“Der Spiegel” 1973 Standardizimi shqipes një akt dhune

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 10132
Shkencëtarë dhe gjuhëtarë po mundohen që të krijojnë më në fund një gjuhë të shkruar të njësuar shqipe. Në klasat e shkollave shqiptare dhe në redaksitë e gazetave
Shkencëtarë dhe gjuhëtarë po mundohen që të krijojnë më në fund një gjuhë të shkruar të njësuar shqipe. Në klasat e shkollave shqiptare dhe në redaksitë e gazetave, në shtëpitë botuese dhe shtypshkronjat, nxënësit dhe mësuesit, redaktorët dhe korrektorët mund të marrin frymë lirisht: një kongres ndërkombëtar për drejtshkrimin u dha dorën e fundit përpjekjeve të tyre në Tiranë për të pasur më në fund një kod të mirëfilltë rregullash të qarta e të njësuara drejtshkrimore, sipas të cilave, dy milionë shqiptarët në Republikën Popullore të Shqipërisë, ashtu sikurse një milion të tjerët në krahinën jugosllave të Kosovës, të shkruajnë për herë të parë si duhet gjuhën e tyre amtare.

Pasi, si i vetmi vend i Evropës, shqiptarët – ashtu sikurse grekët, renditen si populli më i vjetër i Ballkanit – nuk kanë pasur deri më tani një gjuhë të shkruar të njësuar. Ata e mbajnë veten për pasardhës direktë të ilirëve parakristianë dhe gjithashtu gjuhën e tyre – e cila nuk është e afërt as me sllavishten e as me greqishten – e trajtojnë si pasardhëse të ilirishtes. Por, për këtë nuk ka asnjë dokument të shkruar të përcjellë nga ilirishtja.

Shkencëtarët gjermanë nga mesi i shekullit të shkuar u morën dhe e argumentuan albanologjinë, por kancelari Bismarck nuk donte t’ia dinte fare për ekzistencën e një populli shqiptar: ai i trajtonte ata si turq (ndërkohë që shqiptarët tashmë ishin konvertuar në dy të tretat e tyre në Islam).

Vetëm andej nga viti 1908, Kongresi i Manastirit (sot: Bitola) vendosi përdorimin e alfabetit latin për shqipen. Më parë shqiptarët kishin përdorur alfabetin grek, atë arab e madje disa syresh edhe atë cirilik: siç mund të ndodhte nëse bavarezët do ta sillnin dialektin e tyre në letër në latinisht, kurse ata në Saksoninë e Poshtme, dialektin e tyre në alfabetin gotik, para se të gjithë gjermanët të pranonin alfabetin latin si mjet të përbashkët shkrimi.

E kështu që një komision i posaçëm gjuhëtarësh, i ngritur në Shkodër në vitin 1917, vendosi se ortografia e shqipes duhej të bazohej mbi parimin fonetik, pra të shkruhej ashtu siç shqiptohej nga populli. Por populli fliste në dialekte: Shumica e tyre fliste gegërishten – në Shqipërinë Veriore dhe në krahinën e banuar me shqiptarë në Jugosllavi, Kosovë. Pakica në Jug të Shqipërisë fliste ndërkohë toskë.

Kur në vitin 1944 komunistët erdhën në fuqi, të arsimuarit shkruanin – ndërkohë që 80% e gjithë shqiptarëve ishin analfabetë – tashmë në latinisht; si në dialektin gegë, ashtu dhe në atë toskë dhe nëndialektet e tyre më tej formonin shumë variante të tjera gramatikore, leksikore e ortografike.

Hapi i parë drejt njësimit të shqipes ishte një akt dhune gjuhësore. Qysh nga viti 1948, dialekti që flet udhëheqësi i Partisë Komuniste Shqiptare – i kreut më të moçëm komunist akoma në pushtet në Evropë – e që është i biri i një ish-latifondisti të kamur toskë nga Jugu i Shqipërisë, është edhe gjuhë zyrtare e Shqipërisë: toskërishtja.

Gegërishtja, megjithëse dialekt që flitet nga shumica e shqiptarëve dhe që mbart traditën letrare më të pasur në vend, u vlerësua prej tyre si i kompromentuar politikisht, pasi liderë gegë nga radhët e borgjezisë bashkëpunuan me Musolinin dhe me Hitlerin.

Gegët ushtruan sigurisht njëfarë rezistence kundër aplikimit të rregullave për gjuhën e re zyrtare, por ngaqë gegët dhe toskët në aspektin kulturor, në fakt, ndryshojnë më pak sesa serbët dhe kroatët, për shembull, konfliktet e rivalitetet nacionale të tipit “à la Jugosllavi” mbetën jashtë.

Sot toskërishtja ka zënë rrënjë, para së gjithash falë edhe faktit se 70% e shqiptarëve janë nën moshën 30-vjeçare dhe ata mësuan të lexonin dhe të shkruanin, kur toskërishtja tashmë po përdorej si gjuhë zyrtare. Por se si shkruhej ajo në mënyrë korrekte, askush nuk dinte ta thoshte saktë.

Qysh në vitin 1967, u botua një projekt për “rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, i cili – siç këmbëngul profesor Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës – vendosi për herë të parë, le të themi, kodifikimin e plotë dhe sistematik të rregullave drejtshkrimorë në gjuhën letrare shqipe”. Porse akoma aty mungonte një gramatikë shkencore dhe një fjalor ortografik.

Gjuha e tyre për komunistët shqiptarë ishte aq e rëndësishme, saqë ata për herë të parë në shtator të vitit të shkuar ua hapën dyert e vendit të tyre shumë të izoluar madje dhe një publiku ndërkombëtar: një “kongresi për studimet ilirike” me pjesëmarrjen e 70 shkencëtarëve nga 11 vende të botës.
Revista “Der Spiegel”, nr. 8/ 19.2.1973/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/11/2010. Filed under Gjuha Shqipe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to “Der Spiegel” 1973 Standardizimi shqipes një akt dhune

  1. Gege Toskani

    01/08/2011 at 14:29


    Cudi, me Shkelqimin dhe me kete bicim artikull, jane shkruar bash me gjuhen e bandes se enver hoxhes duke share pikerisht mjetin me te cilin shkruajne! Kaq mjafton te na bindin me argumentet e tyre.

  2. shkelqim

    11/11/2010 at 02:16


    Edhe bota e qytetruar e kupton se si u përdor dhuna policore e idelogjis së një bande të paligjëshme nga Jugu i Shqipërisë prej vitit 1944 deri në vitin 1991 shaktrruan, asgjësuan trurin e kombit, veprat, librat, artin, muzikën shqiptare e mbas një mori krimesh gjenocidale ju vërsulen si ulkonja mbi Ghuhën Shqipe e themeluar dhe e vendosur qysh në 1908 prej At Gjergj Fishtës dhe përfaqsuesve nga të gjitha trevat shqiptare, që kishte si zemër Dialektin Gegë, dialketin e kulturës shqiptare që u themelua nga Kleri Katolik sipas dokumentave shqiptar dhe të huaj., duke e shndrruar në dialekt Toskë, në gjuhën e bandës së enver hoxhës.

Komento