Dinjiteti dhe Identiteti i së vërtetës së Kombit shqiptar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2371
Merimangat e shpellave të satanizmit oriental.
– Çdo komb është arkitekt i fatit të tij, por edhe çdo komb është armiku më i madh i vetvetes së tij. Kur një komb është në krizë, kjo do të thotë se ai është në krize të të kuptuarit dhe të mungesës së identitetit të vërtetë të tij. Sepse, po të shohim arkeologjinë e mendimit të kombit shqiptar, do të zbulojnë këto gjera: mrekullitë, kontradiktat e mëdha të shekujve dhe pluhurin e perandorive sunduese. E vërteta e historisë së kombit shqiptar nuk është një barrë mbi kujtesën e tij, por është një ndriçim i plotë i tërë qenies së tij, si komb i lashtë.

Ne si komb nuk duhet të marrim mësim nga shkolla të nacionalizmit të kuq dhe sulltanizmit të qelbur, si dhe etjes për lavdi të rrejshme kombëtare, të ndërtuar mbi mite joreale dhe iluzione. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se në Gadishullin Ballkanik ka ende kombe që nuk e duan lirinë dhe të vërtetën, sepse janë të kënaqur me gjendjen e tyre të mjerë dhe të dehur, prandaj edhe ne si komb nuk duhet të hyjmë në këtë vijë të kuqe të nacionalizmit të kuq, sulltanizmit aziatik të qelbur dhe mbetjes në gjumë të përjetshëm. Të gjitha heroizmat e një kombi, burimin e kanë nga mungesa e reflektimit, lirisë dhe identitetit. Ndërsa ambiciet kafshore të disa nga “pseudointelektualët” dhe “akademikët” e kombit shqiptar dalëngadalë po i thyejnë lidhjet e gjakut të pastër të Kombit Shqiptar, dhe kanë filluar t’i harrojnë detyrimet dhe mirënjohjet ndaj figurave të kulturës dhe të identitetit të Kombit Shqiptar, thjesht kanë harruar të vërtetën dhe rrënjët e tyre.

Me një fjalë, mund të themi se është pikërisht kjo natyra e ambicies kafshore të kësaj elite të mjerë orientaliste dhe sulltaniste të kombit shqiptar, për t’i bërë njerëzit gënjeshtarë dhe mashtrues, për të fshehur të vërtetën, duke u marrë më shumë me gënjeshtrat orientale-islamike, pastaj duke luajtur lojën e zhonglimit, flasin tjetër gjë nga gojët e tyre, ndërsa në zemrat e tyre qëndron sulltanizmi dhe demonizmi, pastaj kanë arritur që t‘i shkurtojnë të gjitha miqësitë dhe t’i zgjerojnë armiqësitë në masën e interesit të tyre vetjak, dhe janë duke u munduar që gjoja të shpalosin një fytyrë të mirë(maskë), pa ndihmën e vullnetit të mirë, pastaj ushqimit dhe mbështetjes në rrënjët e së vërtetës. Ndërkaq, ata (elita orientaliste dhe sulltaniste) dhe tërë kombi shqiptar duhet ditur se çdo njollë (turpi) do të thotë të prodhosh një dogmë, e cila buron nga satanizmi i zemrave të tyre të sulltanizuara dhe të demonizuara. Kështu që duhet pasur kujdes, se si kjo elitë orientaliste dhe demoniake luan me trashëgiminë, kulturën, identitetin origjinal, civilizimin e kombit të vërtetë dhe të mrekullueshëm shqiptar.

Prandaj nuk duhet t‘i lihet vend këtij llumi pseudointelektualësh dhe kësaj elite orientaliste, sepse, po nuk u pengua kjo rrugë e errët e kombit, që i prin kjo elitë orientaliste, pastaj janë edhe disa individë që duan më shumë orientin dhe sulltanizmin, sesa Oksidentin dhe integrimin, apo bashkimin në familjen e tyre evropiane, do të mund të vijë deri të humbja e lirisë, identitetit, kulturës, qytetërimit dhe kështu do mund të shkonte drejt një shkatërrimi të plotë të vetë kombit. Kjo është ambicia dhe vetëkënaqja e kësaj elite orientaliste dhe sulltaniste e kombit shqiptar; i thyen lidhjet e traditës, kulturës, civilizimit, i harruan detyrimet që patën, u bënë mosmirënjohjes ndaj miqve, thjesht janë bërë njerëz gënjeshtarë dhe mashtrues, të cilët e fshehin të vërtetën, i tregojnë përralla kombit te tyre, e manipulojnë etj., etj., ia shkurtojnë të gjitha miqësitë në masën e interesit të tyre personal dhe egoist.

Thjesht, me këtë gjendje kjo elitë orientaliste dhe sulltaniste po mundohet që, me anë të përpjekjeve të vazhdueshme, t’i detyrojë qytetarët që ta përbuzin vetveten, identitetin e tij, kulturën e tij e deri edhe vetë kombin . Kjo është ajo që unë e quaj shpesh ferri apo gehena në mesin e një elite dhe individ të çmendur dhe sataniste. Po ashtu, kjo elitë orientaliste dhe sulltaniste, në mënyrë tepër të shkujdesur dhe me një sy oriental, formon edhe bindje të satanizuara dhe qesharake, duke e mbushur vetveten kështu me gënjeshtra aziatike, pastaj me një pasion të paligjshme, saqë arrijnë deri edhe sa t’ua propozojë edhe të tjerëve këtë helm aziatik dhe satanist, të quajtur “merimangat e shpellave të satanizmit oriental”.

Duhet ditur se, për aq kohe sa bota do t’i duartrokasë së keqes së madhe, gënjeshtrës dhe padrejtësisë, përmbytja e kombit do të vazhdojë. Gjithashtu, për aq kohë sa nuk arrihet të kuptohet liria dhe të njihet e vërteta, mund të thuhet se burgu vazhdon vetëm për ata që mendojnë se fizikisht janë te lirë, duke harruar se janë të burgosur dhe skllavëruar shpirtërisht. Një komb që ka qenë me shekuj i pushtuar dhe i infektuar nga veset dhe sindromat otomane nuk është ai çfarë mendon dhe shfaqet në hije se është, por ai në të vërtetë është çfarë e fsheh në vetvete thellë. Ndërkaq, në këtë botë kam parë të jenë zhvilluar protesta kundër krizës ekonomike, luftërave, rrezikut të një lufte bërthamore, terroriste, kundër politikaneve me një qeverisje të korruptuar, por unë nuk kam parë ende te jetë zhvilluar ndonjë protestë kundër krizës nga rënia e moralit të njerëzimit, kundër materializmit të shpirtit të njeriut dhe dhjamosjes së tij. Nga kjo mund të themi se drejtësia dhe e vërteta nuk do të vijnë kurrë, përderisa Kombi Shqiptar nuk rilind dhe nuk ushqehet nga rrënjët e tij.

Megjithëkëtë, është një shpresë e fshehur brenda vetë qenies sonë si komb, se vërtet ka nga ata që e duan të vërtetën dhe historikisht dihet se e vërteta gjithmonë del fitimtare, sepse i ka rrënjët në qiell. Mbi të gjitha, një gjë është e vërtetë, se e vërteta qëndron te një pakicë njerëzish, ndërsa shumica e njerëzimit endet mbi akullin e hollë të një bote mashtrimi dhe gënjeshtare. Dhe nga kjo pakicë njerëzish mund të arrihet deri te madhështia e kombit shqiptar, duke e pasur si pishtar përpara vetes të vërtetën, e cila do e çojë sigurt drejt rrugës dhe qëllimit të nisur. Nga përvoja e historisë së njerëzimit mësojmë se rruga e së vërtetës së një kombi ka fituar gjithmonë. Nëse kultura e një kombi buron nga fryma e dashurisë, të vërtetës, artit dhe mendimit tij rrënjësor, atëherë askush nuk do të mund ta shuajë dhe skllavërojë atë.

Kujtimet historike të njerëzve fisnikë, të guximshëm dhe me famë të mirë nuk lejohet të vdesin asnjëherë, sepse veprat e tyre madhështore janë pjesë e njohurisë së atij kombi dhe pasardhësve te tij. Çdo individ duhet që me besnikëri dhe me të vërtetën të ruajë trashëgimin kulturore dhe identitetin e tij të vërtetë. Ndërsa, ana tjetër, patriotizmit nuk konsiston në dukjen e njerëzve me valëzimin e flamurit apo me veshje formale, por duke punuar dhe ruajtur që kombi të ketë dinjitetin e tij të plotë, identitetin, kulturën, civilizimin, si dhe ta prezantojë fuqishëm këto në botën demokratike dhe bashkëkohore.
Gjon Keka
Gazeta ”Libertas”

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/06/2010. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.