44 policë të Kosovës me diploma false

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4326
Dyzet e katër pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë zënë në “flagrancë” me diploma të falsifikuara. Madje këta “protagonistë”, kanë mbajtur pozita të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, vetëm me një shkollë fillore, raporton e përditshmja Zëri.

Ish-pjesëtarët e uniformes blu kanë shërbyer në Policinë e Kosovës me vite të tëra, duke mbajtur kështu misterin e falsifikimit të diplomave të shkollës së mesme.

Kjo është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga drejtues policorë, të cilët kanë theksuar se Drejtoria për Hetime të Brendshme e Policisë së Kosovës pas verifikimit të përgatitjes profesionale të secilit kandidatë, ka arritur që të vërtetojë disa raste për falsifikim të diplomave.

Ata thonë se rreth 44 ish-pjesëtarë janë larguar nga puna, pasi që është vërtetuar se kanë falsifikuar diplomat e tyre të shkollës së mesme në kohën kur kanë aplikuar për të
qenë pjesë e këtij institucioni, ose nuk kanë poseduar fare diploma, e që ka qenë minimumi i kriterit për konkurrim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka pranuar se janë shënuar disa raste të falsifikimit të diplomave, por sipas tij, nëse merret numri i përgjithshëm i pjesëtarëve policorë, atëherë rastet e tilla janë të pakta.
Zeri.info

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/06/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.