- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 1948Biografia e Mikelit Da Verona
Mikele da Verona lindi në Veronë aty nga vjetët 1469/1470 dhe vdiq midis mujve maj-qershor 1536/1544.
Duhet pasë kujdes të mos ngatrrohet me një bashkëkohës i afërt me emnin Zerone Veronese (1484-1542), që ishin të ndryshëm,
Veprimtaria
Mikeli da Verona ishte një piktor italian i shkollës veroneze, i periudhës të rilindjes që ishte aktiv në fund të shek. XV-të dhe fillimit të shek. të XVI-të
Ai punoi në Sala në Ticino në Lago di Garda, në Rimini (1521) dhe ndoshta në Romë. Ai u ndikua nga Giovanni Francesco Caroto dhe Girolamo dai Libri, më vonë nga Palma Vecchio, il Romanino dhe Giovanni Cariani. Ai kujton Niccolo Giolfino në stilin e tij.
U ba i famshëm me pikturën ”Kryqëzimi” të pikturuem në vjetin 1501.
Nuk ka shum të dhana për jetën dhe veprimtarinë e tij.
Kjo qi na intereson shum ne shqyptarve asht se në kët tablo ku asht Jezusi i kryqzuem, i gozhduem në shtyllë ndodhet midis dy njerzve të denuem të kryqzyem në dy shtylla seicili, të ndodhun përballë njeni – tjetrit. Në krahë të majtë poshtë(te krahu i djathtë i Jezu Krishtit) te kambët e personit të kryqzyem në shtyllë, një ushtarë romakë mban nji shkope shum të naltë, ku në krye valëvit Flamurin e Gjergj Kastriotit.
Shqyrtimi i pikturës të Mikeli Da Verona”Kryqëzimi”
Në krahë të majtë poshtë(te krahu i djathtë i Jezu Krishtit) te kambët e personit të kryqzyem në shtyllë, një ushtarë romakë mban nji shkope shum të naltë, ku në krye valëvit Flamurin e Gjergj Kastriotit.
Skjarime për kët Flamur Shqyptar nuk ka nga autorë të ndryshëm. Dihet se asht Flamuri Shqyptar i sotëm, por nuk mund t’ja lejmë heshtjes sikurse të tjerë para meje sepse i perket ky flamur vendit të Shqiponjave, flamuri i Familjes dhe i Shtetit të Arbërit dhe Epirit, ku unë kam lindë.
Sipas mendimit tem them se ky i ndëshkuemi i kryqzuem nga krahu i djathtë i Jezusit, nga romakët, meqense i valëvitet Flamuri Shqyptar do simbolizojë Martirizimin e Shkodranve në Kështjellën e Shkodrës gjatë Rrethimit të Shkodrës, të cilët ju prenë krenat dhe u barbarizuan gjatë Luftës për Marrjen e Shkodrës – gjatë dorëzimit nga Venediku i Kështjellës së Shkodrës – Ushtrisë së Perandorisë Osmane- Turke në 25 prill 1479.
Nji pjesë e shkodranve qi mbetën gjallë emigruen në Venedik, ku u pritën me madhështi dhe me të gjitha nderet prej shtetit, ku ju dha shtetsia dhe të gjitha favoret e nderit në poste shtetnore dhe ato financiare! Nga kjo pritje qi ju ba shkodranve në Venedik, u prekën emocjonalisht popullata dhe si duket i ka prekë zemrën piktorit Mikeli Da Verona duke e pasqyrue kët fakt në tablonë e Kryqzimit, pas 22 vjetësh pushtimi të Shkodrës nga Osmanët- Turk, kur ishte në moshën 32 apo 33 vjeç.
Kompozimi i rolit të të denuemit në krahë të djathtë Jezusit
Frymzimin e ka marrë Mikel Da Verona nga piktura i kryqzimit të Jezusit midis dy bakëqijve. Aty kishin këto role kta të dy të dënuem midis Jezusit:
Në krahë të majtë te Jezusit i drejtohet i kryqzuemi me këto fjalë nga libri Bibla, fq 1501, botimi Ferizaj, 1994:
”Njeni nga kriminelët e kryqzuem e fyente(Jezusin – shtesa jem – B.M.P.).
Po a nuk je ti Mesia?! Shpëto vedin edhe ne !”
”Por ai tjetri e qortoi shokun: ”As ti nuk e druan Hyjin që po vuan të njëjtin dënim si ai? Sa për ne kjo asht drejtësi: po marrim ndëshkimin e merituem për veprat tona! Por Ky(Jezusi – e shtova unë B.M.P.) – s’bani asnjë të keqe!”
dhe tha:
Të bie ndër mend për mue, o Jezus, kur te arrish në Mbretninë tande!”
E Jezusi i tha:
“Por të vërtetë po të them: sot do të jesh me mue në parriz.”
Piktori Mikel ka ba nji kompozimi në ndërhymje tuj vendosë Flamurin Shqyptar te krahu i atij të ndeshkuemit pranë krahut të djathtë të Jezusit, ku i tha: “…sot do të jesh me mue në parriz.” tuj krahasue me tablonë klasike të njohun në bibël.
Nga kjo pikturë e masipërme duhen shqyrtue nga Kritika, specjalistët e Artit
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E diel, 1 prill 2018