Në Antologjinë botërore të poezisë 2017 përzgjidhet dhe poeti i ri shkodran David Boseta

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1633
“Mil poetas, mil poemas”.
Kili mikpriti këtë vit evenimentin artistik me përmasa botërore si një nismë e mijëra shpirtërave e mijëra veprave duke marrë shkas “Mijëra poezi, mijëra poetë” nga e gjithë bota.
Kjo nismë e bukur lind me dëshirën për të bashkuar njerëzimin nëpërmjet artit të të shkruarit, lind me dëshirën për të hequr barrierat e kush je, nga je, çfarë diplomimi ke etj.
Kjo është fabrika e ëndërrave solidarizuese që takon njerëzimin me shkrimatarët e rinj si pjesë e rëndësishme e objektivit “për të tjerët pa asnjë kusht”.
Esenca e këtij libri përmbledhës në Antologjinë e 2017-tës koncentrohet në magjinë e çdo shkrimi që mblodhi Isla Negra. Aty do të gjeni pjesë që do ju emocionojnë deri në lot gëzimi apo trishtimi, do ju fusin në botën e lumturisë apo të meditimit, do ju bëjnë të kuptoni se njerëzit edhe pse të kulturave, gjuhëve apo rracave të ndryshme, jeta është e drejtë e të gjithëve dhe ajo jetohet në 360 gradë këndvështrimesh ku hapësirat e të drejtës janë të ndryshme.

Morën pjesë treqindmijë poezi nga poetë botërorë në fazën e parë përzgjedhëse duke kaluar në fazën e dytë tremijë poezi dhe duke zgjedhur prej tyre njëmijë poezi fituese për botim dhe për tu shpërndarë Universiteteve e njëmijë vëndeve të prejardhjes së fituesve ku Shqipërisë pati fatin t’ja sjell poeti i saj i ri shkodran David Boseta.
Ajo që vlen për tu shënuar është se aty kandiduan edhe poezi të Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë por që nuk e kaluan cakun e pjesmarrësve.

Pa dashur të zgjatemi po ju sjellim dhe poezinë fituese që valviti flamurin shqiptar me autor poetin e ri shkodran David Boseta të shkruar në spanjisht(një ndër gjuhët që ai njeh më së miri) dhe të redaktuar nga poetja meksikane Alicia Minjarez Ramírez botuar edhe në revistën poetike “AZAHAR”. Për më shumë kliko -> ANTOLOGJINË E BOTUAR ONLINE

ROJO
© David Boseta
ALBANIA
Traducción al Español: Alicia Minjarez Ramírez.
Temo pensar tus besos
sin palpar tu corazón.
Todo es rojo esta noche
y no pretendo cambiar el color.
Me complace ver el mundo
tal como quiero
con el tinte de tu amor,
carmín como tus palabras.
No deseo permutar
el carmesí de tus labios,
quiero que sean solo míos.

Duke i uruar suksese të mëtejshme mikut dhe poetit David Boseta. Urojmë që së shpejti lexuesi poetdashës shqiptar të ketë në dorë një botim me poezi të tij.
Përgatiti: Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/12/2017. Filed under Bota,Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Në Antologjinë botërore të poezisë 2017 përzgjidhet dhe poeti i ri shkodran David Boseta

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.