- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6468LUFTA E DYTE BOTERORE
PJESA E GJASHTE
Deri në 1940, asnjë nga palët nuk kishte bërë ndonjë progres të dukshëm. Lufta u duk sikur po qëndronte pezull. Kina ishte me të vërtetë e dëmtuar, por ShBA do e financonte atë si edhe do të vente në dispozicion të Kinës avionët “Flying Tigers”, që do të jepnin ndihmesën në këtë luftë.
Azia Juglindore gjithashtu do të shikonte luftime të ashpra. Japonia më 22 shtator, kishte arritur të shtinte në dorë territore të Indo-Kinës, që ishin në duar të Francezëve. Kërkesa e Japonisë për të marrë bazat e ndërtuara vetëm dy muaj më parë, nuk ishte një surprizë. ShBA e pa këtë veprim si të papërshtatshëm dhe kjo do të bënte që ShBA të thyente marrëveshjen e vitit 1911, duke vënë mbi mallrat japonezë embargo, ajo nuk do lejonte eksportimin e lëndëve të domosdoshme për luftën që Japonia po zhvillonte.
Afrika e Veriut
Flota Franceze kishte humbur efektivitetin e saj tashmë. E gjendur në këtë situatë, Flota Mbretërore Britanike, qëndroi e vetme në betejën me Flotën Italiane për Mesdheun. Britanikët kishin avantazh në këtë betejë. Ata kishin baza të shumta në Gjilbartar. Baza që i përkisnin Britanisë ndodheshin gjithashtu në Maltë dhe Aleksandri, Egjipt.
Trupat Italiane do të sulmonin trupat Britanike dhe në gusht do të kapnin trupat Britanike në Somali. Por Fushata e Afrikës Veriore do të fillonte vetëm në shtator me sulmin e Trupave Italiane të vendosura në Libi, ndaj forcave Britanike në Egjipt. Duke bërë kështu, Italianët shpresonin të zinin Kanalin e Suezi, që ashtu si edhe Në Luftën e Parë Botërore, kishte qenë një vend strategjik për Britanikët pasi ajo ishte pikë-lidhja e tyre me Indinë. Në operacionin e quajtur Kompas (Compass), Forcat Britanike, Indiane dhe Australiane do të kundra-sulmonin duke u lëshuar në ofensivë kundra Italianëve. Por në 1941, këto trupa (nga Australia dhe Zelanda e Re), do të dërgoheshin në Greqi për ta mbrojtur atë nga sulmet Gjermane. Por kjo nuk do të jepte shumë rezultate, sepse Trupat Gjermane që do të vepronin në Afrikë, mbas zbarkimit të tyre në Libi, do të sulmonin sërish Egjiptin. Ky i fundit ishte akoma në dorë të Britanikëve. Ervin Romel (Erwin Rommel) do ishte ai që do drejtonte këto sulme për palën gjermane.
I Gjithë Globi në Luftë: 1941
Pas rënies së Francës në 1940, ShBA e pa si të domosdoshme të ndërhynte në këtë luftë që po përfshinte globin. Megjithatë në ato vite, ShBA nuk ishte në gjendje shumë të mirë dhe disa mendonin që ShBA, nuk kishte fonde të mjaftueshme për të ndihmuar në luftë. Pavarësisht nga kjo Frenklin Rusvelt (Franklin D. Roosevelt), do kërkonte nga kongresi të drejtën e “Lend-Lease act” (Ky është ai akt ku kongresi i jep të drejtë presidentit të ShBA-së të japë ndihmë ushtarake, armatime dhe fonde monetare atyre vendeve që Presidenti mendonte se po luftonin për të siguruar territoret e ShBA-së, një akt ky nga ku shumë vende si Anglia, Bashkimi Sovjetik, Kina e të tjerë do të përfitonin). Ky akt u aprovua nga kongresi më 11 mars 1941 dhe i siguroi kryesisht Britanisë dhe 37 vendeve të tjera rreth 50 bilion dollar në furnizime ushtarake dhe mjete të tjera të nevojshme për luftën. Nga ky fond, Britania dhe Komunuelthi (Commonwealth) do të përfitonin 31.4 bilion dollar.
Duke parë këtë lëvizje të ShBA-së, Kanadaja duke iu përshtatur të njëjtit plan, do të jepte një fond prej 4.7 bilion dollarësh (Dollar Amerikan), Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Më 6 prill 1941, forcat Gjermane, Italiane dhe Bullgare, sulmuan dhe pushtuan Jugosllavinë. Lufta do mbaronte me datë 17 prill me dorëzimin e shpejtë të Jugosllavisë si edhe me krijimin e një qeverie kukull me qendër në Kroaci. Vetëm dy grupe do të vazhdonin luftimet. Grupi komunist AVNOJ, të udhëhequr nga Tito, më vonë do të tregonte epërsi në forcë dhe influencë ndaj grupit tjetër të çetnikëve të udhëhequr nga Draža Mihailović. Gjithashtu, më 6 prill, Gjermania do të pushtonte Greqinë, duke futur trupat e saj nga Bullgaria. Rezistenca Greke ishte e gatshme të luftonte, por pavarësisht nga kjo ata ishin shumë më të pakët në numër dhe detyrimisht humbën. Kështu me datë 27 prill, Athina do të bie edhe pse, me meritë të Britanisë së Madhe, më shumë se 50 000 trupa ushtarake greke mundën të tërhiqeshin diku tjetër, për të luftuar mbase më vonë. Shqipëria gjithashtu ra pre e pushtimit nazist. Me vendosjen e një qeverie-kukull në Shqipëri, Nazistët shprehën qartë se nuk do të ishin kalimthi aty. Lufta e shqiptarëve do të ishte një luftë partizane dhe u drejtua nga grupi komunist me në krye Enver Hoxhën.
Lufta në Ballkan, pavarësisht se nuk do të përbënte ndonjë problem për Gjermaninë, do të vononte sulmin e saj ndaj Bashkimit Sovjetik për një periudhë prej 6 javësh.
Që nga koha që Pakti Molotov-Ribbentrop ishte firmosur në gusht të 1939, Bashkimi sovjetik kishte pajisur Gjermaninë me armatime dhe të mira të tjera të domosdoshme për pushtimin e Evropës. Megjithatë, kur Gjermania do t’i kthehej kundra ish-aleatit së saj, Stalini do të arrinte në përfundimin që edhe Britanikët dhe Francezët kishin arritur më parë; Hitlerit nuk i zihet besë. Më 22.06.1941, operacioni më i madh në histori do të fillonte; Operacioni Barbarosa. Tre grupe ushtarake gjermane, të përbërë nga 4 milion njerëz, do të hynin në territorin rus duke shkatërruar gati të gjithë divizionet e Ushtrisë së Kuqe, në sajë të strategjisë së rrethimit. Ushtria e Kuqe që ndodhej në pjesën perëndimore të Bashkimit Sovjetik të pësonte humbje të mëdha. Përballë kësaj situate, Sovjetikët u tërhoqën për në Ural, duke marr atë që mund të merrnin dhe duke shkatërruar atë që nuk mund të merrnin. Asgjë nuk duhet të binte në dorë të armikut (një strategji kjo që është përdorur edhe kundra Napoleon Bonapartit). Në Ural, rusët do mund të rigrupoheshin dhe furnizimi i Ushtrisë së Kuqe, mund të bëhej i mundur.
Vonë në dhjetor të po atij viti, Trupat Gjermane kishin arritur në dyert e Leningradit, dyert e Moskës dhe Rostov. Arritja deri aty kishte qenë e mundimshme për Gjermanët. Ata kishin humbur 23% të ushtrisë që kishte sulmuar në fillim. Megjithatë gjermanët vazhdonin të avanconin. Dimri i fortë i Rusisë, do të bënte që ata të ndaleshin. Në këto kushte, ishte e pamundur realizimi i sulmit Blitzkrieg (sulm rrufe) sepse tanket nuk mund të manovronin thjeshtë në fushat e mbuluara me borë.
Gjermanët e kishin nënvlerësuar numrin e madh të ushtarëve që Ushtria e Kuqe kishte nën dispozicion. Ushtarët gjerman, nuk ishin të pajisur mirë për një mot të tillë. Mungonin mjetet e transportit dhe makineritë nuk i bënin dot ballë motit të ftohtë, duke marrë parasysh teknologjinë e atëhershme.
Trupat Gjermane filluan të demoralizohen nga luftimet e pafundme dhe ardhja e trupave të reja nga Siberia. Këto trupa ishin të shumtë dhe drejtoheshin nga Gjenerali Zhukov, një gjeneral ky me përvojë nga Lufta e Parë Botërore. Gjithashtu, këta ushtarë Sovjetik, ishin mësuar me ato kushte të ashpra.
Gjermania kishte avancuar shumë përpara, por kësaj radhe Sovjetikët do të “kthenin përgjigje”. Më 5 dhjetor, Sovjetikët kundërsulmuan dhe i detyruan trupat gjermane të ktheheshin mbrapa për kilometra të tëra (mendohet 150-250 kilometra). Kjo kishte qenë thyerja e parë e gjermanëve në luftë.
Më 25 qershor 1941, lufta e vazhdueshme e sovjetikëve me Finlandën, bëri që sovjetikët të ndërmerrnin një fushatë të gjerë bombardimesh ajrore kundra kësaj të fundit. Këto bombardime, filluan pak mbrapa fillimit të Operacionit Barbarosa.
Në Afrikën Veriore, Romueli (Rommel), i cilësuar si dhelpra e shkretëtirës, fitoi terren në territoret lindore, duke arritur më në fund në një pikë kyçe për aleatët, Tobruk. Sulmet të shumta u lëshuan ndaj portit Tobruk duke e zënë atë. Dy sulme të aleatëve, dështuan kundra Romuelit, por më vonë ofensiva në fund të vitit e mbiquajtur edhe si Operation Crusader (përshtatje në shqip do ishte Operacioni Luftëtarët e Shenjtë edhe pse theksohet se kjo luftë nuk pati asnjë karakter fetare), do të detyronte trupat e Romuelit të tërhiqeshin pas luftimesh të ashpra.
Në prill dhe maj të vitit 1941, rebelime të shumta do të fillonin në Irak kundra Britanisë së Madhe, edhe pse britanikët morën sërish në dorë situatën. Në muajin e 6-të, aleatët u detyruan të bënin një farë pushtimi në Siri dhe Liban. Në ditën e 17 të po atij muaji, Damska gjithashtu do të binte në dorë të Aleatëve. Vonë në gusht Britanikët dhe Ushtria e Kuqe do të vendoseshin në Iran, që ishte neutral në luftë. Vendosja në Irak do të bëhej me qëllim për marrjen dhe shfrytëzimin e naftës nga Ushtria e kuqe për fushatën kundra Gjermanisë.
Më 9 maj, Destroyer HMS Bulldog (tip anije e aleatëve ku “Destroyer” merr kuptimin e “Shkatarrues”) i Flotës Britanike do të kapte një U-Boat (tip nëndetëse gjermane) gjermane. Nga kjo nëndetëse, do të merrej e paprekur një makineri që u quajt nga Britanikët Enigma Machine. Ky mjet do të ishte me rëndësi jetësore për fitoren e aleatëve në Atlantik. Kjo makinë do dërgohej në Bletchley Park dhe do i lejonte aleatëve të thyenin dhe të kuptonin kodet e ushtrisë gjermane.
Më 24 maj, luftanija gjermane Bismark, do cenonte Flotën e Aleatëve në Oqeanin Atlantik. Luftanija Britanike Battlecruiser HMS Hood do të fundosej në betejën e Danimarkës (Battle of the Denmark Strait). Pas kësaj, flota e britanikëve, do të ndërmerrte një gjueti të përgjithshme kundra luftanijes Bismark në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik. Kjo nismë nuk do të ishte edhe aq e thjeshtë për Britanikët. Njësia ajrore bombarduese Fairey Swordfish, e nisur nga aeroplanmbajtësja HMS Ark Royal, të pajisur me bomba torpedo, do të sulmonin Bismarkun. Këto avionë nuk rezultuan shumë efektivë ndaj saj dhe dëmet ishin minimale, por kjo do t’ia bënte punën Flotës Britanike më të thjeshtë.
Bismarku më në fund u fundos. Për fundosjen e saj do u donte një gjëmim prej 2 700 kilometrash dhe angazhimi i 8 luftanijeve dhe 8 anije Kruizer, 2 aeroplanmbajtëse, 11 Kruizerave, 21 Destroyer (Shkatërrues) dhe 6 nëndetëseve.
Në verën e 1941, ShBA, Britania e Madhe dhe Holanda vendosën embargo ndaj Japonisë. Kjo embargo kishte në qendër ndërprerjen e naftës, në mënyrë që Ushtria Japoneze të humbte superioritetin e saj në luftë. Japonia nuk u tërhoq nga lufta, madje vazhdoi të avanconte në territoret Kineze. Japonia do të planifikonte një sulm ndaj Flotës së ShBA-së në Pearl Harbor (Porti i Perlave). Ajo gjithashtu u përpoq të shtinte në dorë, zonat e pasura me naftë në dorë të kompanive holandeze (Dutch East Indies në Indonezi). Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me anije aeroplanmbajtëse, do të sulmonte në mënyrë të papritur dhe të rrufeshme Portin Pearl Harbor, në Hawai. Ky sulm i pabesë, rezultoi i suksesshëm. Shumë avionë që qëndronin të qetë në bazë, do të shkatërroheshin dhe flota gjithashtu do të goditej rëndë. Gjashtë Luftanije do të përmbyteshin, por mendohet se këto të fundit, pas riparimeve të nevojshme, do të fillonin përsëri funksionimin e tyre. Megjithatë, katër Aeroplan-Mbajtëset që ishin planifikuar për t’u shkatërruar, për fatin e mirë të Aleatëve, nuk ndodheshin në port gjatë sulmit. Të gjitha ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara në Pearl Harbor do të riparoheshin shumë shpejt.
Ky sulm nuk u tolerua nga opinioni publik që kërkoi ndëshkim ndaj Japonisë. Një ditë më vonë, ShBA, më 8 dhjetor të po atij viti, deklaron luftë ndaj Japonisë. Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu do të shpallte zyrtarisht luftë ndaj Japonisë. Kjo e fundit do të pushtonte Malajzinë.
Ndërkohë edhe Britania do të përjetonte një tragjedi. Përmbytja e luftanijes HMS Prince of Wales dhe HMS Repulse në 10 dhjetor, do të shkaktonte shumë humbje për Britanikët. Këto anije ishin përmbytur nga 85 bombardues japonezë si edhe nga torpedo të lëshuara nga baza Saigon. Në këtë humbje të madhe ku 840 ushtarë britanikë do të humbnin jetën, Winston Çërçill do të shprehej se ky ishte lajmi më tronditës që ai kishte marrë që nga fillimi i luftës.
Gjermania ndërkohë, i shpall luftë ShBA-së edhe pse në të vërtetë nuk ishte i detyruar që ta bënte një gjë të tillë. Hitleri shpresonte që Japonia do të sulmonte Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që Japonia dhe Bashkimi Sovjetik kishin lidhur një marrëveshje mossulmimi ndaj njëra tjetrës. Deklarata e Gjermanisë, e bindi edhe një herë ShBA-në, që nuk kishte asnjë arsye që mos përfshihej në luftimet në Evropë.
24 orë pas sulmit në Pearl Harbor, Japonia pushton Hong Kongun. Filipinet dhe kolonitë e Britanisë së Madhe në Malajzi, Borneo dhe Burma do të pësonin të njëjtin fat. Megjithatë Japonia në të vërtetë po synonte marrjen e tokave të pasura me naftë të kompanisë Holandeze “Dutch East Indies”. Japonia do të ndeshej në rezistencën e Filipineve, Australisë, Zelandës së Re, Britanikëve, Kanadezëve, Indianëve si edhe të Amerikanëve. Pavarësisht nga kjo rezistencë, të gjithë këto territore do të binin në duart e Japonezëve brenda disa muajsh. Ishulli i Britanikëve në Singapor, që mbahej si një fortesë e vërtetë, ra në duart e japonezëve. Rënia e kësaj fortese, u cilësua edhe një herë nga Çërçilli si një nga humbjet më të turpshme të historisë së Britanisë.
VAZHDON