Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Stomaku, ulçerat dhe gastriti, ushqimet që kurojnë sëmundjet

Lexuar 6904
Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit

Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit. Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut e duodenit. Në ditët e para të mjekimit ushqimet duhet të jenë të pasura në qumësht (fillimisht merren 150 g qumësht, pastaj 200 g e më vonë 250 g c do ditë), komposto ose shurupe si dhe çaj të dobët. Duhet të dimë që tek të sëmurët ulcerozë qumështi është ilaçi kryesor dhe kjo për faktin, se ai përmban të gjitha principet ushqimore të domosdoshme. Të sëmurëve ulcerozë u rekomandohet gjithashtu marrja e vezëve të freskëta. për shkak se frenojnë sekrecionet e stomakut, ajkë qumështi e freskët, djathë nga qumështi i lopës dhe gjalpë i freskët. Pasi të jenë qetësuar dhembjet. i sëmuri rekomandohet të hajë pure patatesh, biskota, mish të zier viçi dhe peshk të dobët. Në varësi të ecurisë të shëndetit, të sëmurit mund t`i shtohet në racion ushqimor zarzavate të ziera mirë, fruta të pjekura mirë dhe gjalpë. Meqenëse gjatë periudhës së dhimbjes regjimi ushqimor është i varfër me vitamina, është e nevojshme që kjo mangësi të plotësohet me vitamina B, C dhe A, si dhe domate, patate dhe portokolle. Në periudhën e qetësisë (pa dhimbje), nuk duhet që të sëmurit t`i caktohet regjim strikt. Në këtë periudhë rekomandohet marrja e supave me perime, krem, ajkë qumështi, bukë e bardhë e ftohtë, mish, supë me qumësht, e miell, kafe me qumësht, kakao. Midis ushqimeve, që mund të rekomandohen në periudhën e qetësisë, janë yndyrnat e trasha (derrit, lopës, kaut), produkte të qumështit dhe pak gjalpë, supë me krem patatesh, supë me legure, mish të dobët, patate, karrota, qumësht, krem qumështi, djathë i freskët pa kripë, vezë surbull, omletë distike, gjapl i freskët pa kripë, bukë e bardhë, biskota, komposto, lëngje frutash. Në këtë periudhë ndalohet marrja e supave të ngrohta me mish, çorbat e yndyrshme, gjellë me qepë të skuqura, mishi i dhjamosur i derrit, dhjamë, konserva, mishi, meze pikante, mish peshku i skuqur e i dhjamosur, peshk i konservuar, sardele, vezë të ziera, majonezë, vezë të skuqura, kosi, qumështi i thartuar, djathë i fermentuar, kastravecë, fasule, legumet e thata, preshi, qepa, fruta te th\ata, buka e zezë, çokollatat, vera, ujërat minerale, piperi, mustarda.

Ushqime

E rëndësishme është që i sëmuri ulceroz të hajë shumë herë në ditë dhe pak (në sasi të pakët). Ne periudhën e fillimit të sëmundjes, ose në periudhën e dhembjes mund të hahet 6-8 herë, pastaj kur dhimbjet qetësohen merren 4-6 vakte. Për të parandaluar krizat ulceroza, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe në vjeshtë, është mirë që i sëmuri të mbajë një regjim ushqimi si ajo që u përmend për periudhën e krizës. Ky regjim ushqimi mbahet për 15-20 ditë radhazi. regjimi ushqimor i shoqëruar me ilaçe, si dhe regjimi ditor parandalon shfaqjen e krizës dhe ndihmon në shërimin e ulcerës. Për periudhën e keqësimit, rekomandohet të merret qumësht, i cili merret në sasi të vogla gjatë ditës. Rreth orës 12 të drekës merret 200 ml supë me perime. Në orën 18 të pasdites merret 200 ml supë perimesh me qumësht dhe nj vezë.

Periudha e dytë

Në periudhën e dytë, kur dhembjet janë të lehta dhe kanë vjellje, rekomandohet të merren 2 l qumësht i ndarë me shumë racione. Në mëngjes merren 3-4 biskota me qumësht, në drekë 200 ml supë me perime dhe një vezë ose pak gjalpë, në orën 18 merret 200 ml supë perimesh  me qumësht.

Në periudhën e tretë pa dhembje merren 2 litra qumësht i ndarë në 6 racione, si dhe gjalpë, deri në 8 biskota të cilat hahen me qumësht. Në drekë 200 ml supë perimesh me 2  vezë dhe qumësht e 20 gr oriz, 100 g mish viçi, ndërsa në orën 16 biskota me gjalpë dhe qumësht, ora 20 supë me perime dhe gjalpë. Bukë e thekur. Në periudhën e katërt, kur i sëmuri ka filluar punën rekomandohet në mungesë të qumështit edhe biskota. Në orën 10 të mëngjesit një vezë të zier, bukë, gjalpë. Në drekë supë me legure, pak oriz dhe një vezë, 150 g  mish, 150 g pure patatesh. Pas dreke një gotë me qumësht e sheqer dhe 2-3 biskota. Në mbrëmje 100 g mish, bukë dhe 10-20 g gjalpë.

Gastriti

Gastriti është mahisja e cipës së brendshme të stomakut. Kur procesi zhvillohet menjëherë brenda një kohe të shkurtër quhet gastrit akut, ndërsa kur procesi zhvillohet ngadalë, për një kohë të gjatë quhet gastrit kronik. Gastriti kronik mund të jetë hiperacid (kur karakterizohet me mbiprodhim të lëngut të stomakut e të acidit klorhidrik) dhe hipoacid (kur karakterizohet me ulje të aciditetit dhe lëngut të stomakut) ose me mungesën e tyre. Gastriti kronik me sekretim të rritur të lëngut të stomakut dhe acidit klorhidrik mund të zhvillohet ngadalë e për një kohë të gjatë dhe i sëmuri nuk vëren asnjë shqetësim. Pastaj me përparimin e procesit, të sëmurët ndjejnë një rëndim në stomak, djegie, pështjellime. Në këtë rast dhimbja shfaqet menjëherë pas bukës, e veçanërisht kur merren ushqime pikante, të skuqura dhe me salcë. Në shumicën e rasteve gastriti kronik vjen si rezultat i gastriteve akute të përsëritura për shkaqe të ndryshme, siç mund të jetë ngrënia e çrregullt , ngarkesa e tepërt e stomakut me ushqime, ngrënia në intervale shumë të gjata, prirja e tepërt duhanit dhe e alkoolit, ngrënia e ushqimeve shumë të nxehtë ose shumë të ftohta, ngarkesa e madhe e stomakut para gjumit. Rëndësi të madhe i duhet kushtuar edhe mjekimit të gastritit akut, sepse kështu parandalohet edhe shfaqja e gastrit kronik. Të sëmurët me gastrit akut duhet të mbajnë regjim shtrati. Në 24 orët e para të krizës të sëmurët nuk duhet të marrë asnjë ushqim deri në ndërprerjen e të vjellave. Kur të qetësohen të vjellat, i sëmuri duhet të marrë kryesisht lëngje. Pas 2-3 ditësh, kalohet në supa të lehta me mish, me perime, me vezë, pure patatesh, djathë, bukë e bardhë e thekur, biskota.

Mjekimi

Gjatë mjekimit të gastritit kronik një rol të rëndësishëm luan regjimi ushqimor, temperatura e ushqimeve e cila duhet të jetë, për supa dhe gjellët me lëng nga 33-45 gradë celsius, uji 12-14 gradë celsius, ndërsa uji me sifon 10-12 gradë celsius. Por pavarësisht nga kjo dhe në rastet kur nuk mund të matet temperatura e gjellëve , të sëmurët që vuajnë  nga gastriti kronik duhet të kenë gjithnjë parasysh, që ushqimet të mos merren as shumë të ftohta e as shumë të ngrohta. Në rastet e gastriteve kronike, i sëmuri nuk duhet të hajë shumë shpesh, për shkak se nuk i lë kohë stomakut të marrë veten pas zbrazjes së ushqimeve. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe sasia e ushqimit që merr i sëmuri. Si rregull, një njeri  normal duhet të marrë deri në 1 kg ushqime në vakt, duke llogaritur këtu edhe ushqimet e lëngëta si supat, uji, kompostoja, uji mineral, kafeja, pijet alkoolike. Ndërsa i sëmuri që vuan nga gastriti kronik, nuk duhet të hajë më shumë se 500-600 g në vakt. I sëmuri mund të hajë 4-5 herë në ditë, ndërsa gjatë natës stomaku duhet të jetë bosh, për tu lënë i qetë që të rimarrë funksionin e tij fiziologjik. Që ushqimi të merret normalisht, duhet të qëndrojë për një farë kohe të caktuar në stomak. Mjekët thonë, se nuk është mirë që për shembull ushqimet të kalojnë shpejt nga stomaku për në zorrë, sepse kështu do të shfaqet diarre. Për këtë duhet pasur parasysh, që ushqimet e lëngshme e gjysmë të lëngshme të kalojnë shpjet nga stomaku për në zorrë, ndërsa yndyrat, mishi, frutat, ëmbëlsirat, dhe ushqimet e thata qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ushqimet që merrem në temperaturën 36-38 gradë celsius treten më mirë, por qëndrojnë më pak në stomak. Pas ushqimit i sëmuri që vuan nga gastriti kronik duhet të pushojë, sepse pushimi përmirëson procesin e tretjes dhe kalimin e ushqimit nga stomaku në duoden.

Gastriti kronik

Të sëmurët që vuajnë nga gastriti kronik, duhet që në përgjithësi të përdorin ushqime, të cilat nuk ngacmojnë prodhimin e lëngut të stomakut, acidin klorhidrik e pepsinën siç janë uji i tepërt, çaji, qumështi, djathi i bardhë, e bardha e vezës së zier, fruta të ëmbla, yndyrnat, sheqeri, ëmbëlsira, dhe të evitojë ushqimet, që ngacmojnë veprimtarinë e stomakut, siç janë pijet alkoole, të skuqurat, të pjekurat, mishin e tepërt, supat me mish dhe bujonët e tjerë, gjellët me shumë kripë, bukën e zezë, turshitë, piperin, salcën, specin djegës, fasulet dhe kastravecët.

 

Këshilla

Mjekët janë të mendimit, se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh

Mos hani para gjumit pasi vazhdimi i punës edhe natën e lodh stomakun

Hani minimumi 3-4 orë para gjumit

Hani me kafshata të vogla, për tu përtypur dhe tretur më mirë

Mos hani në këmbë apo shpejt

Mos hani ushqime shumë të nxehta apo shumë të ftohta

Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit

Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit

Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji ) nuk ju bëjnë mirë

Ushqimet apo pijet me aciditet ( p.sh lëng portokalli ) hollojini me ujë

Mos përdorni alkool apo cigare

Mos përdorni të skuqurat

Mos përdorni shumë qepën

Mos përdorni shumë çokollatën
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/03/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry