- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2839Uidhersi pas Arritjeve te medha politike ushtarake-ekonomike te Shqiperise.
Ndesha ne peticionin e Lek Mirakaj kunder ambasadorit amerikan drejtuar shtetit amerikan dhe menjehere vura ne levizje skena nga ky personazh i Amerikes ne Shqiperi dhe i dhashe shume te drejte. z.Leka, qe i eshte drejtuar shume modeste ndaj veprimeve te Uidhersit ndaj qeverise dhe popullit shqiptar. Keshtuqe per ta mbeshtetur duhej be nje shkrim pasqyrimi te veprimtarise publike te ketij njeriut me status diplomatik, qe sillet me popullin dhe qeverine dhe kombin sikur te ishin nje shtete primitiv, nje shtet pa ndergjegje, nje shtete apo kombe pa moral, pa ndijesira, pa emocione me ato daljet e tija publike neper ekrana televizive me zgerdhimjet histerike per deklarata te papjekura dhe tej neveritese.
Shume eshte dhe vazhdon te shkruhet nga njerez ndaj sjelljeve te pabukura te tij ndaj kombit shqiptar. Prandaj me ket shkrim dua t’i bej te qarte publikut se nuk duhet ngaterruar dy subjekte; sjelljet subjektive te ambasadorit Uidhers dhe Politikes korrekte amerikane ndaj kombit shqiptar ne teresi.
Kurresesi nuk mund te na armiqesoji popullin shqiptar ky diplomat me veprimet e tija jashte moralit dhe kushtetutes tone me Qeverine dhe popullin amerikan. Ky njeri eshte i vecuar nga administrata amerikane. Te mos kujtoji ky se e ka kush frike, se mundet nje popull dhe nje qeveri te vazhdoji te numeroji fyerjet, provokimet sistematike ne nje durim ta pakufishme.
Populli shqiptar ne urtesine e saj e mirepret mikun e duron dhe ne fund nese don te behet zot i thote stop dhe i kallezon kufijte te thana. Nuk eshte ne tradite dhe edukate zyrtare per ta xnjerre nga Shqiperia si i person nongrata. Sepse nuk i ka borxh gje ky popull i vuajtur, i mencur me histori shekullore me dituri, me trimeri dhe shume heroike ketij njeriut te ardhur nga kontinenti tjeter te na bezdise sistematikishte me nje pjese qe nuk i lidhe asgje me aspiratat shqiptare.
Prandaj Uidhers kujdes me shqiptaret, se Ameriken e duam dhe i jemi mirenjohes ne shekuj dhe nuk na lidhe asgje me ty si njeri zyrtar e si njeri!
Jam i sigurte se edhe personeli diplomatik eshte kunder teje dhe kete gje e ka demotruar shefi i armatimit ne ambasaden amerikane me akuzen drejtuar ambasadorit per Tragjedine e Gerdecit qe kishte dore ne tregtine e armeve edhe pse u hodhe poshte nga organi special amerikan. Gjithesesi kjo akuze edhe pse u hodhe poshte nuk eshte mire ne moralin dhe postin e tij diplomatik, ku shume diplomate edhe per akuze shpifese bejne doreheqje per te ruejtur imazhin e tij moral. Sepse funksionari pa moral nuk mund te perfaqsohet dnjesinte askerkund. Ky nuk e beri kete akt, ku populli shqiptar thote; ”Ku eshte ze nuk eshte pa gje.” Prandaj kjo akuze publike ndaj ambasadorit nuk mund te harrohet nga populli shqiptar, gje qe ka ule ndjeshem kredibilitetin moral ne postin e tij si diplomat. Pluse me bemat e tjera bindin cilindo njeri objektive se duhet besuar shtypit dhe deklaratat e tija te dretjperdrejta e ekranin televiziv.
– Politika zyrtare amerikane ndaj politikes zyrtare te Shqiperise
Politika amerikane ndaj demokracise shqiptare ka qene dhe esht korrekt ne te gjitha fazat qe po kalon Shqiperia ne ecurine e saj ekonomik-politik-ushtarak. Duke filluar nga presidenti amerikan Obama, zevendes presidenti amerikan Xhon Bajden, te ministrja e jashtme Klinton e deri te zyrtare te larte te administrates amerikane.
Xhon Uidhers – ambasadori amerikan ne Tirane – Edvin Rama – Bamir Topi dhe Ina Rama
Po ti shohesh jane te tre persona qe drejtojne institucione shteterore dhe politike, ku ambasadori amerikan ka lidhje te forta dhe i menaxhonnne cdo kohe e rrethane.
Sikur ti perdorte ne dobi te vendit nuk do te shihej me dyshim keto lidhje qe nuk kane ere te mire substanciale.
Dhe per cudi ne te shumten e rasteve nuk i jepe medias njoftime per bisedat koke me koke qe ben shpesh me ta si instrumente baze e komunikomit transparente me median si nje elemente baze i demokracise. Dhe me keq ka deshmuar ky diplomat se i instrumentalizon kunder politikes zyrtare te qeverise te drejtuar nga PD-eja, direkte kunder kryeministrit te vendit z. Sali Berisha, te cilat jane shpreh direkte dhe indirekt duke habite popullin dhe ekipin qeveritar qe drejton gjithe makinerine e nje kombi. Kjo tashme eshte kthyer ne nje sjellje, ne nje hobi te ketij njeriut qe nuk po perfill statusin diplomatik duke kaluar deri ne fyerje te demokracise se brishte shqiptare qe me mund po ecet.
Xhelozia nuk na mundon, porse keto lidhje na mundojne per motive jo te shendosha qe ka krijuar Uidhersi me keta tre subjekte, ku i perdor sipas pikpamjeve te tij mbi Shqiperine. Jane tre njerez qe o e cojne perpara kombin o e ngadalsojne ose e paralizojne sikurse ndodhi me Greven e 22 deputetvesocilaiste dhe raste te tjera qe keta te tre po i sjellin deme politikes zyrtare dhe direkte jetes sociale dhe dinamikes se saj me qendrime e tyre nen prekrahjen e ambasadorit amerikan.
Sjelljet dhe cudia e nje qytetarit diplomat amerikan ne Tirane.
Kujt ja drejton kete tabele ky soj njeriut i huaj?
Ndersa ambasadori amerikan ben nje politike krej ndryshe nga ajo amerikane, dhe me e papranueshme esht kur shprehet se flase ne emer te administrates amerikane etj,perralla eshte shume shqetesuese sepse kam ndegjuar nga personalitete te larta te administrates amerikane, qe shpesh ambasadoret amerikan ne vendet ne zhvillim bejne politike ne kundershtim me politiken zyrtare te administrates amerikane. Dhe nje nga keta sojit eshte dhe ky bukuroshi Xhon Uidhers
Dhe per ironi ky soj xhuxhi amerikan me trupe mban qendrime pro-komuniste dhe ket e ka deshmua ne disa raste, qe jane ne kundershtim me Politiken amerikane si bie fjala;
– Perpjekja e tij personal per Mos hapjen e dosjeve
Loboi me ambasadorin anglez, me ambasadorin Bosh te OSBE e me te tjere ne krahe te krahut te majte – socialiste, ne krahe te presdientit Bamir Topi dhe ne krahe te institucioneve juridike(duke e ditur se aty strehohen ish hetuesa, ish personalitete te larta te gjykimeve politike ndaj klases se persekutuareve… si Fehmi Abdiu etjere….) kundra Ligjit te Lustracionit, ate te ”Mos hapjes se Dosjeve te klases qe jane ne pushtete” dhe ja arriten te mos e miratojne instancat kushtetuese ne mos lejimin e saj ekzekutiv.
– Si shpjegohet qe ky njeri sistematikisht fyen popullin shqiptar dhe ate pjese te Persekutuarve dhe te burgosurve me qendrime pro-klases komuniste kriminale?
Sa here presidenti Topi, ne menyre tashme sistematike sjelle dekret ne parlamente pa u konsultuar dhe me komisionin e ligjeve te parlamentit per antare te Gjykates se Kushtetutes apo te Keshillit te Larte te Drejtesise fute elementa jurista me kurikulum te zi, qe kane drejtuar me mish e me shpirte ne kundershtim edhe me ligjin ndaj nje mori njerezve qe me vendimet e tyre derguan ne varje, ne pushkatime e ne tortura shume e shume njerez per arsye politike, qe ende i vuajne gjykimet e tyre shnjerezore, gje qe eshte edhe ne kundershtim me Rezolutat e Keshillit te Europes ndaj Krimeve Komuniste, grupi parlamentar i PD-es e rrezon.
Menjehere sikur te rrije ne prite te kesaj gjuetije, cohet ne kembe me furi dhe nje egersi te pa imagjinueshem ambasadori Uidhers dhe sulmon vendimet e parlamentit duke i cilesuar si te padrejta, si vendime te dyshimta duke vene hapur ne dyshim sinqeritetin ndershmerine e parlamentarve shqiptare.
Hidhet hapur duke marre ne mbrojtje presidentin Topi, con ne kambe median e majte, e frymezon derisa arrijne te hedhin vrer, shpifje, qe jane fyerje te turpeshme kunder grupit parlamentar te PD-es.
E din shume mire ky ambasador amerikan, qe keta jurista qe ben ne komunizem gjykime politike kriminale, nuk mund me te jene ne institucione vendimarrese sepse ato pasqyrojne ne te vertete me vendimet e tyre te politikes se re demokratike, te nje shoqerie jo komuniste.
Si guxon te fyeji me epitete te tilla perfaqesuseit e popullit ky qytetar i zakonshem me status diplomatik?
Te perskutuarit dhe te burgosurit cohen ne kembe mbajne nje qendrim ne media televizive ndaj dekretit te presidentit Topi per synimet e tija te risjelljes ne skenen demokratike ish nomenklaturen e zeze si dhe shprehin brengosje te thelle per nderhyrjen e ambasadorit Uidhers pro dekretit te presidentit duke sjelle ish gjykates dhe ish hetuesa qe i gjykuan me burge,….. keta te persekutuar,…. si je fyerje ndaj ndjenjave, ndaj vuajtjeve, ndaj te torturuarve, ndaj te vdekurve, ndaj Martireve te fese, intelektualeve,……..
Dhe kjo nuk eshte hera e pare e deklarimeve publike te kesaj shoqate ndaj ketij njeriut te papergjegjshem, por sistematikishte. Keto veprime anakronike dhe shume te rrezikeshme dhe shume fyese te demokracise i perkrahe lideri ipapergjegjshem enveriste Edvin Rama me partine e tij socialiste dhe krahu i majte ne teresi, qe ende enderrojne te rikthejne me cdo cmime epoken e mesjetes staliniste. Prandaj i bejme thirrje Uidhersit; Mjafte me fyerje te kesaj shtrese qe po vazhdojne te kurojne plaget e medha qe morren nga keta dekrete famekeqe ramiziane-bamiriane!
Takime pa media – Mentalitet diktatorial, si instrumet i transparences.
Shifet dhe ben takime te shpeshta dhe larg medias ambasadori amerikan Uidhers me liderin e opozites socialiste E.Rama, me presidentin Topi dhe prokuroren e pergjitheshme Ina Rama qe dihen te tre jane kundershtar te kryeminsitrit dhe te kabinetit qeveritar si dhe kundra Partise Demokratike.
Keto jane qendrime jo zyrtare, qe bien ere e nje prapaskene kundra punes se kabinetit qeveritar.
Perse nuk mban qendrim diplomatik zyrtar? Pse heshte ndaj sukseseve te politikes zyrtare te qeverise shqiptare?
Si shpjegohet qe ende ambasadori nuk ka uruar qeverine shqiptare te PD-es si ne rastet:
– Per zgjedhjet parlamentare te sukseseshme sikurse e vleresoi OSBE, NATO dhe BE. Votime te suksesshem, nga me te mirat gjate 65 viteve. Nuk ka shprehe asnje fjale per zgjedhjet e 2009.
– Per Heqjen e Vizave Shengen, ku ambasadat e huaja zhvatnin sistematikisht popullit rreth 100 milion euro ne vit e lene ato parat nen tryeza, gje qe grabisnin ambasadat me trupin e tyre diplomatike. Nje korrupsion i turpshem per ta dhe ne anen tjeter benin leksione europiane kundra korrupsionit ne Shqiperi.
Qendrim i dy standarteve me median shqiptare nga ambasadorit amerikan
– Si shpjegohet qe ky njeri eshte ne kundershtim me arritjet e qeverise shqiptare ne fushen e Goditjes se krimit, ate arritjeve ekonomike, transparences dhe investimeve? Nuk del te perkrahi sikurse e bejne Banka Boterore, Organizmat nderkombetare te ndryshem apo ato amerikane.
– Si shpjegohet qe ky njeri, kur u rrahe nje gazetar si puna e Mero Bazes(qe dihet nje here ishte me Berishen dhe tash me Edvin Ramen) nga dikush doli dhe protestoi duke cuar ne kembe nje mori njerzish qe jane kundershtar me qeverine, gjoja ne mbrojtje te Medias sikurse coi ne kembe kryeprokuroren Ina Rama dhe presidnetin dhe sherbimin sekret ne kkembe.
Perse heshti Uidhers-i, kur Edvin Rama hodhi falanga e tij ku ndaloi dhe i keqtrajtoi fizikisht gazetaret e TVSH, ku edhe sot qe eshte dt. 1 qershor 2010 nuk lejoi te pasqyronte greven e 22 deputetve socialiste dhe ende nuk lejon kategorikisht gazetaret e TVSH si obligim kushtetues per te paraqite veprimtarine e socialisteve ne ekran te barabarte me partite e tjera.
Perse diplomati nuk veproi si ne rastin e M. Bazes ne mbrojtje te medias, te gazetarve te TVSH, duke cuar ne kembe presidentin, kryeprokuroren dhe shefin e SHISH-it .
Perse ky perfaqsues i demokracise boterore nuk e merre ne mbrojtje edhe gazetaret e TVSH sikurse beri me Mero Bazen?
Pra ky njeri diplomat mban qendrim te dyfishta; ndryshe per opoziten e ndryshe per poziten dhe ndaj medias. Veprimet e tija jane shume paragjykuese me dy ftyra, me dy standarte.
Greva e 30 prillit deri me 19 maj 2010 dhe qendrimi i tij
– Si shpjegohet, qe ky diplomat nuk mbajti qendrim ne nje front me BE-n , me administraten
amerikane dhe te tjera organizma kunder Greves se 22 deputeteve socialiste per ta nderpre greven ne prage te Heqjes se Vizave te popullit shqiptar duke perdore autoritetin diplomatik?
Sic del se ky diplomate u be pale me kauzen e Edvin Rames me perkrahesit e tij per te mos i heqe vizat popullit shqiptar, per te mos u bashkuar familjaret neper Europen, qe kane shume vite pa i pa femijte e tyre neper kurbete, per te mos paguar me afro 100 milon euro apo dhe pareve nen tavoline ne ambasadave te huaja.
Ky ishte moment historik, ambasador.
Amerika dhe ambasadori Xhon Uidhers
Ne cilin shtete ndodhe qe te perzihet ambasadori amerikan ne politiken e brendeshme te nje vendi sikurse ndodhe me vendin tone? Kjo eshte absurdidet si ne moralin e tij dhe te statusit diplomatik te barabarte me ate te shteteve edhe te kontinetit europian apo afrikane e me rradhe?
Si ka mundesi qe ky njeri, ky diplomate te jete ne disa momente historike ne kundershti me politiken amerikane zyrtare ndaj politikes se kabinetit te qeverise shqiptare?
Keto ndodhin ne vendet ne zhvillim, ndersa ne vendet ne zhvillim as qe ndihet kund prezenca e tyre.
Pra ligjet dhe rregullat jane per ambasadoret te njejta. Nuk ekziston dy standarte diplomatike nga politika diplomatike amerikane.
Eshte fat i keq per forcat demokratike te ndeshesh kesi tipi ambasadorit qe nuk din tjeter vecse te shpervjele buzet e trasha me zgerdhitjet e tija te pavenda ne te shumten e rasteve dhe te shprehet ne momente destabilizues me nderhyrjet dhe prapaskenat e tija, qe media nuk mund t’i pasqyroji pasi nuk i lejon ky ambasador sikurse e ben kete praktike si presidenti Topi po ashtu dhe kryetari i PS-es Edvin Rama, te njohur si praktike e mentaliteteve te vendeve diktatoriale.
Ne paraden qe parashtrova me siper mjafto sikurse vetem nje pike e tyre per te paraqite portretin e nje njeriut me status diplomatik, qe padyshim demostron dhe moraline tij si njeri i formuar ne kete menyre sikurse eshte deshmuar ne punen e tij aspak te mire.
Sa me siper rezulton te mjaftueshme sjelljet e Uidhersit te pa sinkronizuar me qendrimin politik amerikan, sepse ne e percjellim qendrimin zyrtar te gjeneraleve, H.Klinton dhe shume personalitete amerikane qe vijne ne Shqiperi.
Duke pa gjithe keto sjellje personale te tij kunder nje populli qe doli prej nje diktature staliniste dhe me shume pengesa te ndryshme po nderton ashtu dobet demokracine e saj.
Qeveria e PD-es per hire te se vertetes pa i be propogande apo shpreh simpati ka arritje ne fushen nderkombetare si dhe ate te brendeshme pasi jane te lidhur organikishte sikurse ne menyre siperfaqesore po e rendis;
A. ne planin e jashtem
– Praninimi i Shqiperise ne NATO
– Heqja e vizave
b.Ne planin e brendeshme
– Ne asgjesimin e bandave qe kontrollonin qytetet te tana ne periudhen e qeverise se socialisteve
– Transparenca e veprimtarise ekonomike me ane Kompjuterizimi te saj.
– Pajisja me pasaporta dhe zhdukja e certifikatave si dokument me negativ i kombit shqiptar.
– Ndertimi i Rruges Kosove – Durres nje arritje shekullore, teper universale ne shume plane.
Keto arritje ne planin e brendshem u shperblyen ga organizmat europiane dhe ato nga qeveria amerikane.
Per ne si popull shqiptar jane dhe mbeten momente historike qe i kreu me vullnet qeveria e PD-es gjithe keto arritje qe jane ARRITJE UNIVERSALE NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR, gje qe nuk u be nga qeveria e PS-es dhe vazhdoi duke u pengua me deshire dhe vendosmeri po nga e majta socialiste ne opozite me ne krye Edvin Ramen, S.Gjinushin. P.Milon, Arta Dade, Spartak Ngjelen. G.Rucin, P.Majkon,…
Sjelljet e Uidhersit fyerese, tallese dhe provokative
Te na tregoji popullit dhe qeverise shqiptare se ku e ka synimin, perse sillet ne kundershtim me shqetesimet dhe vlerat demokratike te politikes zyrtare te qeverise dhe popullit shqiptar?
A duhet te pergjigjet apo te largohet sepse po pengon ecjen perpara te demokracise shqiptare te brishte.
Jam i bindur une dhe populli shqiptar se ambasadori amerikan Uidhers nuk ka asgje te perbashket me qeverine amerikane.
Amasadori amerikan duhet te kerkoji falje per gjithe keto sjellje te padenja si per moralin dhe statusin diplomatik te tij popullit dhe qeverise shqiptare. Nese nuk e ben kete gjeste demokratik atehere pergjegjesia rendon mbi personin e tij dhe do te mbesi ne historine shqiptare si njeriu me nongrata per demokracine shqiptare. Do te kujtohet nga historia e te shkruajturit si me i keqi.
Mbeshtetja e Peticionit te z. Mirakaj
Sa mesiper mbeshtese plotesishte hapin verbal te nje te burgosurit, nje te torturuarit ne palce si person, si familje dhe si shoqeri z. Lek Mirakaj drejtuar presidentit Obama, zev-presidentit Zhozef Beiden dhe H.Klintonit kunder ambasadorit amerikan ne Tirane per sjelljet e tija ndaj cdo vlere demokratike ne Shqiperi.
Redaksia e Revistes Shqiptare
Copyright Proletari.Com
***
Uidhers dhe qendrimi nihilist ndaj perfaqsuesve te popullit per figuren ish komuniste
Kushtetuesja, SHBA: Rrëzimi i Vangjel Kostës nga Kuvendi, i dyshimtë
Ambasadori amerikan në Tiranë sot nuk ka folur vetëm për krizën politike por edhe për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku mazhoranca rrëzoi kandidatin e propozuar nga Presidenti Topi për në Gjykatën Kushtetuese. “Vangjel Kosta është një gjyqtar me karrierë dhe m’u duk i pakuptimtë mos miratimi i tij në parlamenti”, tha John Withers gjatë takimit me gazetarët në Institutin e Medias në Tiranë. “Unë e ndoqa votimin në parlament dhe nuk arrita t’a kuptoj se pse nuk u votua dekreti i Presidentit. Argumenti për mosmiratimin e tij m’u duk i dyshimtë”, tha Withers. Kuvendi rrëzoi më 20 maj një nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
24/05/2010/Shekulli
***
PETICION i sponsorizuar nga Lek Mirakaj, VATRA, FEDERATA PANSHQIPTARE në SHBA rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese
PETICIONI
Drejtuar:
Barack Obama
President i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500
Joseph Biden
Nën Presidenti i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500
Hillary R. Clinton
Sekretarja e Shtetit
U.S. Department of State
Washington, DC 20520
Ne të nënshkruarit e Peticionit drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama , Nën Presidentit të SHBA Joseph Biden, dhe Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary R. Clinton, për të tërhequr vemendjen, rreth qendrimit të Ambasadorit Withers përsa i takon çështjes që paraqesim më poshtë.
Si shtetas Amerikanë me prejardhje Shqiptare, jemi shumë të shqetësuar lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga ambasadori Withers në Shqipëri sa i përket votimit të Kuvendit të Shqipërisë për të hedhur poshtë emërimin e Vangjel Kostës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Ambasadori Withers e quajti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë “të çuditshëm, nëse jo të pakuptimtë”, dhe nxiti median për ta luftuar vendimin në njëkohë kur bota është përsëri e shqetësuar për stabilitetin politik në Shqipëri.
Në një sulm të mëtejshëm për votimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ambasadori Withers gjithashtu deklaroi se “arsyet e dhëna për këtë mospranim çuditërisht i ngjasojnë kriterit të projektligjit të lustracionit të vitit të kaluar, i cili qe deklaruar jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias”.
Jam i detyruar të vë në dukje natyrën mashtruese të kësaj deklarate. Projektligji i lustracionit për të cilin e ka fjalën ambasadori Withers, kërkoi një rishikim të së kaluarës së zyrtarëve. Ligji nuk u miratua, bazuar në mundësinë e shtrëngimit dhe të manipulimit të zyrtarëve ekzistues të zgjedhur, që ai ligj mund ta shkaktonte.
Kuvendi i Shqipërisë, megjithatë, nuk veproi fare në pajtim me parimet e projektligjit të lustracionit në këtë rast. Vangjel Kosta nuk ishte dhe nuk është një zyrtar i zgjedhur.
Voal-online.ch