- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4246Përshëndetje i dashur popull i lodhur nga këto trupa teatrale politikanesh që duan të jenë në qendër të vemendjes dhe që vuajnë nga semundje të ndryshme për pushtet. Nga dhjetori i 2009-tës po kërkohet të pengohet çdo inicjative politike për stabilizimin e udhëtimit të lire të nenshtetasit shqiptare duke punuar për arritjen e bindjes se BE-se që të na pranoje në gjirin e saj.
Shqipëria një vend me shume burime jetesore qe toka dhe natyra jone e pergjakur na dhuron . Mirepo populli shqiptar po vuan nje faze tranzicioni per 20vjet dhe spo arrin te gjeje vetvehten. Kemi nje monopolizim te shtetit, biznesit, dhe tokes nga nje klase politikanesh qe kane rrenjet ne diktaturen e rregjimit hoxha-sllav. Mirepo popullit shqiptar duket se keto klane antishqiptare nuk po i krijojne probleme por thjesht po kthehen ne vegla qe po drejtohen nga disa pseudo lider mafioz qe drejtojne monopolin e “zotit para” . Duket sikur “ribelimi” nuk eshte me ne “mode” dhe sikur secili prej tyre shkon ne rrugen e vet ku populli emigron dhe politikanet pasurohen me monopolizim te asaj qe populli nuk mbron por le nje terren pjedhore per kedo qe bene dy para me shume.
Populli po renkon per pune,shtepi,siguri jete,liri udhetimi dhe krijimtari te mendimit shqiptar per te cuar vendin perpara. Patriotet shikohen si shtrigat ne shekullin e 18-te qe duhet ti djegim ne turren e druve sepse nuk prodhojne asigje pervec se “budalliqe” historike si psh: komunizmi eshte rrezik per shqiptarin, sllavi dhe greku kerkon zhdukjen e qenies shqiptare etj. Mirepo keto zera patriotesh nuk i degjon njeri, njerezit bejne nje vesh te shurdher dhe nje sy te verber sepse ato e dine mire qe patriotizem eshte dicka qe kerkon sakrifica, dashuri per te paret dhe testamentin qe na lane rilindasit.
Po pse duhet te degjojme zerin e zonjes Shqiperi, ajo tashme eshte rrezuar perdhe porsi ai lisi qe pritet dhe me i forti merr pjesen e vet per te mbushur kontot bankare familiare dhe ajo qe mbetet e lepijne hienat qe jetojne fale ketyre lisave te rrezuar dhe te pa mbrojtur.
Kemi rastin konkret ku zonja mëmë Shqipëri u rrezua perdhe nga disa antishqiptare që per interesat e tyre kërkuan të merrnin këtë lis dhe të mbushnin kontot e tyre duke shkatërruar çdo vlerë dhe çdo histori të këtij populli krenar që derdhi gjakun e parardhësve për ta mbrojtur dhe kultivuar.
Kemi nje greve uriet me një pretekst të një krize atë të votes së “lirë”. Sa qesharake është kjo pjese teatrale, që luhet perpara syve të spektatorëve shqiptar,e ku gjatë shfaqjes i hidhen edhe lekë, për ta duartrokitur regjizorin e famshëm mafiozin Edvin Rama me sponsor armikun e patriotizmit shqiptar antishqiptarin Xhoxh Sorosin. Por mori shumë kritika nga kritikët e vendit dhe të huaj që e vleresuan këtë greve uriet një shfaqje e dështuar komplet, pasi si regjizori ashtu dhe aktoret nuk ishin aty për popullin dhe as për voten e lirë.
Nuk ishin aty per papunesinë, nuk ishin aty per hyrjen e Shqipërisë në BE, nuk ishin aty për trojet shqiptare qe i shiten armikut grek, nuk ishin aty për të varfërit që po vetvriten sepse s’kanë më shpresa për të jetuar, nuk ishin aty për interesat e kombit, nuk ishin aty për emigrantet shqiptare në Greqi dhe për ofendimet dhe fyerjet që ju bënë shqiptareve dhe kombit shqiptare nga ushtria zyrtare greke.
Nuk ishin asgjëkundi dhe s’do të jene kurrë aty ku zonja mëmë Shqipëri ka nevoje sepse vetem burrat e dheut e thirrshin nënë dhe këto të sotmit janë thjesht ca meshkuj me fustana dhe me burrëri të shitur tek armiqtë shekullore të kombit shqiptare brenda dhe jashtë vendit./Proletari.Com
2 Responses to Greva e urisë një teatër i “rregjizorit” Edvin Rama me sponsor Xhorxh Sorosin