Valdete Sala, komunistja e Soros

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 9867
Është e çuditshme sesi disa persona që kanë pasur një karrierë brilante në kohën e Xhaxhit duke qenë komunistë të betuar vazhdojnë të jenë “pishtar” të demokracisë në ditët e sotme.
Nuk po flas për Skender Gjinushin, ish ministër Arsimi në kohën e Xhaxhit e me vonë ministër si me Salen edhe me Nanon.
Këtë radhë dua të flas për drejtuesit e Shoqatës Soros, sponsor kryesues të Shoqatave të ashtuquajtura civile.
Nuk e kam kuptuar kurrë rolin e këtyre shoqatave përveçse faktit që mbajnë me rroga të majme maxhordomet e pushtetit.

Valdete Sala
Program Director i Soros
email: vsala@osfa.soros.al
I biri i saj Anri Sala, mik i vjetër i kryebashkiakut, Edi Ramës, i cili është edhe perfaqsuesi i “51N4E” në Shqipëri.
51N4E është shpallur fituese e rindërtimit të qendrës së Tiranës,
pra e kuptoni edhe vete biznesin e madh që xhiron rreth kësaj firme.

Valdete Sala është bosja e Soros, ajo që sot monovron shumicën e të ashtuquajturave Shoqëri Civile që gjoja luftojnë për interesin e popullit por në të vërtetë shikojne vetëm interesat e padroneve të tyre.
Rastësisht po lexoja pjesë nga nje libër i gazetarit të famshëm Peter Lucas.
Gazetari shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, ka botuar një libër për Shqipërinë, ku përshkruan udhëtimet e tij të shumta në vendlindjen e prindërve. Libri, i cili botohet në anglisht, titullohet ”Rumpalla” dhe pasqyron këndvështrimin e autorit për periudhën plot peripeci që ka kaluar vendi qysh nga fundi i viteve 80 kur zoti Lucas hyri atje për herë të parë.

Në këtë libër përmendet shpesh herë komunistja e flaktë Valdete Sala.

Ja si e pershkruan gazetari Amerikan:

Fatosi këmbënguli që të vizitoja Muzeun Historik Kombëtar, i cili ishte afër hotel Tiranës. Ishte bosh kur mbërritëm, por një grua qëlloi aty për të na përshendetur dhe me pas si cicëron. Quhej Valdete Sala . Ajo ishte e re dhe tërheqëse, por shumë serioze. I shmangej shikimit tim. Une isha një i huaj, një amerikan, në fund të fundit, dhe kësisoj nuk qeshë mik i Shqipërisë. Ajo i drejtohej Fatosit dhe sillej sikur une të mos isha aty.

Ajo fliste shqip megjithëse dyshoja se e njihte anglishten. Hapur, dhe dukshëm, ajo ishte krenare për arritjet e Enver Hoxhës dhe Partisë Komnuniste: tregonte harta dhe foto nga ngjarjet e L2B dhe triumfit të partizanëve. Ekspozita që na tregoi pasqyronte historinë e revolucionit shqiptar që nga L1B dhe, gjithashtu, portrete të udhëheqësve politikë shqiptar të varura në mure. Kur mbërritëm tek vitet ’20 ajo heshti para nje portreti të Fan Nolit.

“Fan Noli ishte një nga udhëheqësit tanë të hershëm dhe të rëndësishëm revolucionare”, tha Valdetja. “Ai udhëhoqi përmbysjen e forcave reaksionare të Ahmet Zogut në vitin 1924. Fatkeqësisht, Noli nuk u lejua të udhëhiqte për një kohë të gjatë. Çifligarët dhe kapitalistët ishin kundër reformave të tij ekonomike dhe agrare dhe e rrëzuan”. Pashë nga portreti i Nolit. Ai ishte veshur në të zeza me një fytyrë serioze të pa buzeqeshje. Dukej si një revolucionar i ri sovjetik.

Valdetja ra ne heshtje për një çast. Pashë nga ajo. Nuk mund të rezistoja. “E kam takuar”, thashë. “Ai ishte prift”. Syte e saj u zmadhuan. Ajo pa nga Fatosi për një përkthim, megjithëse e dija se më kishte kuptuar.
“Ti e ke takuar atë?”, pyeti Fatosi mosbesueshëm.

“Po, e kam takuar në Boston. Ose, South Boston për të qenë i saktë. Ka vdekur. Por ai ishte ipeshkëv i Kishës Ortodokse Shqiptare atje. Ishte në fillim të viteve ’50-të. Une isha rreth 16 a 17 vjeç. Ndërsa ai, burrë i vjetër. Një ditë shkova tek kisha për të takuar ca vajza. Ai ishte atje dhe une e takova kur po dilja”.

Pashë nga Valdetja teksa Fatosi përkthente. Sytë e saj u zmadhuan edhe më shumë. E shihja se ishte e impresionuar, por mendova të shtoja edhe diçka tjetër. Kështu që thashë “madje i putha edhe unazën”.
“Ju jeni anëtar i Kishës Ortodokse?”, pyeti Fatosi. Enver Hoxha, zyrtarisht, e kishte deklaruar Shqiperinë nje shtet ateist në vitin 1967, duke ndaluar të gjitha fetë. “Jo, nuk jam. Vetëm se qëllova të jem në një radhë të rinjsh në kishë të cilët po i puthnin unazën. Kështu që, kur me erdhi radha mua, bëra të njëjtën gjë. Asgjë me rëndësi”.

Prisja qe Valdetja te behej miqësore me mua, ndoshta të buzëqeshte. Por, kjo nuk ndodhi. Në fakt, ajo u bë edhe më e ftohtë. Për një  çast të shkurtër mendova se takimi im me një nga heronjtë e saj revolucionare do të bënte përshtypje të mirë. Ndoshta ajo do më shihte në një dritë tjetër. Por qeshë gabuar.

Valdetja hapur, dhe dukshëm ishte krenare për arritjet e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste, po aq sa krenare është edhe sot për arritjet e Fondacionit Soros.
Por kur gazetari bën pyetje për një hapje të mundshme të Shqipërise, (sepse jemi ne vitet ’88 kur bëhet intervista), pra bota kishte filluar të ndryshonte por jo Valdetja.

Peter Lucas në libër vazhdon:

Valdete Sala, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, të cilën e pata takuar me parë tha se ishte e lodhur me çështjen e hapjes së Shqipërisë që prej vdekjes së Hoxhës. “Shqiperia nuk është as e hapur e as e mbyllur. Ne jemi të lodhur me këtë fjalën “hapje”. Shqipëria është vetvetja. Po ndryshon përditë dhe, përditë bëhet më e mirë”.

Pra njerëz me poste të rëndësishme në kohën e Xhaxhit si Valdetja, burri i së cilës ishte një diplomat në atë kohë, familje e flaktë komuniste, sot është mbajesja e fjalës së lirë, ajo që furnizon OJQ, pra ata që luftojnë kundra korrupsionit, jo se një gjë e tillë është e gabuar, por së pari duhet një integritet moral për ta bërë një luftë të tillë.

Fondacioni Soros vetëm në Shqipëri flitet se manovron rreth 7 Milion Euro në vit, para të cilat kalojnë nga duart e Valdetes.
Aurel Muçaj/Qeveria.Eu

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.