Kujtimet e sekretares së Hitlerit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4388
DERI NË ORËN E FUNDIT… (Kujtimet e sekretares së fundit të Hitlerit)

…. “Sot më duket pothuaj e pabesueshme që në fillim të shkurtit, ne kishim endè besim tek Hitleri dhe në sigurinë e tij për fitore…

20 prill 1945 – ditëlindja e Hitlerit. Tanket e para ruse gjëndeshin para Berlinit.

Gjëmimi i topave vinte deri në zonën e Kancelerisë. Fyhreri mori urimet e besnikve të tij. Secili vinte i shtërngonte dorën, betohej për besnikëri dhe mundohej ta bindte që ai të vendoste të lente qytetin…Gebelsi, Ribentropi, Himleri, Dënici, të gjithë mundoheshin kot. Jashtë në park, ai dekoroi hitlerianët e rinj. Ishin fëmijë të dalluar në luftimet kundër tankeve ruse…Në mbremje ishim në zyren e vogël. Hitleri, i heshtur, shihte para vehtes…Ne të gjithë ju lutem të linte Berlinin. “Jo, nuk mundëm, u përgjigj ai. Do të më dukej vehtja si një prift Lama tibetian, që rrotullon një mulli bosh lutjesh. Duhet që ti marr vëndimet këtu, në Berlin, ose të fundosëm”. Ne heshtëm dhe shampanja që pinim për shëndetin e tij, na dukej bajate…Nuk besonte më në fitore. U ngrit shpejt…

Eva Braun është e para që del nga mpirja. Ajo drejtohet nga Hitleri, që tashma ka vue duert në dorezen e derës, i merr atij dy duartë dhe i thotë duke buzëqeshur e me një ton ngushllues, siç i drejtohemi një fëmije të trishtuar: “Ti e di mirë që unë do të qendoj pranë teje. Nuk ju lejoj të më largoni!”. Atëherë, sytë e Hitlerit filluan të shndrisin dhe, ai bëri një gjë që askush, madje dhe miqët e tij e shërbëtorët më intimë, nuk e kishin parë kurrë më parë: E puthi Eva Braunin në buzë, ndërkohë që oficerët prisnin jashtë që ndaheshin me te..

“Edhe unë do të qendroj!” i thashë, nuk desha por më doli vetvetiu…

Eva u ulë në krah të Hitlerit dhe pa vrarë mendjen i tha: “Më thuaj, e ke parë atë statujen në Ministrinë e Jashtme? Një skulpturë e mbrekullueshme! Ajo do të shkonte jashtëzakonisht me basenin në kopështin tim. Po deshe blije për mua kur çdo gjë të ketë shkuar mirë dhe ne të kemi dalë nga Berlini!”. Ajo e vështronte me një pamje lutëse. Hitleri i mori dorën: “Por, unë nuk e di se kujt i përket ajo. Ka shumë të ngjarë të jetë pronë e shtetit dhe, në këte rast unë nuk mund ta blejë dhe ta ve në një kopësht privat”. Oh, tha ajo, po të arrish t’i zmbrapsësh rusët dhe të çlirosh Berlinin, ti mund të besh një përjashtim!”. Hitleri, filloi të qeshte me këte logjikë femre, por nuk foli më për këte çeshtje (fq. 176). …

Ne nuk donim të iknim… “Edhe ne do rrimë këtu!”. Hitleri na vështroi për një çast: “Do të doja që gjeneralët e mi të jenë poaq me korajë sa ju!”…dhe, doli të shihte oficerët: “Zotërinj, mori fund. Unë do të qendroj këtu në Berlin dhe, kur të jetë nevoja, do të vras vetën me një plumb. Ai që dëshron të niset, mund të niset, secili është i lirë!”. Ata lanë bunkerin njëri pas tjetrit, duke përshëndetur në heshtje Fyhrerin. Pjesa më e madhe u larguan përgjithmonë nga Berlini…Hitleri nxori dokumentat dhe pjesë të shkruara që duheshin zhdukur nga sirtarët dhe raftët në dhomën e tij…Julius Shaubi, me një pamje fatkeqe dhe çalë-çalë ngjiti shkallët…me zemer që i pikonte gjak, dogji aty në park thesarin e Fyhrerit të vet…Ai mori të njejtin mision në Munih e Berktesgarden. Me sy të përlotur ai u nda nga ne…Ndodhej në zyren e tij dhe bisedonte me Gebelsin….Dera u hap dhe Gebels u drejtua nga telefoni…”Gruaja ime vjen së shpejti me fëmijët. Me kërkesë të Fyhrerit ata, do të qendrojnë këtu, duke filluar që tani, në bunkerin e tij. Ju, lutem, mirëpriteni familjen time!”…O Zot, gjashtë fëmijë të vegjel në këte rrumbujë…I dola përpara dhe i mora fëmijët. Zonja Gebels u shoqërua menjëherë për te Hitleri…Hitleri kuptoi trathëtinë e Gëringut… dhe, i hoqi të gjitha funksionet….Hana Rajç…më duket se, ishte e vetmja femër që njihte Hitlerin jo privatisht, si burrë, por si ushtarak. Ajo shpërndante me zjarr një prirje fanatike për të vdekur për Fyhrerin dhe idealin e tij…Në mbremje ajo, dërgoi në shtrat fëmijët e Gëbelsit. Eva Braun e shoqëroi. Nëna e tyre nuk mund ti shihte më…ajo dehëj në lot….

26 Prill 1945, Eva shkruan letrat e lamtumirës… Fyhreri vazhdon të jetoi në hije…

Pyeta Evën: “A ka ardhur koha?”…Ajo tha jo, ju do ta merrni vesh përpara. Fyhreri do të ua japë lamtumirën!”…Më thirri…shkroi dhe kuptova se ai do të martohej me Even…

Salla e konferencave u kthye në bashki…isha vetëm dhe shkruaja faqen e fundit të Historisë së Rajhut Tretë….Eva filloi të nënshkruaj me B, dhe, atij ju desh ta kujtonte se mbiemni i saj i ri fillonte me H. Festimi vazhdoi në zyren e Hitlerit…

Gëbels nuk pranoi të linte Berlinin…Edhe ai më diktoi testamentin e tij të fundit.. “Për t’ardhmen, një shembull besnikërije do të ketë më shumë vlerë sesa një jetë e kursyer”

30 Prill…Mu afrua Gynshe: “Hajde, se Fyhreri do të lërë lamtumirën…” Shoh turbull njerëz…Shoh edhe Hitlerin. Ai del shumë ngadalë nga dhoma, më i krrusur se kurrë, duket tek dera e hapur dhe i zgjatë dorën secilit. Ndiej dorën e tij të djathtë. Më thotë diçka por, nuk e dëgjoj më. Nuk i kam kuptuar fjalët e tij të fundit. Çasti që kishim pritur ka ardhur, jam e paralizuar dhe mëzi ve re atë që ndodh rreth meje. Vetem në çastin kur Eva Braun vjen drejt meje, magjepsja zhduket paksa. Ajo buzëqesh dhe më shterngon në krahë të vet. “Të lutem, sidoqoftë, provo të dalesh, ndoshta endè mund të ikni. Pastaj përshëndetni Bavarinë për mua!”…thotë ajo duke buzëqeshur me ngashërim. Ajo ka veshur fustanin e preferuar të Hitlerit, atë të ziun dekolte me trendafila, flokët e saj janë të larë dhe të krehur bukur. Kështu, ajo ndjekë Fyhrerin në dhomën e tij. Porta e rëndë prej hekuri mbyllet…Papritmas një e shtenë kërcet kaq fort dhe pranë, sa ne behëmi krejt memecë. Zhurma përhapet përmes gjithë dhomave. “Kjo ishte një goditje në shenjë”, thirri Helmuti, pa e pasur idenë sesa të drejtë kishte. Fyhreri ka vdekur….Dua të rri vetëm. Ora tregon tre pasdite e disa minuta më shumë. Pra, tani ka ndodhur. Nuk e di sesa kohë kam qendruar ashtu. Çizme burrash kanë kaluar pranë meje, nuk i kam venë re. Pastaj figura e gjerë dhe e madhe e Oto Gynshes ngjitë shkallët dhe, bashkë me te, një re erë benzine. Fytyra e tij është e përhirë, tiparet e reja dhe të freskëta janë të zgavërta. Ai ulet rëndë pranë meje, merr shishen, dora e madhe i dridhet. “Unë, kam zbatuar urdhërin e fundit të Fyhrerit…Trupi i tij është djegur!”, thotë ai me zë të ulur. Nuk jap asnjë përgjigje, nuk pyes asgjë.

Ai zbret për të parë nëse kufomat janë shkrumbëzuar tërësisht….Befas desha të zbres tek dhomat e boshatisura. Dera e dhomës së Hitlerit ishte endè e hapur. Mbartësit e trupave nuk i kishin duart e lira për ta mbyllur. Mbi tryezë ndodhej revolveri i vogël i Evës, anash një pelhurë trendafili dhe, përtokë, pranë karrigës së zonjës Hitler, pashë të shkëlqejë këllefin e kallajtë të ampulës së helmit. Ajo ngjasonte me një tub të kuq buzësh të zbraztë. Në tapicerinë me motive bluh dhe të bardha të stolit Hitlerit, kishte njolla gjaku: Gjaku i Hitlerit. Papritmas u ndjeva keq. Era e rëndë e bajames së hidhur mu vështiros. Instintivisht kërkova ampulen time. Doja ta hidhja sa më larg të ishte e mundur dhe ta lija atë bunker të frikshëm…Ai thjeshtë iku dhe bashkë me të është zhdukur presioni hipnotik nën të cilin kishim jetuar…Dëgjohen hapa drejt derës së hyrjes. Përkrahësit e fundit të Rajhut, që kanë marrë pjesë në djegie, po këthehen: Gëbelsi, Bormani, Aksmani, Heveli, Gynshe, Kempka.

Gjenerali Krebs duhet të shkojë si parlamentar tek Shtabi i Përgjithshëm rus dhe të deklarojë kapitullimin total, me kusht që të gjithë ata që ndodhën në bunker të marrin leje kalimi…Mora në njëanë Oto Gynshen dhe kërkova një kend  të qetë, ku mund të flitej pa të penguar kush. Dua të dij sesi vdiq Fyhreri, i them dhe, Gynshe është i kënaqur që mund të flasë: “Ne e përshëndetëm edhe njëherë Fyhrerin, pastaj ai shkoi në dhomën e vet me Evën dhe mbylli derën. Gëbelsi, Bormani, Aksmani, Heveli, Kempka dhe unë ishim në korridor duke pritur. Kjo vazhdoi ndoshta dhjetë minuta, që ne na u duk një përjetësi përpara se krisma të çirrte qetësinë. Pas disa sekondash Gëbelsi hapi portën dhe u futëm. Fyhreri kishte shkrepur një plumb në gojë dhe, për më tepër, kish kapërdirë dhe një kapsulë. Kafka ishte coptuar dhe ishte në gjendje të vajtueshme. Eva Braun nuk e përdori pistoletën e vet, por piu vetëm helmin. Ne e mbështollëm kokën e Fyhrerit me një mbulesë dhe Gëbelsi, Aksmani e Kempka e ngjitën kufomën në park, përmes shumë shkallave. Unë mora trupin e Evës. Ajo ishte aq e rëndë sa nuk do ta kisha besuar kurrë për atë njeri aq të dobët. Lart në park, pak hapa larg bunkerit, ne i shtrimë dy kufomat njëra pranë tjetrës. Nuk mund të shkonim larg, kaq të forta ishin qitjet, prandej zgjodhëm një krater obusi fare pranë. Pastaj Kempka dhe unë derdhëm benzinë mbi trupat e tyre, ndërsa unë hodha një shami të ndezur. Dy kufomat u përfshinë menjëherë nga flakët…”. (fq. 201)

Gynshe heshti dhe unë mendova mbi brishtërsinë e njerëzve: Njeriu më i fuqishëm i Rajhut tani është një grumbull hiri që e merr era…

Më në fund Krebsi erdhi. Ai dukej i shteruar dhe i lodhur, dhe ne nuk kishim nevojë ta pyesnim se ç’lajm sillte. Propozimi i tij ishte hedhur poshtë. Ne u pregatitëm për nisje… Gëbels njoftoi në radio se Fyhreri ka vdekur, “I rënë në krye të trupave të tij…”.

Papritmas hapët dera që të çon tek Gëbels. Një infermjere dhe një burrë me bluza të bardha nxjerrin prej andej një arkë të madhe dhe të rëndë. Atë e ndjekë edhe një i dytë…Më ndalon zemra një çast.  Instintivisht mendoj për fëmijtë. Madhësia e arkave mund të jetë që përputhet… Gëbels i shqetësuar, bredh duke pirë duhan, si një pronar hoteli që pret, shumë i njerëzishëm dhe i sjellshëm, që klientët e fundit të largohen. Ai nuk qahet dhe nuk mallkon më. Më në fund erdhi ora. Të gjithë i japim dorën. Me një buzëqeshje që ia ndrydh fytyrën, ai më uron fat të mirë. “Ndoshta ju do të dilni”, thotë ai me zë të ulët, përzemërsisht. Por, unë tund kokën me dyshim. Jemi tashmë krejtësisht të rrethuar nga armiku, tanket ruse janë në Potsdamplac…(fq.203).

Njëri pas tjetrit , ne e lemë këte vend tmeri. Për herë të fundit, kaloj para derës së Hitlerit. Aty, mbi varësen e rrobave prej hekuri, kapota modeste ngjyrë grih është e varur si zakonisht, me kasketën e vet të madhe me emblemën e sovranitetit dhe përsipër dorezat e tij prej lëkure dreri të holla. Qaforja e qenit varej anash: kjo ngjasonte me një trekëmbësh. Do të dëshiroja të merrja dorezat si kujtim, të paktën njëren nga të dyja. Por dora e ime e zgjatur ra, nuk e di përse. Në raftin e dhomës së Evës është e varur mantoja ime prej dhelpre ngjyrë argjendi. Astari i saj ka inicialet e praruara E.B. Ai nuk mund të më shërbejë me përjashtim të pistoletës dhe helmit…Oto Gynshe hapë një rrugë për ne katër femrat, … Zonja Kristjan, zonjusha Kruger, zonjusha Manzarli dhe unë…Presim tek salla e bunkerit. Ne i kemi asgjësuar të gjitha dokumentat tona. Unë nuk kam para, as ushqime, as veshje, vetëm cigare dhe ndonjë foto nga e cila nuk mund të ndahëm…Por endè jetoja…

Një periudhë e tmershme po fillonte, por nuk kisha më dëshirë të vdisja.

Isha kureshtare për atë që mund të ndodhte më pas. Dhe fati për mua kishte mëshirë të madhe. Si për mbrekulli i shpëtova dërgimit në Lindje. Më ruajti mirësia pa interes e një njeriu. Pas muajsh të gjatë, më në fund, munda të shkoj në shtëpi dhe të filloj një jetë të re.

Falja – madje, në dy kopje – i është dhënë Traudl  Junge në vitin 1947 nga autoritetët zyrtare. Si të gjithë gjermanët mbi 18 vjeç, ajo duhej ti përgjigjej një “Pyetsori” të Qeverisë Ushtarake Gjermane, një formular ky i gjatë 86 cm. i shtypun në dy anët me 131 pyetje mbi të kaluemen naziste. Ajo e plotësoi dy herë fletën, njëherë me emnin Traudl Junge dhe një herë tjetër me emnin e vërtetë Traudl Hamps, në përputhje me të vërtetën. Ajo tregon se ka profesion “sekretare në Kancelarinë e Rajhut”, si e tillë para se të shkonte pranë Fyhrerit. Ajo perfitoi nga anmestia e 1946 si e lindun pas 1919 dhe, nga një procedurë tjetër, ajo është “shkarkuar” me 94% të bavarezve…Ajo nuk është qenë kurr anëtare e NSDAP-së…(227)  Adenhauer kerkoi “ti vehët vijë së kaluemes,..

Kur shikojmë mbrapa në këto vite, atëherë një dyshim që refuzon të mposhtet, shfaqet.

“….Isha shumë e re të shikoja që, përtej padronit tim të shikoja njeriun, dukja e jashtme e ndershme e të cilit, fshihte një njeri me dëshirë kriminale për pushtet…Madje, ndihesha e kënaqur për kohën që kisha kaluar pranë tij, deri në fundin mizor.Pas zbulimeve mbi krimet e tij do të jetoj deri në orën e fundit me ndjenjën se kam qenë një bashfajtore.”

Gertrud Hamps, e njohur Traudl, lindi në Munih, me 16 Mars 1920. Me 24 Shkurt 1921, u ba mitingu i parë i madh popullor të NSDAP-së, në Hofbrauhaus të Munihut, ku Adolf Hitler dhe Anton Dreksler, themeluan Partinë Puntore Gjermane (Deutsche Arbeiter Partei, DPA) dhe, shpallen programin e saj që i drejtohej “njerëzve të varfer”….Ajo donte me forcë të ishte pranë gjimnastikës ritmike dhe ndrydhte në vetvete vallzimin, një ëndërr e saj…Ajo nuk pat interes të hershëm për burra…ndryshej nga e motra… Vonë mësoi “Heil, Fyhreri im!”…Me 30 Janar 1943, më thirrën pranë Hitlerit… Më pyeten a dëshiroj të qendroj pranë tij?…Unë përgjigja shkurt “po”…Hitleri nxitoi të thoshte diçka tjetër, dhe dukej se kërkonte fjalet e përshtatshme. Më në fund duke buzëqeshur deklaroi, isha shumë e re, dhe atje kishte aq shumë burra, shumica e të cilve shkonin rrallë në shtëpi dhe se terheqja e përjetshme femërore ishte veçanërisht e fortë tek ushtarët.

Me një fjalë, duhej të isha shumë e matur dhe e rezervuar. Dhe, nëse më duhej të qahesha për ndonjerin që do të më ngacmonte, në çdo kohë mund ti tregoja atij. Ja, pra, unë kisha kaluar ceremoninë e betimit…nga ky moment, unë e shihja çdo ditë ate, flisja me te, punoja dhe haja me Hitlerin…njëherë, më tha duke ngrenë: “Ju hani shumë pak, fëmija im, ju jeni shumë e dobët…”.

Nuk kisha përftyruar një gjë të tillë; mendoja se më duhej të tregoja për bindjet e mija nacional-socialiste dhe përkatësinë time në parti, të betohesha për besnikëri dhe të premtoja ruajtjen e sekretit. Në vend të kësaj, Hitleri u shqetësue për virtytin tim! Isha shumë e lehtësuar dhe me ndërgjegje, mund ti thosha atij që mos të merakosej fare  për një gjë të tillë dhe se isha shumë mirënjohse për mbrojtjen e tij. Ai qeshi dhe më la në kujdesin e dy kolegeve të mija të moshuara. Tashmë isha sekretare e Hitlerit…(fq 45).

Ai donte shumë qenin Blondi…të cilin e shetiste çdo ditë…

Në bibliotekën e tij binte në sy libri “Majn Kampf” i veshur me lëkurë…të binin në sy hapësirat e mëdha si çdo gjë që ndertonte Hitleri, por të ftohta…

Hitleri e donte sallen e çajit mbushur me tabllo të bukura…”pas vdekjes seme, të gjitha tabllot duhet të shkojnë në galerinë e re të Linzit, një qytet i bukur dhe unë i ofroj atij një galeri të bukur. I shikoj pikturat që janë të varura si një hua që më zbukurojnë jetën. Pas vdekjes sime ato do ti përkasin popullit gjerman.”…”unë, me të vërtetë nuk e kuptoj se çfarë bukurije ka kur gratë janë aq të dobëta sa burrat. Në fakt, ne i duam femrat pikërisht për diferencën arkitektonike që kanë. Tani është ndryshej. Në kohën time baleti jepte ende kënaqësi…tani, nuk sheh gjë tjetër veç kocka dhe brinjë, që hidhën mbi skenë…”(fq. 83).

Hitleri fliste shpesh për vështirsitë e ngrenjës me ushqime të papranueshme për një vegjetarian…donte shumë patatët e skuqura me djathë të bardhë, mbi të cilat hidhte vaj liri.

Kishte një liber të trashë ku rregjistronte disqit…duhej të ishin qindra…ai e donte muzikën dhe admironte shumë operetat e Leharsit…në fund gjithënjë dëgjonte me kënaqësi  “Donkey-Serenade” (Serenata e gomarit), e cila mbyllte koncertin…

“Fliste me njerëz të ditur…me vendosmëri të hekurt dhe me dokumente e argumente të pakundërshtueshme, për ta bindur ate se një urdhër ishte i gabuar, i pamundur dhe në një masë i parealizuarshëm. Atëherë, ai fillonte t’ju fliste, madje, para se të kishin përfunduar, gjithë kundërshtimi i tyre shuhej, i bërë absurd nga teoria e tij. ..dhe dilnin duke dyshuar në pikëpamjen e vet të mëparshme, aq të fortë dhe të prerë, sikur t’ishin të hipnotizuar..”(119).

“Ne kurrë nuk kemi mundur të mbështetemi tek aleati italian, ndaj mendoj se do të mund të fitojmë vetëm, sesa me atë popull të papërgjegjshëm. Ata na kanë kushtuar më shumë humbje prestigji dhe disfata të vërteta, sesa na kanë sjellur suksese…” (124).

Me 20 Korrik 1944, iu bë atentat…Bomba shpërtheu as dy metër larg Fyhrerit… “Këta burracakë! Sikur të paktën të më kishin qëlluar! Unë mund të kisha akoma respekt për to, por ata nuk guxojnë as të rrezikojnë jetën e tyre…Por, unë do të bej shembull që secili ta humbë dëshirën për një trathti të tillë ndaj popullit gjerman…”

“Këta kriminelë që deshën të më zhdukin…që duan të asgjësojnë Gjermaninë, që ajo mos të ngrihet kurrmë. Po qe se çifutëria merr pushtetin, atëherë do të ketë marrë fund kultura gjermane dhe ajo evropjane. Dhe, po qe se ata besojnë që fuqitë Përëndimore janë aq të forta pa Gjermaninë, për të ndaluar bolshevizmin, ata gabohen. Kjo luftë duhet fituar, ndryshe Evropa do të humbasë në bolshevizëm…” (fq.143)

….Rusët kishin invaduar Prusinë Lindore dhe nga fshatrat që kishin rënë në dorë të armikut, vinin komunikata të tmershme. Burra e fëmijë të vrarë, gra të dhunuara, fshatra në flakë, akuzonin. Fytyra e Hitlerit ishte plot rreptësi e urrejtje dhe, ai deklaronte pa pushim “Këto kafshë të paqytetruara nuk duhen lejuar të mbysin Evropën. Unë jam bastoni i fundit kundër këtij rreziku dhe po qe se ka një drejtësi, atëherë ne do të triumfojmë dhe njëditë bota do të kuptojë se përse ishte fjala në këte betejë!”…“Këta nuk janë më njerëz, këta janë shtazët e stepës aziatike, lufta që bej është lufta për dinjitetin e evropjanëve.” (157, 168).

Zonja Magda Gëbels tha: “Është më mirë që fëmijët e mi të vdesin, sesa të jetojnë në turp e në tallje. Në Gjermaninë e pas luftës fëmijët tanë nuk do të kenë vend.”. Ajo kishte 6 fëmijë…Ajo ishte në vigjilje të një vdekje gjashtë fish…

Ne vazhduam të shoqërojmë Hitlerin gjatë ngrënies, ishim vetëm Eva Braun, zonja Kristian, zonjusha Manziarli dhe unë…Unë degjoja zërin tim si një të huaji: “A mendoni ju, Fyhreri im, se nacional-socializmi do të vijë përsëri?” – Jo, nacional-socializmi ka vdekur. Ndoshta pas njëqind vjetësh, një ide e ngjashme do të dalë, me forcen e një religjioni që do të pushtojë gjithë botën. Por Gjermania ka humbur. Pa dyshim, ajo nuk ishte aq e pjekur dhe as aq e fortë për misionin që unë i kisha caktuar!”, tha Fyhreri, sikur po fliste me vete.

Dikush i kishte sjellur disa foto të vrasjes së Musolinit…në mes sheshit të tregut të Milanos, dhe ai tha: “Unë nuk dua të bije në duart e armiqve as gjallë as i vdekur. Pas vdekjes kufoma ime duhet të digjet dhe të mbetët e pagjetur përgjithmonë!”. Ai na shpjegoi: “Më e mira është të shkrepësh një plumb në gojë. Kafka pëlcet, nuk kupton absolutisht asgjë. Vdekja vjen mënjëherë!…Unë nuk dua të bie në duart e rusëve.” (fq. 188)

Po, kjo ide ne femrave na bëri që të dridhemi. Eva tha: “Unë dua të jem një kufomë e bukur, prandaj do të pi helm!”…

Hitleri na shpjegoi se ampula me cianur nuk shkakton dhimbje…Ai kishte marrë 10 të tilla nga Himleri dhe, kur u ndame pas bukës, na dha nga një duke na thënë: “Jam me të vërtetë i pikëlluar, që nuk mund t’ju bëj një dhuratë më të mirë për lamtumirën!”…

“Unë nuk kam pasur kurrë frikë nga ndonjë atentat kur kam përshkuar turmat me veturë, më tepër kam pasur frikë se mos shtypej ndonjë fëmijë nga vetura ime.”…thonte ai.

“Në atë kohë, ato më tregonin mua portretin e një Fyhreri human, kuptues dhe të paprekshëm, i cili siç është e vërteta e mbante vetën për një gjeni, por që konsiderohej kështu nga i gjithë rrethi i tij dhe, për një kohë të gjatë, për këte flisnin sukseset e tij. Dhe, është pikërisht njohja e këtij aspekti të dukshëm, të parrezikshëm, privat dhe njohja e përvojës së tij përsonale, që ma bënin kaq të vështirë të dalloja shpirtin e brendshëm keqberës në gjeninë e tij” (fq. 126).

“Dhuntia më e çmueshme e njeriut është harresa!”, thotë Traudl…Ajo porositë:

“Njeriu duhet të dëgjojë zërin e ndërgjegjës.

Kurrë nuk duhet aq shumë kurajë, nga sa duket, për të pohuar fajet dhe për të mësuar prej tyre. Njeriu është në këte botë për të ndryshuar vetvetën duke mësuar”. (fq. 12)

Ajo ishte sekretare e Hitlerit me 30 Janar 1943 deri me 30 prill 1945.

Traudl Junge ka vdekë 81 vjeç, me 15 Janar 2002.

(Perkthye nga Abdulla Sollaku), Onufri 2009, Tiranë.
Fragmente nxjerrë nga origjinali prej FRITZ RADOVANI. 2009.
Melbourne, Shtator 2009
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Historia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Kujtimet e sekretares së Hitlerit

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.