- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4250PS, para ne dore protestuesve.
Teksa kryetari Edi Rama falenderonte protestuesit per pjesemarrjen ne mitingun e djeshem duke u dhene edhe kuraje, nga ana tjeter edhe i paguante ata. Nje kamera amatore ka dokumentuar qe edhe protestuesit e kane falenderuar Ramen, pas pageses per pjesemarrjen ne proteste, pamje keto te nxjerra ne Tv “Klan”. Dy personazhe jane protagonistet e ketyre pamjeve te filmuara dy dite me pare, gjate kohes kur kryetari i Partise Socialiste mbante fjalimin e tij. Njeri nga personat eshte pare qarte dhe ne xhirimin e kameres amatore eshte ai qe mban parate neper zarfa dhe nderkohe qe personi tjeter me syze ka listen e emrave dhe mban shenim per cdo pagese te kryer per personat qe kane marre pjese ne proteste. Nje likuidim ne vend per te gjithe pjesemarresit e sjelle me autobuse nga te gjitha rrethet e vendit per mitingun e radhes te opozites se drejtuar nga socialistet. Ky eshte nje prej momenteve kur parate numerohen brenda zarfit dhe i jepen ketij protestuesi, i cili e tregon kenaqesine e tij me shprehjen e fytyres. Ndersa te tjere pjesemarres te protestes mbajne radhen per te marre ate cka u eshte premtuar.
Nderkohe qe ne pamjet e sjella dhe te transmetuara ne TV “Klan” nga kamera amatore duket qarte teksa njeriu i parave i mbeshtjell me letra e zarfe, duke i ruajtur e maskuar sa ne nje xhep ne tjetrin. Shperndaresit e shperblimeve jane te kujdesshem: Ruhen nga kalimtaret e rastit ruhen edhe nga syte kurioze. Konsultojne disa here listat qe kane ne xhepa, i kane shperblyer te gjithe apo jo, flasin me shefat ne telefon per te marre porosite e rastit. Por a i paguan Partia Socialiste te gjithe pjesemarresit ne proteste. Kjo nuk dihet me siguri, por ky zoteria i thinjur pasi mbajti radhen me pare e tregon qarte ne fytyre pakenaqesine e tij. Ndoshta kesaj radhe nuk e ka pasur emrin ne liste. Nderkohe qe pamje te tilla nuk kane qene per here te pare ato qe kane shoqeruar protestat e socialisteve. Madje me sa duket pagesa e parave per pjesemarresit, me kusht qe te shtojne radhet e njerezve ne miting eshte bere rruge, pasi vetem pak dite me pare eshte kapur ne “flagrance” dhe kryetari i Sindikates se Minatoreve te Shqiperise, Fiqiri Xibri, teksa ka shperndare para per sindikalistet dhe pjesemarresit ne protestat e perditshme te opozites. Kjo ka bere qe protestat nga manifestime me deshire per te drejtat e tyre, te kthehet per pjesemarresit nje zeje apo front pune, ku te fitojne para ne keto dite te veshtira, kur dhe ne Shqiperi eshte ndjere ndjeshem kriza ekonomike. Nje rruge kjo qe eshte zgjidhur me sa duket per nje pjese te vogel njerezish qe protestoje dhe therrasin kunder qeverise, pasi te jene paguar.
Koha Jone
2 Responses to Partia Socialiste paguan protestuesit për protestën e 14Majit 2010-Video shok