- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1771Morali publik nevoje jetike e nje shoqerie.
Cdo shoqeri, qysh ne hapat e pare te saj, ka nevoje per rregulla e sidomos per te cilesuar c’eshte mire e c’eshte keq , pasi vetem keshtu eshte ne gjendje te lejoje nderveprimin paqesor mes anetareve, pra te garantoje mbijetesen e saj.
Kjo vlen qysh ne grupimet e vogla shoqerore; 2 njerez duhet te pajtohen mbi rregulla te caktuara te nderveprimit te tyre, pra me konsensus te heshtur vendosin te ndjekin nje kod te caktuar etiko-moral. Kur njeri nga te dy e thyen kete kod plas sherri, kur te dy e ndjekin kete kod, atehere ka gjasa te mira qe vete shoqeria te perballoje kohen.
E njejta gje, vlen edhe per bashkesite, perfshire ato bashkesi qe ndodhen ne stadin e kombit.
Bashkesite kane nevoje per rregulla te njohura prej te gjitheve, shume prej te cilave ngrihen ne ligj e po te shumta jane edhe ato qe qendrojne ne stadin moral te tyre. Ato qe qendrojne ne stadin moral formojne kodin moral te asaj bashkesie apo moralin publik te saj.
Pa ligje ska shtet, por pa moral publik nuk ka shoqeri, sepse aty ku mungon morali publik, triumfon morali privat,vetjak, dmth ajo pjese e rregullave qe individi ne nje shoqeri te shendetshme dmth me moral te forte publik, vetem i enderron.
Morali vetjak apo privat krijohet nga egoizmi, sepse udhehiqet nga parimi ”’c’eshte e mire per mua, eshte e mire ne vetvete dhe c’eshte e keqe per mua eshte e keqe ne vetvete”’.
Kjo eshte edhe baza e anarkise, sepse sa me shume morale private gjejme ne nje shoqeri, aq menyra te ndryshme ne perceptimin e se mires e se keqes gjejme . Keshtu qe morali publik hahet nga perbrenda, derisa shkaterrohet per ti lene vendin nje mish-mashi moralesh private te bashkuar, ne konflikt te perhershem mes tyre, konflikt qe kap detyrimisht edhe ligjet e asaj bashkesie e ngadale fillon e gerryen edhe ligjet. Keshtu qe shkaterrimi i moralit publik, jo vetem sjell krizen e shoqerise si pasoje e mungeses se homogjenitetit moral por edhe vete krizen e shtetit, si pasoje e konfikteve te ashpra e pakenaqesive ne procesin e ligjvenies.
Pra vete ligji fillon te delegjitimohet nga nje pjese e madhe e njerezve. Shteti vete humb konsensusin e behet i qelqte perballe jo vetem nje konflikti te jashtem por edhe perballe nje konflikti te brendshem.
Prandaj nje moral publik, sado i imet eshte i domosdoshem per nje shoqeri; aty njerezit gjejne nje menyre per te evituar konfliktet e per te mos harxhuar energjite e tyre ne konflikte te pafundme qe shpesh kalojne nga dhuna verbale ne dhunen fizike.
Vete demokracia si sistem qeverisjeje duhet stampuar ne radhe te pare ne moralin publik si ‘mire’, pasi vetem ashtu shteti kursen perdorimin e dhunes.
Sa me i imet morali publik aq me e percare dhe heterogjene eshte ajo shoqeri, sa me i trashe ky moral aq me e bashkuar dhe homogjene eshte ajo shoqeri. Ne rastin e pare, ligji behet jetik per nderveprimin e qytetareve, ne rastin e dyte ligji nuk ka nevoje te nderhyje ne cdo aspekt te jetes.
Nderkaq ne nje shoqeri ku mungon morali publik, apo pelhura morale eshte care, ligji duhet te ushtroje dhune te vazhdueshme e kjo gje mund te shpjere o ne shpartallim te asaj shoqerie o ne diktature ushtarake.
Pra morali publik eshte thelbesor edhe ne ruajtjen e vete demokracise.
Hyllin
http://hyllin.blogspot.com
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts -
Add New
-
Powered by WordPress -
Designed by Gabfire Themes