Femra shqiptare dhe të drejtat e saj

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7280
Mirë është që të hidhet një shikim nga prapa së paku për tu ngushëlluar(ngushëllimi është dhe ndryshe lubrifikimi i psiqikës…) si dhe për të parë pozicionin e femrës në konturin e ri plurariste…
Besoj se mund t’ju ketë rastisë të degjoni apo lexoni leksione nga intelektual(uc) me tituj të “rëndë” si doktora, profesora akademike apo pedagogë universitetesh duke recituar një mori traktatesh të huazuara mbi femrën të paraqitur në një vazo ekzotike e lyer me bojra varaqesh ngjyra arit. Krejtësishtë të shkeputura nga bazamenti toke.

Pjesa e parë

Për efekte të kuptuarit me duhet të marrë në trajtim tablonë e femrës shqiptare të vitit ’44.
Duhet ta vështrojme femrën shqiptare në këtë periudhë 1944 – 1991 me hijet dhe dritat e relievit që ranë mbi femrat.
Kur u instalua sistemi i ri komuniste e gjeti femrën me një portret mesjetar e tipit oriental aziatik;
Piktura e jashtme: në shumicë me ferexhe, te mbuluar trupe, krahë, duar dhe fytyrë.
Jeta e gruas: ishte shumica e papunë, pra ishte shtëpiake, lindëte një “mori” femijësh dhe kujdesej për to, bënte punët e shtëpisë, i shërbente burrit sepse ai punonte mbi 12 orë në ditë për të mbajtur familjen me shumë femijë.
Pra femra qysh femije punonte, u martonte 15 vjeç dhe ishte një send, një rob shtëpie. Nuk konsiderohej njeri aspak. Me femrën kishte të drejtë të bënte çfarë të donte, nëna, babai dhe vëllai sikundër edhe kur “shkonte” te burri trajtohej edhe më keq. Pra femra nuk gëzonte asnjë të drejtë familjare, as të burri dhe as te shteti në mbrojtjen e të drejtave të saj. Pra femra ishte një skllave me të gjitha aspektet e nje skllave të vërtetë.
Me nji fjalë ta përmbledhë: Femra ishte një mjerim i vetes dhe i shoqërisë shqiptare.

Pjesa e dytë

Vetë sistemi qe u vendosë kishte në prioritet ndër të tjera edhe femren duke hedhë parrullen marksiste-leniniste: ”Gruaja është një force e madhe e shoqerise. ”Pa emancipimin e gruas nuk mund emancipohet shoqeria”.
Kjo eshte e vertete jo vetem qe femra numerikisht kalon ndonjehere edhe gjysmen e popullates se nje kombi, por sikur te ishe psh edhe nje pakice ne shoqeri emancipon shoqerine.
Procesie te ndryshem te zhvilimit ekonomik socialiste te shoqerise – elementin femer po e angazhonte ne jeten e saj sepse pa te nuk mund te ndertohej fabrika e uzina, te merren te mirat materiale, te behet arsimimi, …….Femra nga qenie inferiore-skllave u be nje elemente protagoniste ne shoqeri. Per mos me e zgjate femres ju dhane te gjitha te drejtat qysh kur shkeli kemba e sistemit te ri komuniste. Femres ju krijuan infrastruktura e domosdoshme per t’u arsimuar sikurse burri kudo dhe te konkuronte ne shoqeri me te drejta te barabarta.
Femra u ngrite nga bataku ku bujkroberia, feudalizmi mesjetar e kishte zhytur thelle, tashme kishte nje prioritet ne shoqeri, nuk ishte vetem nje nene, por edhe nje femer qe shpalose energji fizike dhe intelektuale kudo ne projekte, ne universitete, ne mjekesi, ne politike, ne drejtime te shtetit e kudo………
Gruaja perfundimishte doli nga nencmimi shekullor dhe punonte krahas burrave njesoj.

Pjesa e trete

Sistemi duke kaluar ne faza te tjera te zhvillimit ekonomiko – shoqeror beri te cfaqen dukuri sjelljesh jo humane ndaj elementit grua si ne industri, ne ndertim dhe ne kooperativa e ferma bujqesore.
U hodhen nje mori parrullash qe i vendosen neper shpatet e maleve e kodrinave te shumta dhe femra u roberua vecanerishte ne fshate.
Krahas burrit grate punonin me shate, lopate e kazma neper gurore, neper zallishte, neper toke me gure shume,…prej se kur agonte – delte dielli e derisa perendonte dielli, qe i binte mbi 12 ore pune ne dite. Mandej kjo grua do ti jepte me pi femijes se vogel, do bente punet e shtepise te shumta dhe binte e fundit me fjete ne mesnate siperhere. Merrte nje rroge kooperativet nje here ne muaj per 30 lek te vjetra ne dite sa te blente nje cope buke. Femija, plaku, i semuri hante buke misrit te dobet. Buken e grurit ja hoqen fshatit dhe kete e hante vetem qyteti. ParTia komuniste aplikoi nje diskriminim ekonomik e social midis fshatit e qytetit. Pjesa qe u godite me shume ishte pjesa e ndjeshme e shoqerise – GRUAJA.
Ne emer te emnacipimit te gruas e degjeneruan dhe e futen nemes te nje varferije te tmerrshme.
Si mund te punonte gruaja apo vajzat baraz me burrin ne kanale e fusha mbi 12 ore? Ku kishte ate fuqi te barabarte me burrin – gruaja shqiptare? Kjo ishte nje riskllaverim ne emer te diktatures se proletariatit. Gruaja u skllaverua ne sistemin socialiste apo ne sistemin e diktatures se proletariatit.
Po ne industri si ishte gjendja e gruas? Mjerim dhe vetem mjerim! Gruaja ishte sikurse burri e varfer shume dhe punonte sa dyfishin e burrit sepse pasi kryente 8 oreshin bente dhe punet e shtepise.
Enveri me kriminelet e tija e futen popullin shqiptar ne nje sistem tallonesh, ku 100 gr gjalpe, 1 kg mish, 1 kg djathe,….ne muaj merrte nje familje. Dyqanet ishin boshe dhe ne kete peisazh gri – te zeze gruaja si qenie me delikate u godite me shume se burri.
Atehere- ku ishte emancipimi i gruas ne shoqeri socialiste realishte? Kerkush nuk guxonte te deklaronte publikishte kete gjendje shtypje, shfrytezimit kriminal te gruas prej shtetit komuniste. Shoqeria u fute ne nje riciklim te mjerimit te saj nga politika antifemrash nga udheheqja e partise scialistesh, ku grate e tyre gezonin status pasuri, shetitje neper bote, defrime dhe kurime per gjera te vogla ne klinika te shtrenjta te Europes,………..

Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/06/2010. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.