Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Si u mirret vota popullit shqiptar?

Lexuar 1105
Jemi shumë të shqetësuar nga mos ndërgjegjësimi i popullit shqiptar në lidhje me rëndësinë themelore që ka si bazë shtetformimi i demokracisë me anë të “armës” popullore që është VOTA.

Që në fillimet e të drejtës së shprehjes së vullnetit popullor shqiptar kemi pasur mangësi të mëdha në lidhje me këtë temë. Ku evidentohet qartë mungesa e rëndësisë që i jep populli të drejtës së tij themelore që është vota. Mirëpo në këto 20 vjet është dukur akoma dhe më qartë nënvlerësimi që i bën populli shqiptar të drejtës së tij, edhe pse për 45 vjet ju mohua kjo e drejtë nga regjimi antishqiptar hoxhiano-alia, prap se prap populli shqiptar vazhdon të automohojë këtë shprehje rrënjësore të kësaj të drejte duke votuar pa më të voglën përgjegjësi për fatet që i takojnë atij të marrë në dorë vetë.

Që të jemi më të qartë, këtu kemi të bëjmë me një “epilepsi” të pakontrollueshme në të cilën ka hy psiqika popullore në lidhje me mënyrën e drejtimit që i bëjnë votës. Këtu po ju parashtrojmë disa mënyra mbi të cilët votohet sot në Shqipëri:

  •  Votoj sepse kështu votojnë dhe të tjerët.
  • Votoj sepse jam për antidemokraci apo antikomunizëm.
  • Votoj sepse e kam të njohur kandidatin e një partie të caktuar.
  • Votoj sepse kjo parti i ka siguruar familjes sime punë të mirë.
  • Votoj sepse më kanë paguar një shumë për të dhënë voten time një partie të caktuar.

Padiskutim këto mënyra(ka dhe të tjera) që kemi sjellë janë të dokumentuar nga një sërë dëshmish që kemi mbledhur nga shqiptarët e Veriut dhe Jugut të Shqipërisë.

Vetë këto mënyra na bëjnë të qartë se çfarë force politike fituese dhe opozitare kemi zgjedhur që të drejtojë Shtetin Shqiptar.

Në 100 persona që kemi pyetur se a dinin diçka në lidhje me programet që kanë subjektet politike për të cilën kanë votuar, u përgjigjën me një habi JO. Pra qartësohet edhe më shumë se sot në ndodhemi përballë një ambjenti politikë të dështuar dhe që s’ka lidhje fare me popullin thjesht sepse edhe vetë populli s’ka asnjë lidhje me politikën pasi ai voton pa pasur koshiencën e fatit që ka në dorë dhe që vjen pikërisht nga ajo vota e tij e thjesht por të një rëndësie themelore për fatet e vendit ku ai jeton.

Në qoftë se do marrim në shqyrtim me radhë mënyrat e cituara më sipër do themi që:

- Të votosh sepse kështu votojnë të tjerët tregon injorancën e theksuar që e rrethon ambientin në të cilën ndodhet votuesi shqiptar, pa frikë mund ta quajmë diktat informativ.

- Të votosh sepse je për antidemokraci(ishët e regjimit) do të thotë se akoma nuk e kemi gjykuar si duhet 45 vitet e antishqiptarisë dhe esponentët e saj që vazhdojnë akoma dhe sot të zgjidhen deputet/kryetar bashkie. Të votosh sepse je antikomunist do të thotë se komunizmi nuk është dënuar akoma dhe voton për ta dënuar atë me votën tënde.

- Të votosh sepse e njeh kandidatin do të thotë të mos mendosh sesi do veprojë ai me votën tënde, sepse sheh vetëm njeriun pa hyrë në sistemin politik ku ai vepron.

- Të votosh sepse kjo parti i siguron punë familjes tënde ka një lloj përgjegjësie personale por jo kombëtare sepse nuk është e thënë se ajo parti që ndihmon ekonomikisht familjen tënde, ndihmon edhe popullin shqiptar.

- Të votosh sepse ke marrë një shumë të caktuar të hollash është mënyra globale politike për të siguruar votën. Pra jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë kjo lloj mënyre po triumfon shpesh duke vënë në krye të institucioneve shtetërore persona që kanë vetëm qëllime ekonomike personale duke e pronëzuar pronën popullore. Për ne është krim i rëndë që të blesh votën, sepse vota nuk është një mjet, që mund të vihet në shitje, por është vlera me të cilën shprehet vullneti i një populli për të siguruar mirqënien e përditshme brenda kolektivit/vendit ku jeton dhe punon.

E prekëm këtë çështje kaq të ndjeshme dhe thelbësore dhe të një rëndësie të veçantë jetësore në brendësinë e një shteti sepse duhet të punojmë të gjithë për sensibilizimin e këtij realiteti që po trashëgohet nga e kaluara e errët diktatoriale dhe injoranca osmane.

Populli Nacional Demokratik/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/11/2011. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Si u mirret vota popullit shqiptar?

  1. ILIA

    02/12/2011 at 16:37


    Per mendimin tim institucioni i votes se lire tek ka marre fund,50 vite me rradhe e kemi shoqeruar me daulle dhe ne si te rinj qe ishim kur votohej pa kenduar gjeli ne mengjez ne na flihej por qe ne 5 te mengjezit na vinin ne rradhe per te votuar ne menyre qe komshiu mos te thonte ndonje fjale si per inat.pra qe atehere populli voten e ka marre inat. Ne 1996 votes popullore ju vu shkelmi perseri jo me daulle por kur nje person i vetem votonte sa per te gjithe lagjen. Une do thoja qe te vihet ne vend nderi i saj duhet qe puna e pare te filloje nga komisioni qendror i zgjedhjeve i cili duhet te shperndahet sa me pare dhe perberja e tij te jete e paster dhe nga asnje pale dhe asnje anetar i saj te moj jete spiun apo i perfolur.perderi sa ne tregun politik eshte partia e punes me dy femijet e saj mos prisni mrekullira…

  2. Aferdita

    01/12/2011 at 11:20


    Autori ka dokumentuar Institutin Juridik dhe Moralo-Politik të Votës të qytetarit nga Institucioni i Menaxhimit dhe nga Institucioni Politik i Partive në artikullin e mësipërme.

    Shumë flitet nëpër kafene për subjektin e votës të popullit, që vidhet,……..,por vetëm shkruhet nëpër gazeta me tension emocional dhe nuk trajtohet si subjekt institucional Vota për të kuptuar populli se si abuzohet e drejta e tij në votimet në mënyrë sistematike si në komunizëm ashtu dhe në demokraci, pa vendosë paralele fizike.

    Autori e ka trajtuar si subjekt institucional Votën e qytetarit pa qenë jurist, por me përgjegjsi qytetare e ka zbërthyer qartë linjën e grabitjes nga politikanë dhe administrator jurista me kollare të Votës sipas interesave partiake në aspektin social-politik.

    Po japë edhe unë me këtë rast një sygjerim jo për autorin, por të them edhe unë mejtimin tim:

    Instrumenti më i kulturuar demokratik është Grabitja e Votës Popullit në disa mënyra nga shtabet e partive me në krye të partisë në pushtet sa herë që organizohen zgjedhjet elektorale në gjithë botën si ajo perëndimore ashtu dhe ajo aziatike-afrikane-arabe nëpërmjet;

    – Marrëveshjeve të fshehta midis krerëve të partive
    – Vjedhja me anë të falsifikimit elektronik e fizik të letrave të votimit
    – Vjedhja nëpërmjet presionit me dhunë
    – Vjedhja me anë të propogandës të kutia e votimit në ditën e votimit
    – Vjedhja me anë të grabitjes të kutive të votimit me dhunë.
    – Votimi disa herë e të njejtve persona në disa kuti votimi
    – E tjera marifete….