Perfundimi i Konferences se Jaltes

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3765
PERFUNDIMI I KONFERENCES SE JALTES

Konferenca e Jaltes
Me 11 shkurt 1945, pas nje jave “pazaresh” intensive, mes tre lidereve kryesore te Aleateve, perfundoi konferenca e Jaltes, ne qytetin rus te Detit te Zi. Ajo ishte konferenca e dyte e “Tre te Medhenjve”, udheheqesve te Aleateve – Presidentit Amerikan Franklin D. Roosvelt, Kryeministrit Britanik Winston Churchill, dhe udheheqesit sovietitk Josif Stalin – ndersa lufta kishte patur mjaft progres qe nga takimi i tyre i fundit, i mbajtur ne Teheran, ne fund te vitit 1943.

Ajo qe u quajt konferenca e Krimese, u mbajt ne pallatin e vjeter veror te Carit Nikola II, ne periferi te Jaltes (tani nje qytet i Ukrahines se pavarur).

Keshtjella ku u mbajt Konferenca e Jaltes. Foto e mare nga Deti i Zi. Ajo u ndertua me 1911 dhe quhet ndryshe “Keshtjella e Dashurise”. Sot eshte nje restorant italian.

Ndersa duheshin edhe rreth tre muaj nga fitorja perfundimtare mbi gjermanet, Churchilli dhe Stalini u perqendruan me shume ne ndarjen e Europes ne zona te influences politike, se sa mbi ceshtjet ushtarake te luftes. Gjermania do te ndahej ne kater zona te okupuara, qe do te administroheshin prej tre fuqive te medha (perfshij dhe Francen), si dhe do te cmilitarizohej, ndersa kriminelet e luftes do i dorezoheshin gjykates. Britania dhe Amerika do te mbikqyrnin tranzicionin demokratik ne vende te tilla si Italia, Austria dhe Greqia.

Pamje nga konferenca e Jaltes

Plane definitive u bene per themelimin e OKB-se, dhe nje konference inagurimi u vendos te mbahej ne prill ne San Francisco (SHBA).

Presidenti Roosevelt, ne gjendje te dobet shendetesore (vetem dy muaj para se te vdiste) i perqendroi perpjekjet e tij ne marjen e suportes sovietike per luften amerikane kunder Japonise. Projekti sekret amerikan i prodhimit te bombes atomike nuk ishte testuar akoma, nderkohe qe sipas eksperteve, nje sulm tokesore amerikan ne Japoni mund tu kushtonte jeten qindra-mijra ushtareve amerikan. Nderkohe Stalini, pasi u sigurua per okupimin e zones se tij ne Kore dhe per posejdimin e ishujve Sakalin dhe territoreve te tjera historikisht te debatueshme mes Rusise e Japonise, ra dakort te hynte ne “Luften e Paqesorit” brenda 2-3 muajve pas dorezimit te gjermaneve.

Shume prej mareveshjeve te Jaltes mbeten sekret deri pas perfundimit te Luftes II Boterore, ndersa ato qe u publikuan, te tilla si plani i Aleateve per Gjermanine dhe per krijimin e OKB-se, u pershendeten gjeresisht. Roosevelti u kthye ne SHBA shume i semure, dhe kur ai shkoi ne Kongresin amerikan per te komunikuar rezultatet e Jaltes, nuk mundi te qendroje dot as ne kembe. Ne fjalen e tij, ai e quajti konferencen “nje pike kthimi, une shpresoj, ne historine tone, dhe gjithashtu ne historine e botes”. Ai nuk do te jetonte me gjate, qe te shihte “perden e hekurt” te ndarjes se Luftes se Ftohte qe u vendos ne Jalte. Me 12 prill ai vdiq nga nje hemoragji celebrale.

Me 16 qershor SHBA testoi suksesshem bomben atomike ne shkretetiren e New Mexicos, dhe me 6 gusht hodhi njeren prej ketyre bombave vdekjeprurese ne Hiroshima, Japoni. Dy dite me vone, ne mbeshtetje te angazhimit ne Jalte, Bashkimi Sovietik i deklaroi lufte Japonise. Me 15 gusht, nje kombinim i sulmit atomik amerikan me ofensiven sovietike, detyruan Japonine te dorezohej. Ne fund te atij muaji amerikanet zbarkuan te pa-kundershtuar ne Japoni.

Kur teksti i plote i konferences se Jaltes u zbardh, ne vitet qe pasuan mbarimin e Luftes II Boterore, shume kritika u adresuan ndaj Rooseveltit e Churchillit, per dorezimin e Europes Lindore dhe Korese se Veriut nen dominimin komunist, duke i bere aq shume leshime Stalinit ne Jalte. Sovietiket kurre nuk lejuan zgjedhje te lira ne Europen Lindore te pasluftes, ndersa Koreja e Veriut u nda nga bashkekombasit e saj te Korese se Jugut.

Megjithate, sidoqe te ishte vendosur ne Jalte, Europa Lindore, e cliruar dhe e okupuar nga Ushtria Kuqe, perseri do behej satelite e sovietikeve. Ndersa per shkak te perdorimit te bombes atomike, asistenca sovietike ne mundjen e Japonise nuk qe e nevojshme. Gjithsesi, ne Jalte, Roosevelti nuk kishte akoma garanci nese bomba atomike do te prodhohej me sukses.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.