- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3218LUFTA E DYTE BOTERORE
PJESA E PESTE
Beteja për Atlantikun
Ndërkohë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, anijet luftarake gjermane dhe anijet e vogla të luftimit si edhe nëndetëset (këto të fundit të emëruara nga britanikët U-boats. Shiko figurën), do të dëmtonin rëndë Flotën e Aleatëve. Nëndetëset me sa duket ishin shumë efektive në Betejat e Atlantikut. Një e tillë do të sulmonte dhe përmbyste anijen transportuese të britanikëve HMS Courageous, ndërsa një tjetër do të fundoste luftanijen HMS Royal Oak, kur kjo e fundit qëndronte e qetë e ankoruar në portin e Scapa Flow (territor në Skoci që shërbeu si bazë detare në dyja luftërat botërore). Në katër muajt e parë të luftës, këto anije do të fundosnin të paktën 110 mjete lundruese, duke u kthyer në tmerrin e flotës së aleatëve. Eficienca më e madhe e nëndetëseve ishte kundrejt anijeve tregtare trans-atlantike. Është i diskutueshëm mendimi se eficienca e tyre në këtë luftë ishte fati dhe guximi. Më saktë do ishte të themi se ishin aftësitë luftarake ato që bënë këto anije dhe nëndetëse të korrnin sukses në beteja.
Në Betejën e Atlantikut, flota gjermane nuk do të vepronte sipas rregullave të pashkruara të luftës. Robërit që arrinin të shpëtonin nga fundosja e anijeve, kapeshin dhe i dorëzoheshin Gestapo-s që zakonisht i torturonte dhe ekzekutonte. Jo në pak raste është qëlluar nga anijet luftarake, kundrejt marinarëve të pambrojtur në det. Kjo gjë do të kritikoj më vonë, pas mbarimit të luftës.
Pushtimi i Danimarkës dhe Norvegjisë
Norvegjia dhe Danimarka do të binin në dorë të Gjermanisë Naziste, në datën 9 prill 1940. Ky pushtim mori emrin Operation Weserübung dhe kishte si synim pengimin e një zbarkimi të mundshëm të trupave aleate në këto zona. Danimarka ra pa asnjë rezistencë. Norvegjia nuk u dorëzua dhe luftimet filluan. Trupat Britanike të përgatitura për luftë, do të zbrisnin në veri të Norvegjisë. Vonë në korrik, trupat aleate do të pësonin disfatë dhe do të tërhiqeshin. Pas dorëzimit të Ushtrisë Norvegjeze, Gjermania do të kontrollonte pothuajse të gjithë Norvegjinë. Me rënien e Norvegjisë, Familja Mbretërore do të arratisej në Londër. Gjermania do të përdorte Norvegjinë si bazë për të dërguar karvanë ushtarake kundra Bashkimit Sovjetik.
Pushtimi i Francës
Më 10 maj 1940, Gjermania pushtoi Luksemburgun, Belgjikën, Holandën dhe Francën. British Expeditionary Force (BEF – Forcat Ekspeditëse Britanike), lëvizën për në Belgjikë duke planifikuar një luftim në veri, por gjithmonë duke ruajtur një distancë më Maginot Line (Vija Maginot) e ndodhur në jug. Megjithatë Aleatët nuk do të korrnin sukses. Aleatët do të thyheshin nga sulmi i quajtur Blitzkrieg. Megjithatë qyteti gjerman i Roterdamit, u shkatërrua gjatë bombardimeve masive.
Në fazën e parë të pushtimit, plani i Gjermanisë kundra Francës do u quante Fall Gelb. Grupi i Tankeve Gjerman (Panzergruppe von Kleist) të Wehrmacht, do të kalonte përmes Ardenes (Ardennes), që ishte një pyll i dendur. Aleatët në të vërtetë nuk menduan se një ushtri e armatosur ashtu si ajo Gjermane do mund të kalonte në një vend të tillë. Gjermanët do të thyenin vijën franceze në Sedan. Mendohet se rënia e kësaj vije u bë e mundur pasi mbrojtja përbëhej kryesisht nga trupa rezerviste.
Gjermania vazhdoi më tutje në perëndim, duke kaluar nëpërmjet Francës Veriore, për të arritur më në fund Kanalin Anglez. Në këtë mënyrë, Aleatët do të ndaheshin në dy grupe. Ndërkohë, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda ranë shpejt nën sulmin e Grupit Ushtarak Gjerman B.
BEF dhe Forcat Franceze u evakuuan nga Dunkirku. Kjo tërheqje e përgjithshme e trupave u bë e mundur me anë të asaj që u njoh me emrin Operacioni Dinamo (Operation Dynamo). Në këtë tërheqje, që u quajt njëkohësisht edhe si evakuimi më i madh në të gjithë historinë, 338 000 trupa Franceze dhe Britanike do të transportoheshin me anë të anijeve luftarake, si edhe me anë të anijeve civile.
Më 10.06.1940, Italia gjithashtu do të bashkohej në luftë duke sulmuar trupat franceze në jug. Më pas ishte shumë e thjeshtë për Gjermaninë të pushtonte pjesën e mbetur të Francës. E parë ngushtë në këtë situatë, Franca do të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje me Gjermaninë më 22.06.1940. Kjo marrëveshje shënoi pushtimin e Parisit dhe 2/3 e të gjithë territoreve franceze. Në të vërtetë, në Francë do të krijohej një shtet neutral (ku në të vërtetë pushteti ishte një qeveri-kukull e Gjermanisë). Qendra e kësaj qeverie, do të ishte pjesën juglindore të Francës dhe do të njihej si Vichy France.
Beteja e Britanisë
Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit në shqip). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.
Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. Luftwaffe (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si The Blitz (Operacioni Rrufe nëse do e përshtatnim në shqip). Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.
Një sy mbi Italinë
Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i Tretë në të vërtetë kishte kundërshtuar pushtimin e Shqipërisë, duke e konsideruar si një rrezik pa fitim. Por Musolini kishte planet e tij. Ultimatumi ndaj Shqipërisë për t’ju dorëzuar Italisë u bë më 25 mars 1939. Refuzimi i Shqipërisë për dorëzim, bëri që Benito Musolini ta pushtonte atë në 7 prill të 1939. Rezistenca ishte e dobët (Rezistenca e Durrësit) dhe shumë shpejt, trupat ushtarake Italiane do të merrnin kontroll mbi Shqipërinë. Mbreti i Zog, arratiset me familjen e tij në vendin fqinj Greqinë dhe më pas në Londër. Pasi kishte pushtuar Shqipërinë, më 28 tetor të 1940 edhe Greqia do të binte në duar të Italianëve. Italia nuk provoi veten të denjë për të mbajtur nën kontroll këto dy vende. Bombarduesit anglez do të ishin shumë eficient kundra anijeve Italiane. Një luftë-anije u fundos, ndërsa shumë të tjera do të dëmtoheshin rëndë duke dalë jashtë-përdorimit. Sulmi i avionëve bombardues ndaj Flotës Italiane do të bëhej e mundur në portin jugor të Tarantos, ku avionët do të përdornin torpedo për të fundosur dhe dëmtuar anijet Italiane. Torpedot do të konsideroheshin si shumë të rëndësishme dhe përdorimi i tyre do të bëhej i mundur më vonë në sulmin e Japonezëve në Pearl Harbor, kundra ShBA-së.
Azia si Fushë-Betejë
Tërbim në Paqësor
Masakra e Nanjing
Luftërat Japoneze në Oqeanin Paqësor e njohur si Lufta Sino-Japoneze. Lufta Sino-Japoneze filloi në 1937 me sulmin e Japonisë ndaj Kinës. Që nga 1931, Japonia mbante të pushtuar Mançurian dhe me datë 7 korrik të 1937, ajo do lëshonte sulme të shumta ndaj Kinës në afërsi të Beiping (Bezhingu i sotëm). Japonezët avancuan të pathyeshëm deri në Betejën e Shangait, ku ndaluan hapin. Shangai do të binte në dhjetor 1937. Pak më vonë edhe kryeqyteti Nanzhing do të binte. Qeveria Kineze u largua nga aty duke shkuar në Çongqing.
Gjatë kësaj lufte, Japonia kreu masakra të shumta, duke mbjellur terror mbi popullsinë civile. Keqtrajtime të shumta u kryen edhe kundrejt robërve të luftës që u gjendën përballë torturash çnjerëzore. Për t’u përmendur është Masakra e Nanjing, ku vetëm brenda një muaji, do të masakroheshin më shumë se 300 mijë civilë.
Lufta e dytë midis Rusisë dhe Japonisë
Më 8 maj 1939, 700 kalorës (por numri i këtyre trupave mund të jetë i diskutueshëm) kaluan lumin Khalka. Kjo sipas japonezëve ishte kufiri i Mançurias. Si mongolët dhe sovjetikët, u justifikuan duke thënë se ata e dinin kufirin 20 milje më tutje në lindje. Kjo nuk ndaloi forcat e Mançurisë dhe forcat mongole të hapnin zjarr mbi njëra tjetrën. Nuk do kalonin shumë ditë dhe Japonia ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, do të dërgonin trupa të shumta në asistencë të këtyre vendeve që ishin nën kontrollin e tyre. Kontingjenti i madh i karvanëve do të ndeshej ashpër me kontingjentin tjetër armik, një luftë kjo që do të zgjaste deri në shtator të atij viti. Nuk pati fitimtarë në këtë luftë, por kjo luftë do të bënte më vonë të mundur firmosje e Paktit Molotov-Ribbentrop. Të frikësuar nga hapja e një lufte me dy fronte, Sovjetikët nënshkruan këtë marrëveshje të fshehtë me nazistët. Nuk ka të dhëna shumë të sakta, por mendohet se do të kishte 18 mijë humbje nga pala Japoneze dhe 9 mijë humbje nga pala Ruso-Mongole. Kjo ishte lufta e dytë që zhvillohej midis këtyre dy fuqive.