1 dhjetor 1958, Opera e parë shqiptare

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 127
1 dhjetor 1958!
Opera e parë shqiptare!
Opera shqiptare “Mrika” e kompozitorit te shquar shqiptar Prenkë Jakova (1917–1969) me libret te shkrimtarit Llazar Siliqi, u cfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte opera në kater akte dhe e vene në skene nga regjisori Andrea Skanjeti. Baze për krijimin e saj ishte vepra “Drite mbi Shqipëri”. Kompozitori ynë mendoi mire për personazhet, karakterin e tyre, zhvillimin e situatave te dramës, te gërshetuar e te harmonizuara me muzikën në një mënyre profesionale e te bazuar mbi një eksperience te pasur. Ketë vepër që ishte një proces krejtësisht i ri, në të gjithë veprimtarinë e tij krijuese, Prenk Jakova e pasuroi me këngë, valle, pjesë korale, arie etj. duke e bërë atë një operë kombëtare.

Puna për operan filloi në vitin 1956. Me një punë këmbëngulëse e vullnet te fortë, Prenka fillon të hedhë në partiture notat e muzikës që ai kishte në imagjinatën e vet. Te gjithë punimet mbasi i kalonte në piano, çdo mbasdreke deri natën vone, i konsideronte të përfunduara. Të gjitha këto mandej i provonte me këngëtaret kryesore, amatoret Klotilde Shantoja, Florinda Gjergji Petrit Garuci, Ndrek Gjergji. Kompozitori ishte shumë i vendosur dhe këmbënguljes për ta çuar punën deri në fund ashtu siç e kishte programuar ai vete. Në maj të vitit 1958 filloi puna për vënien në skenë të operas. E gjithë trupa, këngëtarët, kori, valltaret, orkestra simfonike, ishin shumë entuziastë dhe kishin një besim të madh në arritjen e qëllimit. Në atë kohë unë isha violinist i orkestrës simfonike dhe mbaj mend mirë çdo gjë, që nga puna krijuese e Prenk Jakovës, preokupacioni i tij për orkestracionin e deri në punën që bënte veç e veç me solistet para ambientimit me skenën. Punohej ditë e natë me solistet, korin dhe orkestrën.

Kormaestrat e operas së parë shqiptare MRIKA ishin Leonard Deda, Tonin Daija, Zef Beka dhe Tonin Zadeja. Rolin e Mrikes e ka sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, këngëtare me eksperiencë, por që për herë të parë në jetën e saj, do te interpretojë në skenën e teatrit një rol te ri. Askush nuk ndihmoi nga Tirana, e megjithatë provat vazhduen me trupën shkodrane. Provat bëheshin herë në shtëpinë e kulturës (më vonë filarmonia e qytetit) herë në teatrin Migjeni, fillon montimi i operas akt për akt dhe përfundimisht me 27 nëntor bëhet provë e përgjithshme. Prova kaloi me sukses. Me 1 dhjetor 1958 u bë shfaqa e operas e cila pati një sukses të madh. Drama muzikore u vue me sukses të plotë nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtaret, korin, valltaret dhe orkestrantet.

Me kujtohet natën e çfaqes një rast tepër emocionant. Kur Prenk Jakova zuri vend në podin e vet të dirigjimit, para orkestrës, i veshur me një kostum jeshil i errtë, me një paraqitje elegante e me prezencë, për të drejtuar orkestrën e vet pesë minuta para se të hapesh sipari, flautisti i parë Tish Hila, që ishte njëkohësisht edhe argjendar i dhuron Prenkës një shkop ari si dhuratë e orkestrës, me te cilin do të dirigjonte operan atë natë. Ishte me te vërtete një dhurate e veçante për kompozitorin e dirigjentin e tyre me te cilin do te punojshin se bashku edhe shume vite tjera. Ngjarjet e operas Mrika zhvillohen në vitet ’50 dhe në to përshkruhet jeta e një vajze mirditore dhe e familjes së saj. Aria e Mrikës, “dielli ka perendue”, ka një ton lirik dhe shume tërheqës, po ashtu edhe aria e aktit të dytë “Oh ! Ç janë këto trazime” është po aq e bukur, tërheqëse dhe me shumë elemente lirike dhe dramatike ashtu si e gjithë muzika që kompozitori ia ka përshtatë vendit të ngjarjes, dialektit të folurit, veshjes dhe botëkuptimit.

Kompozitori i madh ka ditur të gërshetojë mirë dhe me aftësi nivelin artistik të operas me koloritetin dhe impresivitetin e të kënduarit. Ai përdori të gjithë eksperiencën e tij të pasur në dobi të operas. Siç e thashë më sipër ai e drejtoi vetë orkestrën solistet, korin, gjithë trupën. Raste te tilla ka shumë, kur kompozitori është njëkohësish edhe drejtues i kompozimeve të veta. Unë do të përmendë vetëm një rast të tillë. Felix Weingarner ka qenë njëkohësisht edhe kompozitor, edhe dirigjent (1863–1942 ) dhe është autor i një libri në të cilin analizon të gjitha simfonitë e Bethovenit. Ai njëkohësisht si dirigjent ka qenë i ftuar në shumë shtete të Evropës. Opera Mrika u shfaq me vonë edhe në Tiranë nga trupa e TOB ku në rolet e saj interpretuan këngëtaret e njohur si Marije Kraja, Luk Kaçaj, Avni Mula, Ibrahim Tukiqi, Jorgji Velo etj, me dirigjent Mustafa Krantja. Shfaqa pati sukses të plotë. Tonin Zadeja, fagotisti i filarmonisë së Shkodrës, e vlerëson kështu operan Mrika të Prenk Jakovës ” : Prenka foli në ketë opera me një gjuhe plot aroma dhe ngjyra shqiptare, ndërsa Albert Paparisto, i cili drejtoi një kohe orkestrën simfonike te Shkodrës, shprehet kështu : Prenk Jakova në operan e tij u tregue njohës dhe mjeshtër i dramaturgjisë muzikore operistike. Për suksesin e arritur Prenk Jakova u dekorue me Urdhrin e Punës të Klasit të Parë dhe me Çmimin e Republikës ndërsa me vonë i akordohet titulli Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit.
Astrit Fani/Fcb

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 01/12/2018. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.