Tepër e madhe është tradhtia e kriminelit gjakatar FADIL HOXHA që të fshihet prej faqeve të zeza të Historisë!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8629
Kohët e fundit në shtypin shqiptar kanë dalë ca reagime të zotit Rakip Mergjuani në mbrojtje të titistit shqipfolës Fadil Hoxha, përkundër argumenteve të pashlyera historike që e dënon si njëri prej personazheve shqipfolëse më besnike të pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavë.
Përkundër respektit për z- Ragip Mergjuani i cili ka jo pak merita kur përpiqet për zgjidhjen e çështjes kombëtare kryesisht në fushën publicistike.
-Kjo nuk mund të durohet për faktin se heshtja do të thotë aprovim, për më keq heshtja do të thotë pajtim me tradhtitë e një personazhi të një kalibri kaq të madh si ishte, Fadil Hoxha.
Unë nuk mund të aprovojë dhe nuk pajtohem aspak, sepse rehabilitimi i këtyre gjakpirësve dhe shushunjave të kombit tonë të vetëquajturit “komunistë jugosllavë” i shërben pa mëdyshje së vërtetës historike në gjykimin e rolit tejet negativ të këtyre veglave të titizmit jugosllav.
Do të ishte një krim moral dhe kombëtar rehabilitimi i tij, i shokëve e shoqeve të tij,përballë mijëra e mijëra shqiptarëve të pushkatuar pa gjykim, të internuar, dhe të torturuar burgjeve fashiste titise nga të gjitha format dhe me të gjitha mjetet: atdhetarët shqiptarë, për më tepër se 40 vjet u eliminuan dhe u torturuan fizikisht e psikikisht, nga terrori shtetëror e agjenturor rankoviçisto-titist.
Atyre, ju desh të qëndrojnë ose të “zhduken”përballë dëbimeve në Turqi, shkatërrimit të pasurive dhe të burimeve natyrore shqiptare tokës së Kosovës dhe trojeve të tjera etnike të cilat ishin okupuar pas luftës së dytë botërore nga shovinistët jugosllavë.
Për të gjitha këto krime të papara përgjegjësia bie sikur mbi “komunistët” jugosllavë, ashtu dhe mbi veglat e tyre qorre si Fadil Hoxha & Co.
Bile, Fadil Hoxha, ishte që së bashku me gjakatarët shqipfolës, Ali Shukriun, Sinan Hasanin e të tjerë i pranuan “udhëzimet” e Dushan Mugoshës e OZN-ës
Rankoviçiste që:Kosova të bëhet pjesë të Serbisë dhe më 7,8, dhe 9 korrik të vitit 1945,kur padrejtësisht u vendos në Mbledhjen e Prizrenit që Kosova me troje të tjera shqiptare të mbetet nën thundrat e egra serbo- jugosllave.
Para të gjithë akteve barbare kundër popullit shqiptar në periudhën kur ka qenë udhëheqës i të ashtuquajturit “parlament” i Kosovës, ai ka qëndruar i heshtur dhe i majmur si derri në misër;duke mbyllur sytë nga njëra anë, në tjetrën duke koordinuar aksione të drejtpërdrejta represive kundër atdhetarëve shqiptarë
Kujtoj këtu, masakrat mbi popullin e Drenicës,në dimrin e egër të vitit,1945,kur atdhetari i madh, Shaban Palluzha me qetat e tij çlirimtare, po ndeshej flakë për flakë e grykë më grykë me okupatorët sllavë.

Kujtoj këtu faktin që Shaban Palluzha faktikisht ishte njëri ndër të parët kundërfashist që e kishte pritur armikun gjerman me plumba; dihet se atij ia kishin zënë peng tërë familjen të cilën ia mbanin në burg; por ky burrë i madh i Kosovës Kreshnike nuk dorëzohej kurrën e kurrës!
Mirëpo, pastaj kur u kuptua hapur që krerët jugosllavë me kriminelin Tito në krye e tradhtuan lëvizjen çlirimtare partizane shqiptare të Shqipërisë Natyrale,dhe u vendos që tok me krerët e shitur tek këta gjakatarë që : Kosova të ndahet padrejtësisht nga Nëna Shqipëri dhe do t´i bashkohej me dhunën e tankeve serbe ish-Jugosllavisë; Shaban Palluzha u ngrit në kryengritje popullore për ta vrarë tradhtinë e madhe, prej së cilës deri sot shqiptarët po derdhin gjak e djersë rrëke!
Për krimet e tradhtarit Fadil Hoxha, flet edhe historia më e vonshme e turpeve të tij: (shiko procesin të inskenuar politik ndaj Adem Demaçit apo
Rexhep Malës), ai duke fyer rëndë popullin siç ishte rasti gjatë demonstratave 1968, pastaj, ato të vitit 1981, kur rininë heroike shqiptare e quajti “plehun e
Kosovës”, “bij e bija ballistësh etj”…! Por, jo! Plehu i asaj periudhe ishte vetëm burokracia e shitur shqipfolëse, ndër të cilën bënte pjesë dhe renegati Fadil Hoxha, i cili pas luftës, u distancua nga dëshira dhe vullneti i popullit për liri e ribashkim kombëtar, duke përqafuar konceptin titist të bashkim-vëllazërimit, që nënkuptonte jo vetëm pranim të pushtimit dhe kolonizimit jugosllav, por edhe politikë asimilimi e përzierjeje me sllavët.
Fadil Hoxha,kur po gjykohej padrejtësisht grupi i të madhit atdhetar, Adem Demaçi pat deklaruar: “ po gjykohet një grup armiqësor prej ca elementesh që nuk i njeh askush përveç lagja e vet që i njeh si hajna…, ky grup do ta merr dënimin e merituar” !
Fadil Hoxha, ishte njëri prej armiqve më të zellshëm e të përflaktë të shkëputjes së Kosovës në sundim të drejtpërdrejtë të Serbisë i cili atëbotë haptazi u shpreh; kundër emancipimit më të vogël të statusit të Kosovës në avancimin e republikës, të saj (edhe pse as kjo nuk ishte një zgjidhje, e vetmja duke qenë ÇLIRIMI NGA PUSHTUESI E KOLONIZATORËT DHE , RIBASHKIMI KOMBËTAR). Ai, pa pikë turpi kur ishte kthyer nga Beogradi me rastin e shkuarjes së tij i deleguar pikërisht nga “parlamenti” i Kosovës, kishte deklaruar se: “Titoja më bindi se avancimi i Kosovës në republikë, do të shkaktonte trazira në gjithë Jugosllavinë dhe kjo assesi nuk do të ishte zgjidhje fatlume për ne shqiptarët…”!!!
Për këtë arsye ai pakufishëm ka fituar “dashurinë” e konsideratat nga pushtuesit që ia ka ofruar gjatë më shumë se 30 vite poste të majme si “shqiptarit të ndershëm”, por jo të popullit i cili para “parlamentit”, valët e demonstruesve shqiptarë bënin thirrje : revoltash në demonstratat e vitit 1968 pra, njëra ndër parullat të tjera kundër titistëve, ishin dhe këto:
RROFTË ADEM DEMAQI!
POSHTË FADIL HOXHA!

Tradhtia e tij nuk mund të shlyhet duke shkruar lëvdata për të…, pa menduar gjatë; jam e bindur që shumë po gabon, Rakip Mergjuani kur përpiqet mjerueshëm dhe pa asnjë arsye t’i krijojë një imazh pozitiv, ashtu si shumë “intelektualë”, si fije kashte, që i citon…
Jo, mor zotëri!
Lëvizja Vetëvendosje (është lëvizje rinore e cila
lufton pa u përkulur me neotitistët e “institucioneve vendore” “multietnike” të mbetur në kornizat autonomiste të “pavarësisë së Kosovës” me kokën nën Serbi); duhet të kërkojë falje familjes së Fadil
Hoxhës për shpalljen e së vërtetës mbi anëtarin e tyre, por pikërisht kjo duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për vitet kur ky xhelat titist gjakosi e shpifte mbi shqiptarët, falë të cilit bëmave të këqija më siguri kanë përfituar padrejtësisht i gjithë fisi dhe përkrahësit e tij.
Në të kundërtën përgjegjësi morale do t’i takonte edhe asaj plotësisht.
Si përfundim do të theksoja dhe këtë: është koha të ecim përpara që të bashkuar të jemi më të fortë për ta zgjidhur drejt çështjen tonë kombëtare e jo të merremi kot së koti me elementë reaksionarë si kjo e Fadil Hoxhës & Co; që koha i ka shkelur për fajin e vet , pra, nga të bëmat e zeza prej tyre, pas Luftës së dytë botërore; ata fort mirë ishin përcaktuar kur e filluan luftën çlirimtare, por, pastaj devijuan, me apo pa dëshirë kjo hiq nuk ka rëndësi:, por, faktikisht ata e shkelën me të dy këmbët idealin e vet dhe të shokëve të tyre të rënë në betejat e lirisë, kur u bashkuan me fashizmin titist e sllavo barbarë duke ia mohuar të drejtën kombit të vet; për liri, ribashkim dhe çlirim nga zgjedha sllavo-okupatore.

ALBANIA TODAY/SHQIPËRIA SOT
Teuta Gjika, anëtare
Mitrovicë, 6.02.2008

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/05/2010. Filed under Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.