20 Janar dita e 97-te Boterore e Emigrantit dhe e Refugjatit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1991
Dita e 96-të Botërore e Emigrantit dhe e Refugjatit
U kremtua  Dita e 97-të Botërore e Emigrantit dhe e Refugjatit, me temë: “Emigrantët dhe refugjatët e mitur”. Në mesazhin e tij për këtë rast, bërë i njohur që më 16 tetorin e kaluar, Papa Benedikti XVI kujton se emigrimi është një përvojë e provuar nga vetë Jezusi, kur si fëmijë, iu desh të strehohej në Egjipt. Sot, pavarësisht nga sa parashikohet në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve – kujton Papa – në fakt, shumë të vegjël braktisen e rrezikojnë shfrytëzimin. Është e nevojshme – vazhdon Ati i Shenjtë – që emigrantëve të mitur t’u kushtohet kujdes i veçantë për të favorizuar zhvillimin e tyre fizik, kulturor, shpirtëror e moral. Mbi temat që përshkojnë mesazhin e Papës, të dëgjojmë sekretarin e Këshillit Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe Endacakëve, kryeipeshkvin Agostino Marketo:
Ati i Shenjtë kujton se fëmijët janë më të brishtët, pasi më pak të aftë ta ngrenë zërin. Përmend edhe faktin se të vegjlit kanë të njëjtat të drejta themelore si të rriturit, por shpesh ato nuk respektohen. Nga pikpamja e krishterë, është gjithnjë aktual paralajmërimi i Krishtit, i cili thotë se gjithçka u është bërë ose mohuar më të vegjëlve i është bërë ose mohuar Atij vetë. Është me të vërtetë e vështirë të gjindet dikush më “i vogël” se emigrantët e refugjatët e mitur.

Cilat janë arsyet që i shtyjnë të miturit të largohen nga shtëpitë e tyre?
Faktorët që i shtyjnë të vegjlit të largohen nga vendi i tyre janë të ngjashme me ato të të rriturve. Ekzistojnë motive si luftrat, dhuna, persekutimet etnike e fetare, etj., por ka edhe motive të tjera, të cilat, megjithëse nuk rrezikojnë drejtpërdrejt jetën, nuk lënë perspektiva për një jetë dinjitoze për vete apo për të afërmit, apo për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Ekzistojnë edhe arsye më të veçanta për të miturit. Për shembull, kur është e vështirë të shkohet në një vend, një i mitur mund të mendojë më kollaj të shkojë në mënyrë të paligjshme. Me të vërtetë, një i mitur i pashoqëruar nuk mund të shoqërohet në kufi. Në këto raste, ai përfaqëson shpresën, nganjëherë për krejt familjen, e cila mund ta ketë inkurajuar të largohet nga vendi.

Çfarë mund të bëjë Kisha për të vegjlit?

Siç dihet, i yni është Këshill Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe Endacakëve, pra me një këndvështrim pastoral, sinjalizoj dialogun ndërmjet Kishës lokale të prejardhjes dhe asaj të mbërritjes së të vegjëlve. Meshtarët, veprimtarët kishtarë, rregulltarë e laikë, që njohin gjuhën e të miturve, por edhe kulturën, zakonet e traditat e tyre, duhet të kujdesen për ta në vendin ku kanë emigruar. Kujdesi i Kishës ka për qëllim shoqërimin e këtyre fëmijëve në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet themelore të jetës. Në të përfshihet pa dyshim mikpritja, impenjimi për t’u siguruar çdo gjë të nevojshme për jetën e përditshme dhe mbrojtja e dinjitetit dhe e të drejtave të tyre njerëzore.
Radio Vatikani

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.