Shllak – Gjeografia dhe Emocione

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5563
Toponimi i fjalës SHLLAK
Ndër fjalorë nuk gjendet etimologjia (prejardhja) e toponimit “Shllak”. Mirëpo, gjuhëtari, ashtu si antropologu që gjen një dhamb, një brijë e dy koca të tjerë, krijon prej tyne skeletin e kafshës prehistorike, ashtu edhe gjuhëtarit i duhet me gjetë mjetet që munden me e ndihmue me zbërthye kuptimin a prejardhjen e një toponimi.

Po sjell paraprakisht disa elementë të ngjashëm:

  1. parashtesa sh: e kundërta e një veprimi: me bi – me shbi; me burrnue – me shburrnue; me ngulë – me sh(n)gulë (në këtë rast bie “n”ja.); me ba – me shba (edhe: zhba), etj.
  2. llakë-a: llakë bore; skllotë bore, flok bore që shkrihet sa të bije në tokë e duhet me u ruejtë se asht shumë rrëshqitëse;
  3. shllat-i: tokë në të prirun, në teposhte, vend në prrikë, i thepisun.

Sa ma sipër i nxora prej “Fjalorth i Ri” (Fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë) me autor Dom Nikollë Gàzullin, Tiranë 1942.

Atëherë, ky asht shtjellimi im: tokë që nuk të mban pse asht e pjerrtë, në e teposhte, e formueme kjo prej sh+ llak(t), pse asht në natyrën e shqipes historike shëndrrimi i t-së në k për eufonì (shqiptim ma të lirshëm).
U shpjeguen nga Daniel Gazulli i nipi i dijetarit, akademikut te vetem ne Shqipni per Toponimastiken si disipline gjuhesore Dom Nikoll Gazulli, qe vdiq ndër tmerret e hetuesve dhe prokurorve xhelate shqiptar ne shkurtin e 1946 per Dy Faje;
Ishte
– Prifte Katolik
– Dijetar i kultures shqiptare dhe asaj botnore

Lartesit e maleve
Shllaku ka një terren malor tepër të thyer. Lartësitë më të ulëta realizohen në fshatrat Palaj dhe Gushtë që variojnë nga 100-200 metër mbi nivelin e detit, ndërsa lartësitë më të mëdha arrijnë 1734 metra mbi nivelin e detit ( në Majen e Meleqithit). Fusha e Liqenit është e vendosur në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit. Zona e Cukalit ka 9 maja malesh të larta, që variojnë nga 1295 metra, maja më e ulët, deri në 1734 metra maja më e lartë.

Siperfaqja
Rrethi i Shkodrës: Ka një sipërfaqe prej 1302.96 km², ku Shllaku zë një sipërfaqe prej rreth 150 kilometër katror dhe shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës në gjërësinë gjeografike veriore 42gradë e 05 minuta në jugë dhe shkon 42 gradë e 10 minuta në veri, si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 gradë e 37 minuta deri në 19gradë e 52 minuta .

Qendra e Shllakut nga Shkodra ka një distancë rrugore prej 39 kilometër

KLIMA

Duke e gjykuar nga të dhënat e më sipërme ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një zonë të thellë malore, ku dimri është shumë i ashpër me reshje bore e temperatura të ulëta, ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë, me përjashtim të pjesëve më të larta ku vera është e freskët dhe e lagët.

TOKA TE PUNUESHME DHE JO

Nga e gjithë sipërfaqja prej 150 kilometra katror, vetëm rreth 5 kilometra katror, {ose më sakt 464 hektarë} janë tokë bujqësore, e ndarë në tokë arë 270 hektarë, pemishte 152 hektarë dhe vreshta 42 hektarë. Sipërfaqja e tokës bujqësore zë 0,03% e sipërfaqes së përgjithshme. Nga këto të dhëna kuptohet se zona e Shllakut është zonë blegtorale.

POPULLSIA

Rreth viteve 1990 zona e Shllakut, duke përfshirë edhe atë të Temal- Dushmanit, kishte mbi 800 familje dhe një popullësi prej rreth 5000 vetash. Kishte 6 shkolla tetëvjeçare dhe një shkollë të mesme, ku frekuentonin rreth 1500 nxënës gjithsej.

SHPERNGULJA DEMOGRAFIKE

Me përmbysjen e regjimit komunist, mbas viteve 1990 në zonën e Shllakut, si në të gjitha zonat e tjera malore, pati një lëvizje demografike të madhe. Kushtet shumë të vështira ekonomike dhe jetësore të kësaj zone si dhe lënja e lirë e lëvizjes së popullsisë në këtë periudhë, beri që të përgjysmohet numri i popullsisë në këtë zonë. Qindra familje nga Shllaku e Temal- Dushmani u shpërngulen, duke u vendosur në qytetin e Shkodrës ose në periferi të tij. Të rinjtë dhe të rejat morën rrugën e emigracionit në Greqi, Itali, Gjermani e deri në kontinentin Amerikan.
(Marre nga artikulli i Nga Riza Spahija ”Shtator 9, 2009 – ”SHLLAKU NË KUJTIMET E NJË MËSUESI”[/b]

Fshatra ku banojne shllakas

• Arrëz (0.4km)
• Vukjakaj-Gegaj (0.9km)
• Krua i Madh (1.2km)
• Lum (3km)
• Mgajn (3.5km)
• Pecaj (3.7km)
• Mahall’ e Vnit (3.8km)
• Lekaj (3.9km)
• Benë (3.9km)
• Palaj-Gushtë (4.2km)
• Shllinë (4.9km)
• Malas (5km)
• Markolaj (5km)
• Kunorë (5km)
• Barcollë (5km)
• Ngropuk (5.1km)
• Kishë-Arrë (5.1km)
• Slym (5.3km)
• Karmë (5.3km)
• Mjekut (5.8km)
• Koman (6.6km)
• Qerret (7.1km)
• Palaj-Gushtë (7.2km)
• Mllojë (7.3km)
• Sbuc (7.4km)
• Ndërmollës (7.5km)
• Shpor (7.5km)
• Gjols (7.7km)

Perrenjt e Shllakut;
• Përroi i Lugje (0km)
• Përroi i Lekajt (2.2km)
• Përroi i Fosekut (2.4km)
• Përroi i Shehut (2.6km)
• Përroi i Grykës së Zallit (4.2km)
• Përroi i Pikës (4.9km)
• Përroi i Pishës (5.1km)
• Përroi i Benës (5.4km)
• Lumi i Benës (5.7km)
• Përroi i Thatë (6.8km)

MAJAT E MALEVE

• Kodra e Stenit (0.4km)
• Maja e Zbuçit (2km)
• Maja e Darçit (3km)
• Maja e Çikokut (3.1km)
• Maja e Mullës (4km)
• Maja e Fangut (4.1km)
• Maja e Rahit (4.4km)
• Maja e Cukalit (5.2km)
• Maja e Bardhë (6km)
• Maja e Rrushkullisë (6.5km)
• Maja e Vilës (7km)
• Maja e Sykathit (7km)
• Maja e Muleqithit (7.3km)
• Maja e Suka e Boshnjës (7.5km)
• Kodra e Hebaj (7.6km)
• Maja e Grikilit (8km)

Gjeorgrafia e Shllakut

Barcollë, Shkodër, Albania
Komuna e Shllakut, Shkodër, Albania
Kishë-Arrë, Shkodër, Albania
Përroi i Madh, Shkodër, Albania
Sbuc, Shkodër, Albania
Malas, Shkodër, Albania
Ukbibaj, Shkodër, Albania
Përroi i Pikës, Shkodër, Albania
Kodra e Hebaj, Shkodër, Albania
Mahall’ e Dervishajt, Shkodër, Albania
Mazrek, Shkodër, Albania
Mgajn, Shkodër, Albania
Kunorë, Shkodër, Albania
Maja e Darçit, Shkodër, Albania
Shpor, Shkodër, Albania
Maja e Kok, Shkodër, Albania
Përroi i Thatë, Shkodër, Albania
Thëpe, Shkodër, Albania
Maja e Zbuçit
Maja e Rahit
Mllojë, Shkodër
Qafa e Tranzitit
Bjeshk’ e Bregut
Vukjakaj-Gegaj
Qafa e Livadhit
PER ME SHUME… KLIKO KETU

Bep Martin Pjetri/ Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/05/2010. Filed under Qytetet dhe trevat shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Shllak – Gjeografia dhe Emocione

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.