Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

Përkujtohet Sulltan Murati në Prishtinë

Lexuar 1416
Perkujtohet Sulltan MuratiNë njërën prej qendrave më të njohura historike të Ballkanit, edhe sivjet është përkujtuar Sulltan Murati. Në ceremoninë e zhvilluar në tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Osmangazit nga  Bursa, TİKA-s, komuna e Obiliqit si dhe delegacione nga Maqedonia e Turqia.
Kreu i BIK-ut Naim Tërnava ka theksuar se lutjet e bëra tani e 621 vjet janë pranuar, dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Mehmet Krasniqi ka theksuar se ky takim organizohet për të pestën herë me radhë dhe si i tillë shërben për forcimin e lidhjeve kulturore e vëllazërore me Turqinë.

Udhëheqësi i komunës së Osmangazit nga  Bursa, Mustafa Dündar, ka theksuar se lidhjet e ngushta kanë nis 621 vjet më parë dhe se tani po punohet që ato të forcohen edhe më tej.

Ndërsa ambasadori turk në Kosovë, Metin Hüsrev Ünler ka theksuar se Sulltan Murati ka qenë një komandant i shquar i cili ka vënë vulën në periudhën e formimit të perandorisë Osmane, dhe ka shprehur kënaqësinë që shumë vite më pas ai përkujtohet në atmosferë paqeje e vëllazërore.
Kosovahaber.Net

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/04/2014. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento