- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 11325Një nerv shumë i rëndësishëm por pak i njohur nga pacientet që vuajnë shpesh pa e ditur shkakun.
Emërtimi vagus vjen nga latinishtja që do të thotë “endacak” ose “i paqartë” (i quajtur edhe nervi pneumogastrik ose nervi X i kafkës), është i dhjeti në dymbëdhjetë palët e nervave te kafkës (nervat encefalit).Nervi vagus nisë nga trungu i kafkës encefalite (të përbërë nga palca e zgjatur, në mes të trurit dhe urës). dhe shkon nëpër vrimë duke u ulur poshtë në gjoks dhe bark. Kemi dy degëzime të nervit vagus; ai i djathtë dhe i majtë qe janë dhe më të rëndësishmit e trupit, më të gjatët dhe më të degëzuarit ndër nervat e kafkës.
Organet që kontrollon nervi vagus
Nervi vagus ka pjesë përbërës të nervit parasimpatik, kontrollon të gjithë muskujt e butë të cilët nuk kontrollohen nga nervat okulomotor, facial(fytyror) dhe glossopharyngeal dhe nervat kurrizore, por që kontrollojnë vetëm organe të caktuara (p.sh. pjesa e fundit e zorrës). Në veçanti innerva e stomakut dhe e zorrës.
Funksionet kryesore
Një nga qëllimet e saj kryesore është që të stimulojë prodhimin e acidit te stomakut dhe të përshtatë lëvizjet e ndryshme që bën stomaku dhe zorrët gjatë tretjes.
Degëzimi i nervit në organe te ndryshme
Vagus ofron fibra nervore parasimpatike të gjitha organeve përveç veshkave dhe gjëndrave nga qafa deri në segmentin e dytë të shpinës. Vagus gjithashtu kontrollon disa muskuj skeletor:
* Të qiellzës
* Salpingopharyngeus
* Palatoglossus
* Palatopharyngeus
* Muskujt tkurres të faringut(fytit) të lartë, të mesëm dhe të poshtme;
* Muskujt e nënfytit.
Kjo do të thotë se nervi vagus është përgjegjës për rrahjet e zemrës, peristaltikėn(tkurrje) të gastritit të zorrës, djersitjes dhe disa lëvizjeve të gojës, duke përfshirë formimin e fjalës dhe muskujt e frymëmarrjes (duke mbajtur të hapur fytin). Gjithashtu merr nga ndjenjat e jashtme, përmes Alderman nervit dhe pjesë e meninges.
Nervi vagus dhe zemra
Zgjimi e sistemit nervor të pavarur parasimpatik të zemrës është i ndërmjetësuar nga nervi vagus. Vagusi i djathtë zgjon nyjen sinoatriale(nyje e gjirit) dhe stimulim i saj indukton bradikardi(ulje të rrahura të zemrës). Stimulimi i vagusit të majtë ka efekte më pak të përbërë se vagusi i djathtë dhe është i drejtuar kryesisht në fibrat ventrikular(muskul i zemres). Një stimulim pa kriter i vagus të majtë në pacientë të veçantë mund të çojë në fillimin apo përkeqësimin e bllokut antrioventikular(difekt i përçueshmërisë elektrike të zemrës).
Çrregullime të lidhura me nervin vagus
Kur funksionimi i tij është i komprometuar, për shembull nga artrosa e qafes(degjenerim i muskujve te tkurrur), mund të ndodhin një varg simptomash, duke përfshirë të përzier(gjendje te vjedhe), urth, marramendje, bardhosje(pa ngjyre,zbehje) fytyres, takikardi(rritje e te rrahurave te zebre), dhimbje qafe të forta, dhimbje koke , djersitje(djerse te ftohta), kur je i shtrire jargëzim. Shpesh, këto simptoma sjellin si rezultat nje kolaps te shkurter kohor. Gjatë kësaj faze, tensioni i gjakut bie papritmas dhe këshillohet që menjëherë pacienti të shtrihet horizontalisht duke mbajtur këmbët në pozicion me të ngritura se koka ose horizontalisht të njëjtë . Kolapsi zgjat 2-3 minuta. Vetëm në raste të rralla mund zgjasë më shumë.
Trajtimi mjeksor
Kemi pak mundësi mjeksore për të kuruar nervin vagus pasi nuk mund të quhet sëmundje. Mund të aplikojmë manovrimin Valsalva(që vjen nga mbiemri i mjekut i cili aplikonte mënyren e pastrimit të tubit të veshit të mesëm duke mbyllur me gisht hunden dhe duke krijuar një fryrje të brendshme në mënyrë që me anë të presionit të ajrit që krijohet në brendësi të gjej çfryrje në vesh duke pastruar tubin e veshit të mesëm në rastin e një otitis të rëndë) ose masazh karotides(vena,arteria karotide ndër më të mëdhajat dhe më të rëndësishmet e trupit) mund të kenë efekte në stimulimin e nervit vagus ose ndihmon sadopak riaktivizimin e tij. Duhet të kemi parasysh disa gjëra që mund të shkaktojnë gjendje kolapsi nga ky nervi vagus si për shembull:
Janë të njohura rastet e shkaktuara nga jaka e ngushtë e këmishës apo kravata që krijojnë nyje te ngushtë me fërkim të vazhdueshëm që çojnë në mbistimulimin vagal, bradikardi(ulje të të rrahura të zemrës), uljen e presionit në venat e gjakut, hiperfusion cerebral(sjellje e shpejtë e gjakut në trur) dhe humbja e vetëdijes. Por, manovrat terapeutike si masazh karotide ose manovra Valsalva të përsëritura gjithmone duke pasur kujdes që mos të tejkalohet në përsëritshmëri pasi mund të shkaktojë tek pacienti pasoja serioze mbi rrahjet e zemrës në mënyrë të rregullt, të tilla si bllok atrioventrikular ose dridhje ventrikulare(tkurrje të muskulit të zemrës). Prandaj është e këshillueshme që praktika të tilla të lihen në doren e personelit mjekësor dhe paramjekësor pasi duhet shumë kujdes dhe profesionalitet në përdorimin në mënyrë të pavarur.
Stimulimi
Nëse do e stimulojme nervin vagus me impulse elektrike ai(vagus) transmeton këto impulse në zona të veçanta të trurit që rregullojnë funksionet e rëndësishme të tilla si; rregullimi i humorit, gjumit, oreksit, motivimit dhe simptoma të tjera të rëndësishme. Stimulimi i nervit vagus përmes impulseve elektrike (nxitje vagus nervore) është një trajtim mjekësor me të vërtetë i efekshëm në rastet e depresionit, epilepsis dhe të imunitetit ndaj ilaçeve.
Përgatiti: Edmond Pjetri/Proletari.Com
One Response to Nervi Vagus