2 mars 1925 Ahmet Zogu VRET Luigj Gurakuqin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2389
Gjon KamsiNë 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

2 MARS 2015…

■Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në Shkoder me 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në Bari të Italisë Dr. i Shkencave Ekonomike… Trashigoi të gjitha cilsitë Atdhetare dhe kulturore të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj Kastriotit.

■Asht nder Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.

■Tek Emni i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e paster, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodres dhe mbi të gjitha këto veti:

Guximtarin e pathyeshem deri në Vetflijim per Atdheun e Mikun e vet Luigj Gurakuqi!

■Kush ishte Burri i heshtun Gjon KAMSI..? !

■Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX… Pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.

■E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë…

Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”

■E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, se kujt i perket veshja e Saj!

■E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Rrozafa e Teutës…

■E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI… Kush do ta thonte të vertetën…Akademikët ?!

■E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX,  Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit…

■E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut…

■Si do të shkruhej Historia e vertetë o, Atdhetari Gjon KAMSI ?!..

90 VJET…

Letra e Baltjon Stambolls“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

 

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, 1 Mars 2015

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/03/2015. Filed under Dokumenta Historik,Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento