- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2764Ne sezonin e veres, vec marketingut, destinacionet e ndryshme turistike ne mbare boten reklamohen edhe ne internet fale pushuesve te shumte nderkombetare. Ne faqe te ndryshme te kushtuara turizmit, rekomandimet e atyre qe shetisin zakonisht ne te gjithe boten kane nisur te perfshijne edhe Shqiperine. Stiv Mckenna eshte nje prej turisteve qe ne faqen e gazetes australiane Sidnej Morning Herald rekomandon vendin tone per sezonin e veres. Nje adhurues i Dhermiut, Mckenaa shpjegon se Shqiperia ofron jo vetem plazhe mbreselenese, ushqime te shijshme apo mikpritje te jashtezakonshme, por edhe cmimet me te lira ne zonen e euros. Shqiperia, nje nga vendet me misterioze te botes eshte e bekuar me nje bukuri te rralle natyrore. Duke pershkruar hap pas hapi pushimet e tij ne Dhermi, Mckeena rrefen se cmimet e hoteleve pothuaj 40 dollare nata, ishin cuditerisht te lira, duke qene se per kete ambient kudo tjeter ne bote ai do te paguante dhjete here me shume, ndersa per kete perralle te bukur sic e pershkruan ai, ka arritur ta shijoje shume here me lire dhe me shume deshire se kudo tjeter.
Shqiperia vendi i trete ne Evrope per cmimet me te lira
Nje vezhgim i Eurostat tregon se nivelet e cmimeve te ketyre artikujve ne vendin tone jane sa gjysma e mesatares se vendeve te Bashkimit Evropian. Vezhgimi qe ka nisur nga viti 2007 e ne vijim, perfshin 2500 produkte konsumi apo sherbime. Ne kategorine e pare ku bejne pjese 4 grupe mallrash, si ushqimet dhe pijet jo alkoolike, ato alkoolike dhe duhani, veshjet dhe kepucet, Shqiperia ka nje indeks te ulet nen 100, qe eshte edhe mesatarja evropiane e cmimeve, ne krahasim edhe me vende te tjera te rajonit. Ne kategorine e dyte te mallrave si energjia, mallrat elektronike apo dhe sektori i mobilimit, Shqiperia ka serish cmimet me te uleta, qe perbejne gjysmen e mesatares se vendeve te bllokut. Sic shihet edhe nga grafiku, vendi me i lire mes vendeve anetare te Bashkimit Evropian eshte Maqedonia, e ndjekur nga Bullgaria. Shqiperia renditet e treta sipas listes se dhene nga Eurostat, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Ndersa persa i perket vendeve me te shtrenjta te kontinentit, Danimarka renditet e para e ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra.
Koha Jone