- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2982Edhe pse stina e Verës zyrtarisht troket në qershor, këtë vit ajo pritet të nisë që në javët e para të majit. Temperaturat do të rriten gradualisht duke larguar kështu veshjet me mëngë të gjata. Edhe pse në ditët në vazhdim, gjatë mbrëmjeve mund të ketë shi të imët, ai do të jetë thjesht kalimtar. Vera e 2010-ës, është parashikuar nga specialistët e sinoptikes si një stinë e gjatë, e thatë dhe e nxehtë. Në qershor dhe korrik, temperaturat do të arrijnë deri ne 40 gradë Celsius.
Ndërkohe që ditet e para të muajit maj, janë shoqëruar me temperatura të paqendrueshme, duke shënuar një rritje nga dita në ditë prej 7 gradësh. Kështu që dita e shtune, mund të konsiderohet sipas meteorologëve, si një ditë jo karakteristike maji, pasi temperatura në Tirane shënon vlerën mbi 20 gradë, ndërkohë që në bregdet, kjo temperature shkon deri ne 25-28 gradë. Por edhe pse temperaturat janë të larta dhe favorizuese për të shijuar edhe plazhet në bregdet, sipas meteorologëve reshjet do të jenë të pranishme për muajin Maj. “Dita e shtune shënon kapërcimin drastik të temperatures me +7 grade; në disa zona të veçanta mund të ketë vajtur edhe +8 gradë. Por edhe java që do të vijë do të shoqerohet nga një situatë sinoptike e paqëndrueshme.