Berisha, dëshmitar në ’75-sën në një gjyq për varje

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8240
Dëshmitarët pohojnë pas 34 vjetësh për Sali Berishën.
Tedi Blushi e Hysen Sheshori është një prej mijëra të përndjekurve të regjimit komunist. Por në ndryshim nga të tjerët, ai është një rast unikal. Është i tillë jo se ka përjetuar më shumë përsekucion, dhimbje e tortura në krahasim me bashkëvuajtësit e vet. As sepse ka bërë më shumë burg se të tjerët. Madje as edhe për arsyen se i ka shpëtuar fatmirësisht dënimit me vdekje. Hysen Sheshori është një rast unikal për dëshminë tronditëse që jep. Ai akuzon direkt kryeministrin Sali Berisha, se ka qenë “një dëshmitar i rremë” në gjyqin e ngritur ndaj tij. “Ai u ndal para trupit gjykues dhe pas formaliteteve, me një theks malësori, me eufori, filloi të flasë para trupit gjykues duke treguar se si e kishte gjetur traktin që kishte përmbajtje të theksuar armiqësore, të cilin e tundte para trupit gjykues dhe sallës. ‘…Ky njeri është armik i betuar i partisë, prandaj duhet të varet në litar’, – tha ai duke bërtitur”, – rrëfen Sheshori në një intervistë dhënë në dhjetor të vitit 2002 për gazetën “Plaga”, organ i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë.

Pyetjes se kush ishte ky “dëshmitar i rremë”, ai i përgjigjet qetësisht se “ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha”. Insistimit të gazetarit nëse, a është i bindur për këtë dëshmi tronditëse që jep, Sheshori me një ironi therëse i kthehet: “Unë mund t’ju them që asnjëherë nuk mund të harrohet bisha që të kafshon”. Intervistën e botuar në dhjetor të ’02-it tek “Plaga”, e çuditërisht të lënë në heshtje e pa shumë bujë për 7 vite me radhë, “Gazeta Shqiptare” po e riboton sot sërish.

Kalvari i vuajtjeve
Hysen Sheshori përbën një rast unikal në Shqipëri, e ndoshta dhe në tërë Europën Lindore, edhe për faktin se i vetëm për gjithë kohën e diktaturës ai ka shpërndarë 41.100 trakte në një periudhë 13-vjeçare, nga viti 1961-1974. Dhe për 13 vjet me radhë është ndjekur nga Sigurimi famëkeq i Shtetit, për ta arrestuar në vitin 1974 dhe për ta dënuar me vdekje në vitin 1975. Fatmirësisht atij më pas iu fal jeta dhe dënimi u kthye në 25 vjet burgim, nga të cilat bëri vetëm 17 vjet. “Sot duket se jam i gjallë, por kjo nuk do të thotë që jetoj”, – përfundon intervistën e tij Sheshori.
S.G/Gazeta Shqiptare





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/04/2010. Filed under Biografi,Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Berisha, dëshmitar në ’75-sën në një gjyq për varje

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.