- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 20375Pas një rikthimi të debatit mbi spiunët e Sigurimit të Shtetit në politikën shqiptare,gazeta “Shqip” vendosi të ribotojë një shkrim që është publikuar më 4 korrik, kur nisi përpjekja për të hartuar ligjin e “Pastërtisë së figurave publike”.Politika shqiptare ka qenë prej 20 vjetësh e helmuar nga “mbetjet toksike” të së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit,aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej aktorëve të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Gazeta “Shqip”, e cila boton vetëm pseudonimet, disponon edhe emrat përkatës të politikanëve, apo ish-politikanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por për arsye etike vendosi të mos i botojë emrat e aktorëve, ish aktorëve të politikës, funksionarëve, apo ishfunksionarëve të shtetit shqiptar nga rrëzimi i komunizmit e deri më sot.
Ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në Shërbimin Sekret nuk kanë munguar, sa herë që në arenën politike hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin “ciceronët” e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhënat që vijnë nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për deputetët, ish-deputetët, funksionarët e lartë, apo ish-funksionarët, që kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret komunist, ose sektorin special të Partisë së Punës.
Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme:
“Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri”,
“Profesori”, “Inxhinieri”, apo shumë pseudonime
të tjera si “Parafabrikati”, “Sqepi”, apo
“Çiftelia”.
Këto pseudonime u përkojnë emrave konkretë, të cilët militojnë, apo kanë milituar që nga viti 1990 në politikën shqiptare, apo edhe në administratën e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë të institucionit kryesor të shtetit: Kuvendit të Shqipërisë, pra deputetë. Prova më e madhe për të hedhur poshtë komunizmin dhe për të kompensuar si fillim moralisht ish të përndjekurit politikë, është hapja e dosjeve sekrete të spiunazhit komunist,që për 18 vjet rresht është zvarritur, duke arritur të shkojë vetëm deri te dera e Kuvendit dhe jo të bëhet realitet.
Ky fakt tregon se një pjesë e mirë e deputetëve kanë qenë të implikuar me dosjet e spiunëve, çka i ka detyruar ata të hedhin poshtë çdo pretendim për të hapur dosjet famëkeqe. Edhe pse pseudonimet famëkeqe të komunizmit e dëmtojnë rëndë imazhin e deputetëve në Parlament, këta të fundit nuk ngurrojnë t‘i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, duke i pagëzuar me epitete të ndryshme si “Shishja e qumështit”, “Alfons Ballshi”. Të gjithë ata politikanë të sotëm e të djeshëm, apo zyrtarë të lartë të institucioneve që prej 29 nëntorit të 1944-ës deri më 31 mars të 1991-shit, që i kanë shërbyer Shërbimit Sekret të Shtetit do të përballen me ligjin e ri për hapjen e dosjeve, i cili po përgatitet nga një komision i posaçëm i Kuvendit.
Nofkat e përdorura nga politika:
1. “QUKAPIKU”
2. “INXHINIERI”
3. “ÇIFTELIA”
4. “ÇORAPJA”
5. “DIZENJATORJA”
6. “FINANCIERI”
7. “DRITA”
8. “STILOGRAFI”
9. “I VOGLI”
10. “ALFONS BALLSHI”
11. “RAKETA”
12. “PROFESORI”
13. “SHKRIMTARI”
14. “DRAGOI”
15. “CIGARJA”
16. “LUFTËTARI”
17. “PROLETARI”
18. “INTELEKTUALI”
19. “MEDICINA”
20. “SQEPI”
21. “DOKU”
22. “BOZHURI”
23. “PLEPI”
24. “PARAFABRIKATI”
25. “KITARA”
26. “USHTARI”
27. “GJELI”
28. “GREPI”
29. “SHISHJA E QUMËSHTIT”
30. “SERBI”
31. “ÇIKLISTI”
32. “GREKU”
33. “MALËSORI”
34. “TIGRI”
35. “DIPLOMATI”
36. “POETI”
37. “URITHI”
38. “PËLLUMBI”
39. “STUHIA”
40. “KASTORI”
Gazeta Shqip
4 Responses to Ish-spiunët, pseudonimet e 40 deputetëve dhe ish-deputetëve