësuar të vrasin tradhëtisht. Unë i them kësaj nëne se për kë i qan zemra që ja ka vra djalin e saj?
    Të shpreht, kanë kaluar 20 vjet, përse nuk ja tregon publikut se kush e vrau???
    Unë mendoj se djalin e saj dhe tre të tjerë i vrau sigurimi i shtetit që drejtohej nga ish ministri i brëndëshme Gramoz Ruci, që sot është deputet i kuvendit popullor.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.