Lexuar 5232

Stop propozimeve te ish gjyqtarve kriminel te komunizmit ne Keshillin e Larte te Drejtesise dhe te Gjykates Kushtetuese shoku Bamir Topi!
Shoku Bamir Topi u zu me presh ne dorë me daten 24 maj 2010 nga Parlamenti dhe Shoqata e te Persekutuarve dhe te burgosurve Politike.
Firmose Dekrete me doren e djathte per jurista te ish diktatures komuniste per te risjelle ne skene strukturen njerezore komuniste qe edhe te bahet pengese institucionale per Mos – hapjen e Dosjeve Sekrete per cilindo person juridik ne Pallatin e Drejtesise dhe me doren e majte dekoron te Persekutuarit dhe te burgosurit politik.
Nje fakte i ri diskretituese per presidentin Bamir Topin.
Shume irrituese dhe teper incidente tjeter i rende ndaj demokracise ishte kur dolen para ekranit te TVSH-es Shoqata e te Perndjekurve, e te burgosurve Politike akuzonin publikishte presidentin per vazhdimin e propozimeve per Gjykaten Kushtetuese gjyqtar me integritet kriminal sikurse shokun Vangjel Kosten, si nje nga ish gjyqtaret me te eger te sistemit komuniste, qe me punen e tij denoi me pushkatime, me tortura shume e shume njerez, qe ende i vuajne pasojat e krimeve te tija te perbindeshme. Me neveri te madhe e hodhi Dekretin e presidentit Topi – Vota e deputeteve te parlamnetit ne daten 24 maj te 2010. Kjo shoqate pershendeti Parlamentin – krahun e djathte per mosmiratimin e e Dekretit te presidentit per Vangjel Kosten.
Nuk e kuptohet ende sesi ky soj njeriu qe doli nga emnimi i Partise Demokratike(PD) ne krye te shtetit te veproi perhere ne kesi rastesh kundra idealeve te PD-es me kaq guxim dhe hapur edhe pas 20 vjetesh te Rrezimit te Komunizmit ne Shqiperi?
A ecen me akrepin e sahatit mbare apo mbrapshte ky njeri?
Kush ja jepe keto te drejta ketij njeriu qe te risjelle ne krye te organeve te larta te drejtesise njerez me sfond te zi, njerez te ish diktatures komuniste sikurse ishte shoku Vangjel Kosta ne daten 24 maj 2010, ne nje kohe ku e gjithe vendet ish komuniste e kane te ndaluar nje akte te tille normative?
Te thuash se eshte i çmendur, apo me devijacione psiqike? Jo! Po perse e ben kete veprim te shemtuar? A e udhezon Ramiz Alia apo Edvin Kristaq Rama qe e ka mbushe parlamentin me djemte e familjeve te ish diktatures komuniste?
Duhet t’i tregoji popullit si dhe asaj pjese te madhe qe vuajten neper burgje, u persekutuen per Lirine Shprehjes prej diktatures komuniste – shkaqet dhe motivet qe e inkurajojne presidentin Topi te kreyje keso veprimesh institucionale kaq antidemokratike dhe antikushtetuese me risjelljen e klases se vjeter e te kalbur komuniste ne krye te Organeve te Drejtesise edhe pas 19 vitesh demokraci.
Presidenti Topi ne nje ane dekoron, dekreton ish kriminela jurista e ne anen tjeter hedhe dekorata bakerhanesh ne gjoksin e te Persekutuarve e te burgosurve politike, perqafohet dhe u rrahe shpinen me prapaskena.
Turpe i madh per te persekutuarit dhe te burgosurve politike qe shkelin presdiencen dhe pranojne bakerhanet e Ramiz Alise te vendosur nga dora e shokut B.Topi!
Ishte shume shokuese, kur nje i persekutuar deklaroi para ekranit te TVSH ne Emisionin e Lajmeve te ors 20:00 te dt.24 maj 2010 me mbiemrin Hoxha per ambasadorin Uidhers qe merre ne mbrojtje presidentin Topi per veprime te tilla qe bien ndesh ne moralin e tij dhe ne integritetin si ambasador i nje shtetit si Amerika qe perfaqeson Demokracine ne Bote duke fyer hapur dhe flagrante Plagen qe ende rrjedh vuajtje dhe gjak te nje pjese te madhe te popullsise te burgosur e te persekutuar nga rregjimi komuniste. Ky ambasador eshte i njohur per nderhyrje ne punet e shtetit shqiptar dhe ne propogandimin e vlerave te shoqerise jo-shqiptare Nuk ka askush te drejte te marre ne mbrojtje sidomos perfaqesite huaj klasen e vjeter kriminale si dhe ata persona si presidenti qe vazhdon pa u ndal ne risjelljen ne organet e larta te Drejtesise te njerezve me vepra kriminale komuniste. Deri kur do te mahnise Shqiperine me keso veprash anakronike shoku Bamir Topi?
Me dt.25 maj 2010
Redaksia Proletare
Copyright Proletari.Com
***
Fakti – Edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese pa mandat
Gjykata Kushtetuese ka aktualisht në përbërje të saj vetëm 3 nga 9 anëtarë që duhet të ketë realisht. Ata janë Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha.
Kjo pasi tre ditë më parë mandati i mbaroi edhe Xhezair Zaganjorit, Petrit Plloçit dhe Admir Thanzës, të cilët janë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.
Ndaj Presidentit Topi do t’i duhet të nisë sërish konsultimet për të zëvendësuar këta 3 gjyqtarë, por edhe për të propozuar një emër të ri në vend të Vangjel Kostës, i cili u rrëzua nga deputetët e mazhorancës të enjten e kaluar në Kuvend.
Ndërkaq, dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedej të votuar nga mazhoranca, nuk e kanë bërë ende betimin.
Për shkak të grevës së urisë së socialistëve dhe zhvillimeve në Strazburg opozita nuk ka komentuar kalimin e dekreteve të Presidentit për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Rikthimi i tyre në Kuvend do e aktualizojë këtë çështje, pasi një nga 6 pikat e grevistëve të urisë ishte edhe konsensusi mes pozitës dhe opozitës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.
Kuvendi dha pëlqimin pak ditë më parë për dy nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti Topi, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht ligjvënësit demokratë, votuan për Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja, ndërsa rrëzuan propozimin për Vangjel Kostën, duke e argumentuar këtë me të kaluarën e tij si i përfshirë në dhënien e disa dënimeve politike gjatë nomenklaturës komuniste.
Sipas përfaqësuesve të mazhorancës, në vëmendje të kreut të shtetit këtë radhë duhet të jetë dhe pastria e figurës së zyrtarëve që ai do të propozojë për anëtarë të rinj të Gjykatës kushtetuese.
24-05-2010 / Gazeta 55
***
Kushtetuesja, SHBA: Rrëzimi i Vangjel Kostës nga Kuvendi, i dyshimtë
Ambasadori amerikan në Tiranë sot nuk ka folur vetëm për krizën politike por edhe për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku mazhoranca rrëzoi kandidatin e propozuar nga Presidenti Topi për në Gjykatën Kushtetuese. “Vangjel Kosta është një gjyqtar me karrierë dhe m’u duk i pakuptimtë mos miratimi i tij në parlamenti”, tha John Withers gjatë takimit me gazetarët në Institutin e Medias në Tiranë. “Unë e ndoqa votimin në parlament dhe nuk arrita t’a kuptoj se pse nuk u votua dekreti i Presidentit. Argumenti për mosmiratimin e tij m’u duk i dyshimtë”, tha Withers. Kuvendi rrëzoi më 20 maj një nga tre kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
24/05/2010/Shekulli
3 Responses to Shoku Bamir Topi – Mjaftë me gjyqtare, hetuesa te regjimit komunist!